"Sizmiologu" Neritan Ceka qetëson shqiptarët: Tërmetet në Durrës janë shkatërrimtare, por jo katastrofike

17 Dhjetor 2019, 09:22Sociale TEMA

Durrësi është një nga zonat më sizmike të Shqipërisë. Por arkeologu Neritan Ceka ka bërë një deklaratë për të qetësuar të gjithë shqiptarët.

Ceka u shpreh se tërmetet në Durrës  janë shkatërrimtare, por jo katastrofike.

Shkatërrimin, Ceka e lidh me pakujdesinë. Ai mori shembullin e tij, kur tha se si në tërmetin e 21 shtatorit ashtu edhe atë të 26 nëntorit nuk është larguar nga shtëpia.

Neritan Ceka: Po të pyesni arkeologët do të thonë: Po Durrësi është një zonë sizmike, tërmetet janë periodikë, janë shkatërrimtarë, por jo katastrofikë.

Këtë e them edhe për të qetësuar shqiptarët që thonë do rrimë apo nuk do rrimë në Shqipëri.

Vërtet do ta rindërtojmë atë pjesë që u prish, por kush i mbush mendjen shqiptarëve që nuk na bie një tërmet më shkatërrimtar se ky.

Unë si arkeolog në jetën time kur ndodhi ky i shtatorit kam shkuar ja kam fut gjumit. Pse, sepse  jam i sigurt që këtu tërmet katastrofik nuk ka.

Edhe për tërmetin e fundit kam fjet në shtëpi. Ajo që i them gjithë shqiptarëve është që tërmete shkatërrimtare ka kur ne nuk jemi të kujdesshëm, por tërmete katastrofik nuk ka.

1 komente në ““Sizmiologu” Neritan Ceka qetëson shqiptarët: Tërmetet në Durrës janë shkatërrimtare, por jo katastrofike”

  1. cubi says:

    Ky ka pjerdhur fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje