Sizmiologu: Tërmeti i djeshëm paslëkundje, nuk ka arsye për panik

15 Dhjetor 2019, 12:47Sociale TEMA

 “Tërmeti i rënë mbrëmjen e djeshme ishte paslëkundje dhe s’ka arsye për panik”, tha sot sizmologu Llambro Duni.

Sizmologu Duni u shpreh se “bëhet fjalë për paslëkundje, e kemi thënë që do të vijojnë, s’ka arsye për panik”.

“Lëkundja e tërmetit nuk ishte 4.5 e shkallës Rihter, siç u raportua nga Qendra Sizmiologjike EMSC, por ishte 4.0 e shkallës Rihter sipas magnitudës lokale”, – bëri të ditur Duni.

Sipas tij, kohëzgjatja e lëkundjes së tërmetit ka qenë  5 sekonda.

“Faqja që raportoi magniutdën 4.5 nuk e ka matur sipas magnitudës lokale, por me të tjera njësi matëse,”- shtoi Duni.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 02:20 janë ndier sërish lëkundje tërmeti, që është paslëkundje e tërmetit të 26 nëntorit. Thellësia ishte 10 km, epiendra ishte 6 km në veri të Shijakut dhe 22 km në perëndim të Tiranës./

1 komente në “Sizmiologu: Tërmeti i djeshëm paslëkundje, nuk ka arsye për panik”

  1. Njerezit nuk po i tremben termetit por jane kartonat ajo qe i frikeson me shume… te pagosh dhjetra mijra euro dhe te cahet kartoni, sikur z’vete puna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje