Vec një derbi plot emocion, Tirana-Partizani ishte një ndeshje që argëtoi tifozeritë edhe përmes atmosferës së krijuar nga vetë ata.
Ajo që ra në sy në këtë përballje ishte dhe prania e madhe e tifozeve femra.
Rreth 19 mijë tifozë ishin mbrëmë në “Air Albania” për të shijuar këtë super duel, i cili dhuroi mjaft emocione gjatë gjithë 90-minutave.
Derbi u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës së Tiranës, me golat e shënuar nga Idriz Batha dhe Cobinah.