Kreu i delegacionit në Komitetin e Stabilizim-Asociimit të Parlamentit të BE-së, Tanja Fajon, e ka vlerësuar si të rëndësishëm vendimin që zgjedhjet parlamentare në Serbi të mos mbaheshin në mars. Marrëveshja për shtyrjen e zgjedhjeve u arrit pas raundit të tretë të dialogut midis qeverisë dhe opozitës dhe takimeve të shumta në Beograd për kushtet në të cilat do të mbahen zgjedhjet.
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha sot se ajo kishte kërkuar personalisht Presidentit serb Aleksandar Vuçiç që të lëvizë datën e mundshme për të mbajtur zgjedhje, por gjithnjë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, raporton sot Telegrafi serb.
“Mund të them që presidenti ishte kundër, por meqenëse ne po punojmë si ekip, ai i besoi ekipit të tij dhe pranoi kërkesën time, megjithëse ai mendoi se ishte më mirë që Serbia të zhvillojë zgjedhjet sa më shpejt të jetë e mundur” , tha Brnabiç.
Ajo hodhi poshtë pretendimet se nuk ka kushte të mira për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, dhe në mbështetje të kësaj, tha se 70 përqind e rekomandimeve të parlamentarëve evropianë janë përmbushur, për çka edhe partitë opozitare gjithashtu mbajnë takime të rregullta.
Duke iu përgjigjur vlerësimeve të eurodeputetes Tanja Fajon, e cila morri pjesë në dialog ndërpartiak, se nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën nuk do të bëheshin në një atmosferë të qetë, Brnabic ngrit pyetjen se “a mendon Fajon se viti 2012 kishte kushte të drejtë zgjedhore” .
Ajo shtoi se Qeveria e Serbisë ka punuar vazhdimisht në përmirësimin e kushteve zgjedhore që nga qershori 2017.
Kryetarja e Parlamentit serb Maja Gojkoviç tha të shtunën pas raundit të tretë të dialogut ndërpartiak për kushtet zgjedhore, me ndihmën e përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, se zgjedhjet e ardhshme nuk do të mbahen në mars, por në një datë të mëvonshme që e lejon Kushtetuta e Serbisë. Ajo tha se një nga konkluzionet e bisedimeve me një delegacion prej tre anëtarësh të Parlamentit Europian dhe krijimin e një Bordi Mbikëqyrës të Parlamentit serb, i cili do të paraqitet si propozim në seancën tjetër të Parlamentit, “do të jetë komiteti i parë i tillë shumëpalësh në Serbi”.
Kreu i delegacionit në Komitetin e Stabilizim-Asociimit të Parlamentit të BE-së, Tanja Fajon tha se ishte e rëndësishme që u ra dakord që zgjedhjet të mos mbaheshin në mars dhe që do të kishte kohë që qytetarët të fitojnë më shumë besim që procesi zgjedhor do të ishte i drejtë dhe demokratik. Pas raundit të tretë të dialogut të qeverisë dhe opozitës dhe takimeve të shumta në Beograd për kushtet e zgjedhjeve, ajo tha se ishte e kënaqur sepse ishte bërë përparim dhe ishte arritur marrëveshja më e rëndësishme për lirinë e mediave.Ajo gjithashtu tha se shpresonte për rregullore të reja për funksionimin e televizionit kombëtar në fushatën zgjedhore dhe disa gjëra të tjera të rëndësishme për lirinë e mediave.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Vladimir Bilchik tha se përkundër thënies se nuk kishte kohë të mjaftueshme për të përmbushur të gjitha kushtet zgjedhore, një rezultat i rëndësishëm i dialogut ishte që ishte caktuar një afat për realizimin e secilit detyrim. Ai tha se do të takohej me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian për të parë sesi mund të mbështesin përmbushjen e detyrimeve për të përmirësuar kushtet zgjedhore në Serbi.
Sipas ligjit aktual, zgjedhjet parlamentare në Serbi, mund të zhvillohen jo më vonë se 3 maji.