Nga Fatjon Baze – TemA
Pas afërsisht gjashtë vitesh, mbrëmjen e djeshme skuadra e Tiranës arriti që të fitonte derbin e kryeqytetit kundër Partizanit me shifat 2-1, takim i cili u zhvilluar për herë të parë në stadiumin kombëtar “Air Albania”.
Bardheblutë arritën që të zhvillonin një 90 minutësh mjaft të mirë, duke dominuar totalisht takimin përballë kampionëve në fuqi të Shqipërisë, të cilët në takimin e djeshëm lan shumë për të dëshiruar.
Në një prononcim ekskluziv për Gazetën TemA, ish lojtari i njohur i “demave të kuq”, Përparim Daiu ka analizuar këtë takim, duke kritikuar lojën e zhvilluar nga ana e skuadrës së Partizanit.
Daiu shprehet se tashmë ka ardhur koha që trajneri Italian, Franko Lerda, të largohet nga drejtimi i Partizanit, pasi sipas tij mbaruan kreditet e përshtatjes së tij me mentalitetin e futbollit shqiptar.
Në vijim Daiu tregon dhe çelsin se si Partizani duhet që të ngrihet për të arritur rezultatet pozitive.
Daiu, Tirana fitoi një derbi pas 6 vitesh kundër Partizanit. Çfarë nuk shkoi tek të kuqtë në takimin e djeshëm?
Normal do të vinte një ditë që Tirana do fitonte, aq më shumë që derbi ka specifikë të veçantë për shumë arsye, që nga ngarkesat emocionale të futbollistave deri tek trysnia dhe motivimi i tifozave. Ky derbi i fituar nga Tirana ishte i merituar, dhe jo se Tirana ishte më pak favorite si në renditjen në klasifikim apo në përbërjen që ka si skuadër. Thjesht vuante psikologjikisht dominimin e Partizanit në shumë vite. Ndeshja tregojë që nuk ishte inferiore në fushë dhe fitoi.
Thuhet gjithmonë se Partizani ka në përbërje lojtarë më të mirë se vjet, por nuk po arrin që të jetë dominuese. Pse sipas jush?
Partizani ka një kontigjent më të fryrë se vjet, me lojtarë në mesfushë dhe sulm. Por, jam absolutisht që ka prurje që bëjnë diferencën apo u be një merkato e studiuar mirë në pozicione të veçanta ku Partizani çalonte dhe vjet si dy mbrojtësit anësorë, një playmaker dhe një sulmues tipik golashënues…. Më thoni ku nga këta pozicione u kompletua dhe nuk është e dukshme çalimi dhe sot pas një viti. Unë personalisht kam qenë kritik dhe kam pas vënë theksin për evidentimin e boshllëqeve si specialist dhe dashamirës i klubit .
A mendoni se trajneri Lerda duhet të vijojë të jetë në krye të Partizanit?
Për trajnerin Lerda mbaruan kreditet e përshtatjes së tij me mentalitetin e futbollit shqiptar, aq më shume me Partizanin që është i destinuar të mbroje titullin dhe synon trofe gjithmonë. Tifozeria më e madhe në Shqipëri nuk e ka pritur mirë performancen e deritanishme të Partizanit me lojërat dhe pikët që ka marrë deri tani. Thjesht vendi i parë ka qenë i përkohshem nga gabimet e kundërshtarëve, jo se e ka merituar me imponimin e një loje ndaj të tjerëve ku spikasin dhe shumë humbje e barazime me ekipe jo favorite. Më kryesorja pse Lerda nuk duhet të jetë më trajner i Partizanit është sepse ai nuk kuptojë asnjëherë që skema 3-5-2 që donte ta implementonte nuk funksiononte ësepse nuk kishte lojtarët e duhur, të shpejte
Pas kësaj disfate, çfarë duhet ndryshuar që ekipi t’i rikthehet rezultateve pozitive?
Ajo që duhet ndryshuar tek Partizani e para gjithëmonë për mendimin tim është se duhet të ndryshojë skema e lojes. E dyta në mesfushe, duke pasur në mesfushë shumë alternativa pikërisht duhet të jenë prezent lojtarë me kreativitet e lëvizshmëri për të pasur dhe më shumë zotërimin e topit si skuader dhe furnizues për pasin e fundit në fazen sulmuese.