Inskenimi i çështjes “Babale”, Salianji: Kërkoj pafajësi, po paguhej për dëshmi të rreme

18 Dhjetor 2019, 14:50Politika TEMA

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, thotë se nuk ka marrë pjesë në inskenimin e çështjes “Babale” duke kërkuar pafajsinë.

Teksa sot zhvillohet seanca gjyqësore për të cilën Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 1.6 vite burg, Salianji pretendon se ai nuk është pjesë e inskenimit.

Avokati i ish-deputetit, Ledio Braho, kërkoi që Salianji të shpallet i pafajshëm, ndërsa vetë ish-deputeti kërkoi rishikimin e provave.

Nga ana tjetër, Prokuroria ka vërtetuar përmes ekzpetizës laboratorike në Britaninë e Madhe se zëri që shfaqet në materialin e servirur nga Partia Demokratike, nuk është ai i Agron Xhafajt, vëllait të ish ministrit Fatmir Xhafaj.

“Të rishihen provat që janë shmangur nga prokuroria për t’i dhënë një tjetër rrjedhë hetimit. Audioregjistrimi është i vërtetë. Prokuroria është nisur nga premisa që kam bërë unë lidhjen mes Olldashit dhe Veliut, por tabulatet provojnë që më ka vënë Olldashi në kontakt me Veliun. Prokuroria i referohet në mënyrë të qëllimtë vetëm dëshmisë së Alizotit, duke mos marrë parasysh komunikimet e Alizotit me zyrtarë të lartë të policisë. Në këto përgjime del qartë që po paguhej për dëshmi të rreme”, pretendoi Salianji.(TemA)

3 komente në “Inskenimi i çështjes “Babale”, Salianji: Kërkoj pafajësi, po paguhej për dëshmi të rreme”

  1. Best regards says:

    Sali anji bashkepuno me Meten, mjeshtrin qe perdor kompjuteraxhi te Paskuqanit oer ta bere te pavlevftesheme prokurorine!

  2. trimi says:

    Te ishte xhaxhi ta skuqte bythern mire keti turi miushit. pa kta te sotmit as te lajne as te lyejne

  3. Edi Durres says:

    Mos u merzit se Grida nuk ta dredh, se nuk e ka ne kar..akter, po kur te dalesh do dalesh e protestosh jo me PD, por LGBT.Ka ardhur koha te besh outing moj vajze..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje