Familja nuk ka mundësi t’i blejë këpucë sporti të vërteta dhe ajo e ka gjetur zgjidhjen, përdor fasho, leukoplast dhe stilolaps. Ka fituar tri medalje të arta dhe imazhet e këpucëve “Nike” të bëra vetë janë bërë virale. Tani e tutje edhe ajo mund të ketë këpucë atletike prej vërteti.
Një histori mallëngjyese për kopertinë. Rhea Bullos është vetëm 11 vjeç, prej disa vitesh ndjek pasionin e saj për atletikën me gjithmonë e më shumë zell. Është nga Balasan në Filipine dhe ndjek shkollën fillore në vendin e saj shumë të varfër. Aq të varfër sa familja nuk mund t’i blejë dot këpucë të modës së fundit, apo këpucë me taka që duhen të vrapuar në pistë pa pasur trauma. Atëherë, si ja bën kjo vogëlueshe? I bën vetë këpucët e sportit.
Fasho dhe leukoplast te gishtat dhe thembrat e këmbës, që kompaktësohen me shkumë. Pastaj një ide gjeniale. Për të mos rënë për keq në sy mes shoqeve të saj “normale”, Rhea vizaton me stilolaps shenjën e “Nike”, firmës së njohur të veshjeve sportive. Nuk është një gjetje për të bërë reklamë, sepse në moshën 11-vjeçare as mund ta dijë se çfarë është “Nike”, është vetëm dëshira për të mos u ndjerë inferiore ndaj shoqeve. Rezultati? Rhea ka fituar fazën finale të garave të 400, 800 dhe 1500 metrave në rajonin e saj, në Visayas. Një tris medaljesh ari me këpucë “Nike” të bëra vetë.
Tri medalje dhe shokët dhe shoqet e saj duan ta imitojnë. Kjo histori sigurisht që do të kishte një fund të lumtur, me firmat sportive tashmë në radhë për t’i dhuruar vogëlushes nga Filipinet një palë këpucë të vërteta “Nike”. Fotot e saj janë bërë virale, këmbët e Rheas 11-vjeçare kanë bërë xhiron e botës, pasi u postuan në rrjetet sociale nga trajneri i saj, Predirick Valenzuela. “Jam i lumtur që ka fituar. Ka punuar shumë fort në stërvitje. Këta fëmijë lodhen shumë në stërvitje, sepse nuk kanë këpucë”, – ka thënë Valenzuela për “Cnn Filippine”.
renqethese. sa femije te tille talente ka ne bote qe skamjia nuk i le te ecin para.sa e sa femije shqiptar talente ne greqi nuk kane mundur te vazhdojne te eci perpara plus racizmit . interneti eshtebere nje ndihmese e madhe per te nxjere ne pah keto talent B duke shkruar keto rjeshta nen tingujt e valsit e shostakovsit te kenduar nga i madhi demis roussos mbushem me optimizem per keta talente te ritur ne skamje.JU REKOMANDOJ TA KERKONI DHE TA DEGJONIB KETE BASHKUNIM BRILANT SHOST,-ROYSSOS
Po mire kot me te pyet, ca lidhje ka Greqia ketu??
Kesaj vajze i uroj fat ne cdo gje dhe eshte vertete keqardhje e madhe qe nuk mund te bleje atlete, dhe raste te tilla ka jo pak, por Greqia cfare lidhje ka dhe pse duhet permend?
Cfare jane keto viktimizime pa lidhje?? Mentalitet jevgu mer shok, sepse nese ne nje vend nuk je mire, atehere mos emigro atje, shume e thjeshte. Askush nuk te ka asgje borxh.
Gjithsesi nuk eshte e vertete kjo.
Ka pa fund Shqiptare qe kane ecur perpara ne Greqi.
Pa fund.
Raste sic thua ti edhe mund te kete pas, por jane shume te pakta, sepse edhe vet neo grekeve u kane interesuar keto talente.
Te siguroj per 1 gje , qe 1000 here me shume talente jane djeg ne Shqiperi sesa jane djeg ne Greqi.
Shqiperia eshte ferr per talentet shqiptare.