Një raport i ri investigues, i Komisionit të Inteligjencës në Kongresin amerikan ka nxjerrë të dhëna shqetësuese në lidhje me qëllimet e fshehura prapa teknologjisë 5G dhe kompanive teknologjike kineze, si Huawei dhe Zte.
Sipas përfundimeve të raportit të komisionit, agjencitë e zbulimit dhe partia komuniste kineze janë prej kohës në një partneritet me gjigandët e teknologjisë. Raporti, hartimi i të cilit është nisur që në vitin 2012 ka prodhuar pothuaj 50 faqe dossier, të cilat përmbajnë të gjitha frikërat e shërbimeve të fshehta amerikaner.
Ish shefi I komisionit të inteligjencës ka pohuar se qëllimi final i Pekinit është dominimi teknologjik i botës brenda shekullit XXI. Sipas analizës së Mike Roger, udhëheqësit kinezë po përpiqen që të kopjojnë ekzaktësisht atë që SHBA bëri pas Luftës së Dytë Botërore.
Strategjitë e Kinës sot synojnë investime në zhvillimin teknologjik si dhe kontrollin e burimeve duke përdorur kompani periferike. Udhëheqësit e Pekinit e kanë kuptuar mirë se sa shumë I ka dhënë avantazh ushtarakisht dhe politikës Shteteve të Bashkuara, supremacia në fushën e teknologjisë.
Në tekstin e raportit thuhet se “Kina përbën gjithashtu një sfidë të rëndësishme diplomatike, politike dhe ushtarake”, dhe më tej thuhet gjithashtu se “deri disa vite më parë ishte e vështirë ta interpretoje Pekinin si një konkurrent të Shteteve të Bashkuara, duke qenë se nuk kishte impaktin ekonomik global apo kapacitetet e amerikanëve. Ndërsa sot, skenari duket se ka ndryshuar dhe arsyeja e një metamorfoze të tillë duhet kërkuar mbi të gjitha në rritjen e tyre ekonomike eksponenciale, e cila nuk duhet të nënvlerësohet”.
Prapaskenat
Gjatë një interviste të dhënë për qendrën e studimeve Belfer të Universitetit të Harvardit, Roger ka zbuluar dhe disa prapaskena. Sipas tij, Pekini tashmë bën përpjekje për kontrollin e masave, duke përdorur sistemet e blerjes së biletavetë avionëve dhe trenave në mënyrë elektronike, me celularë dhe kompjutera, dhe po i përdor këto për monitorimin e lëvizjes së masave, individëve dhe familjeve.
Që në vitin 2016 në fakt britanikët kishin denoncuar instalimin e afro 140 milionë telekamerave dhe që në vitin 2020 do të jenë pothuaj 500 milionë. Një kontroll I tillë obsesiv teknologjik është shkelje e privatësisë dhe të drejtave të njeriut, por këto koncepte pak rëndësi kanë patur tradicionalisht në vendin e dragoit. (bota.al)
Jo more, po 30 mije kamerat vetem ne Londer? Po ato nuk jane shkelje te privatesise? Na hapet barkun
O Tosi…. 30mij telekamera Publike per Sigurine e Brendeshme jane mese te domosdoshme ne Londer, Paris, New York etjetj. 500milion kamera jo publike qe ti i mban ne xhep pa e ditur njeri pervec Komunisteve Kinez eshte Problem…. Kupton ndryshimin o kok kashte….
Google ka shume vite qe ben nje gje te tille duke monitoruar e kontrolluar cdo individ qe ka nje paisje ne rrjet .Dhe si per te mbrojtur “privatesine”, eshte i detyruar tia dorezoje qeverise (agjensive shteterore te te sigurise) te gjitha. frika eshte se kete gje mund ta bejne dhe kinezet.
Kina eshte ne te drejten e saj te pergjoje boten e mbledhe informacion. Pikerisht mungesa e informacionit e ka lene Shqiperine ne varferi.Kina s eshte Shqiperia.