Teuta ka zgjedhur trajnerin e ri pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit.
Drejtimin e “Djemve të Detit” do e marri tekniku i njohur shkodran Edi Martini, i cili rikthehet në stolin e durrsakëve pas 10 viteve.
Lajmi i konfirmimit të Edi Martinit si trajner e ka konfirmuar vetë klubi i Teutës ku shkruan:
“KF TEUTA me kënaqësi njofton se Edi Martini emërohet në pozitën e tranjerit.
Tekniku 44 vjeçar nga Shkodra ka firmosur kontratë profesionale me Teutën dhe menjëherë pas zyrtarizimit do të fillojë punën me seancën e parë stërvitore të caktuar nesër”, shkruan Teuta.
Pas 15 javëve të para ekipi bregdetar renditet në vendin e shtatë me 22 pikë të grumbulluara. (TemA)