FOTOT: Njihuni me gjallesat gjigante që u shfarosën nga njerëzit parahistorikë

14 Dhjetor 2019, 15:57Lifestyle TEMA
FOTOT: Njihuni me gjallesat gjigante që u shfarosën nga njerëzit

Njerëzit primitivë kanë bashkëjetuar me qenie gjigante, barngrënëse e leshatore, të cilat i kanë vrarë aq shumë sa kanë arritur t’i shfarosin.

Gjurmë të fosilizuara, të zbuluara në Nju Meksiko të SHBA-ve, të krijuara rreth 15,000 vite më parë, vërtetojnë akoma më shumë se Megalonyx Jefferson, “slothët gjigantë”, kanë bashkekzistuar me njerëzit primitivë dhe janë gjuajtur prej tyre.

Sipas Metju Benet, profesor i Universitetit Bournemouth, gjurmët e fosilizuara të gjigantit leshator kanë rrotull gjurmë njerëzish që me ç’duket kanë qenë duke e vrarë. Sipas tij, pozicionimi tregon se kafsha ka qenë ngritur mbi dy këmbë për t’u mbrojtur, ndërkohë që sulmohej nga një grup njerëzish të uritur.

Megjithatë, shkencëtarë të tjerë thonë që njerëzit mund t’i kenë lënë gjurmët edhe në një kohë tjetër, jo patjetër në të njëjtin çast me gjigantin.

Ndryshe nga pasardhësit e tyre të sotëm, slothët dembelë, të cilët kalojnë një pjesë të madhe të kohës duke fjetur në degë pemësh, kushërinjtë parahistorikë ishin deri në tre metra të lartë dhe peshonin deri në 360 kg.

Pavarësisht përmasave, ata nuk ishin kafshë gjuetare, por ushqeheshin me gjethe dhe fruta.

1 komente në “FOTOT: Njihuni me gjallesat gjigante që u shfarosën nga njerëzit parahistorikë”

  1. Por se , per kto gjetje te shpelles se vicidolit ,
    po kujdesen Politikanet Botes se Te Forteve .

    Shikoni nga nji shpellar ,nji kafshe e atikes ,
    u bo presidet dhe ” politikan” !

    hahahahahah e mjera Shqipni c’e gjeti me ket fosile te injorances

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje