Nga Fatjon Baze – TemA
Disfata 2-1 e pësuar në derbi kundër Tiranës, nuk ka kaluar pa pasoja tek ekipi i Partizanit, që përveçse humbën kreun e renditjes, kanë vendosur të shkarkojnë edhe trajnerin Franko Lerda.
Ditën e djeshme ka qenë vetë presidenti, Gaz Demi, që ka vendosur të shkarkojë trajnerin italian, pas javë së 15-të të Kategorisë Superiore.
Ky vendim i numërit një të Partizanit është pritur mjaft mirë nga ambjenti i kuq, të cilët nuk shfaqën asnjëherë simpati për teknikun Lerda.
Në një intervistë ekskluzive për Gazetën TemA, ish sulmusi i njohur i skuadrës së Partizanit, Edmond Dosti, është shprehur se Lerda duhet larguar shumë herë më parë, pasi ai po shkatërronte atë që u ndërtua me shumë mundim tek kampionët.
Dosti jep edhe emrin se cili duhet të jetë trajneri i ri i “demave të kuq”, i cili është Dritan Mehmeti.
Z. Dosti, Tirana fitoi një derbi pas 6 vitesh kundër Partizanit. Çfarë nuk shkoi tek të kuqtë në atë takim?
Po edhe këtë herë që e fitoi Tirana derbin ndodhi për fajin tone, duke filluar nga formacioni qē nuk ishte i duhur, deri tek shpërqendrimi i lojtarëve, duke lënë perjashta Asanin dhe Çinarin.
Thuhet gjithmonë se Partizani ka në përbërje lojtarë më të mirë se vjet, por nuk po arrin që të jetë dominuese. Pse sipas jush?
Po është e vertet që Partizani ka nje grup tē denjë për të dal kampion, fal edhe kontributit të mëparshëm të Skënder Gegës, por problemi ka qenë për mua gjithmonë trajneri, gjë që e kam thënë edhe me parë, që ky trajner nuk ishte i denjë për Partizanin! Erdhi për të dhënë një frymë të re në stilin dhe lojën e Partizanit, por siç u pa asnjëra nga keto gjëra nuk ndodhi!
A mendoni se shkarkimi i trajnerit Lerda duhet të ishte kryer më herët?
Bravo Presidentit që reagoi për shkarkimin e trajnerit, sepse ai po shkatërronte atë që u ndërtua me shumë mundim. Shkarkimi i tij duhej të ndodhte shumë kohë më përpara, por më mirë vonë se sa kurrë!
Keni një sugjerim për trajnerin e ri. Duhet trajner vendas apo sërish i huaj?
Po të rikthehej Gega do të ishte shumë mirē për ekipin e Partizanit, duke ju dhënë atyre një motiv pozitiv për të fituar Kampionatin. Por këtë pikë e shoh të vështire, prandaj i sugjeroj klubit Tan Mehmetin, sepse edhe ai e njeh shume mirëbnga brenda ekipin edhe ështē trajner që kërkon çdo herë e më shumë nga ekipi edhe është një mundësi për të rikthyer normalitetin tek ekipi.
Pas kësaj disfate, çfarë duhet ndryshuar që ekipi të rikthehet rezultateve pozitive?
Partizani e ka pothuajse grupin e kompletuar, por për mendimin tim Partizani do kthehet shumë shpejt tek lojrat e bukura dhe me rezultate pozitive me ikjen e këtij trajneri. Partizanit i duhen të pakten edhe 3 lojtarë, mbrojtes i djathtë, një organizator dhe njē sulmues race për ta udhehequr Partizanin drejt fitimit të titullit kampion.
Lerini tangerlliqet dhe therrisni Gegen si trainer,ndryshe ta harroni titullin!