Redon Makashi tregon prapaskenat: Vera Grabocka na përzuri nga festivali i RTSH, me urdhër nga lart

13 Dhjetor 2019, 09:43Lifestyle TEMA

Këngëtari i njohur Redon Makashi ka folur për festivalin e këngës në RTSH të viteve më parë, duke thënë se e kanë përzënë me urdhër nga lart.

I ftuar në spektaklin “Këndo Këngën Time”, në Vizion Plus, Makashi u ndal në daljen e tij të parë në skenë dhe vështirësitë e sistemit të atyre viteve për të kënduar.

Ai tha se ishte përjashtuar nga Vera Grabocka, se ishte shumë perëndimor.

“Dalja jonë që ka qenë e para, krijoi një hendek në daljet pasardhëse tonat në ekran.

Nuk na linin të dilnim më sepse thoshin këta çunat çfarë janë që këndojnë me kitarë, i ngjajnë Beatles-ave , në asnjë mënyre.

Ne shkuam pikërisht tek liqeni, te Amfiteatri bëhej një shfaqe e madhe dhe na kishin ftuar si grup për të performuar.

Shkuam ne me kontrabas, violinçel, shkuam aty ne dhe na thanë ju nuk do këndoni sepse kështu ka ardhur urdhri, dhe si përfundim nuk kënduam.

Na erdhën fjalë që Pirro Çako, donte të na takonte. Shkuam takuam Pirron në shtëpi dhe na tha që kam bërë një këngë për ju.

E guximshme për atë moment sepse ne nuk na lejonin të dilnim për të kënduar.

Si përfundim u bë kënga, Pirro Çako bashkë me autorin e tekstit Agim Doçi, shkuan te Vera Grabocka, regjisorja, e cila tha këta çunat nuk do këndojnë në festival, sepse më kanë tërhequr vërejtje dhe nuk lejohet të këndojnë në festival.

Agim Doçi me disa miqësi të tij na futi në festival, po na tha që me këto flokë ju nuk do dilni në festival.

Bledar Sejko duhet të heqë syzet se i ngjan John Lenon, por Bledi tha që nuk shoh, nuk i mbaj për qejf.

Veshëm ca xhaketa nja pesë numra më të mëdhenj sikur ishim futur në thes.

Na vunë edhe një lule në xhep si gjasme filizat e rinj, ne futja kot aty.

U bënë ca gjëra të mbulonin daljen tonë të parë si çuna të mire dhe jo si çuna perëndimorë”, u shpreh këngëtari.

3 komente në “Redon Makashi tregon prapaskenat: Vera Grabocka na përzuri nga festivali i RTSH, me urdhër nga lart”

  1. Mandi says:

    Per floket kane pasur shume te drejte, nuk meritojme te shikojme zhul e flokesha ne rezolucion ultra hd.

  2. Shkodra Loce says:

    Po ça kengrtari Redoni..?!!! Pfffff…!

  3. Adi says:

    Ti je dështak, mor djalë. Gjithçka mund të jesh, por këngëtar jo. Shumë vonë të kanë përzënë. Të kanë marrë në qafë ato që të vunë në skenë dhe të gënjyen duke të të thënë se je kengëtar. Humbe moshen dhe mundësinë për të bërë atë që ishe i aftë të bëje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje