Parlamenti miraton me shumicë votash paketën “Antishpifje”, bashkë me një propozim të Ballës

18 Dhjetor 2019, 19:08Politika TEMA

Parlamenti ka miratuar me shumicë votash paketën aq shumë të kundërshtuar “Antishpifje”.

80 deputetë kanë dhënë votën pro këtij ligji dhe vetëm 14 kanë votuar kundër, ndërsa 8 kanë abstenuar.

Deputetët kanë votuar edhe një propozim të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, sipas të cilit vendimet e Bordit të AMA-s, ankimohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

“Vendimet e bordit të AMA-s animohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë”, propozoi Balla.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe ligjin për investimet strategjike, me 88 vota pro, 10 kundër dhe 2 abstenim.

Ndërsa ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme u miratua me 97 vote pro dhe vetëm tre kundër. Ligji parashikon pagesa 3 për qind për dhurimin e një banese brenda pjesëtarëve të familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje