“Antishpifja”, Rudina Hajdari: Çfarë do iu thoni ndërkombëtarëve? Ja biseda sekrete me Metën

18 Dhjetor 2019, 12:59Politika TEMA

Deputetja Rudina Hajdari ka folur lidhur me paketën “Antishpifje” në parlament. 

Ndër të tjera ajo është shprehur se: 

“Kjo paketë nuk mund të miratohet, se Shqipëria po merr kryesimin e OSBE, çfarë do iu thoni ju ndërkombëtarëve. Ndërkohë që ata ju kanë thënë të mos vazhdoni me këtë paketë”, kështu tha Rudina Hajdari në parlament ku edhe mazhoranca kërkon të kalojë paketën antishpifje.

“Shqipëria ka 30 vite që kërkon të ecë para, dhe një nga ato është kryesimi i OSBE, që është një mundësi shumë e mirë, prandaj rishiheni paketën, nuk po them që nuk ka nevojë për riformatim, por nuk duhet bërë nëpërmjet filtrit të pushtetit. Unë do mbroj kushtetutën, e di farë mirë se çfarë është bërë në këtë parlament”, tha Hajdari më tej.

Hajdari ka zbuluar në parlament edhe një bisedë me presidentin Meta:

”Isha te Meta dhe më tha: nuk bërë mirë, më ka ngelur hatri sepse më ke goditur. 

I thashë edhe mua më ka ngelur hatri me ju se keni bërë një gabim fatal, kur unë e dorëzova mandatin ju duhet të më kishit thirrur në zyrë, por lejuat për 8 muaj si PD dhe militant të më deligjitimonin mua si e bija e Azem Hajdarit. 

Koha do i tregojë të gjitha, Tërhiquni sepse politika nuk duhet të jetë ajo që do kontrollojë median. Ju sot po kërkoni që të jeni mbi ligjin, prandaj ju kërkoj që t’i trajtoni këto çështje me shumë vëmendje. 

Rama ke akoma kohë ta rishikosh paketën”.

3 komente në ““Antishpifja”, Rudina Hajdari: Çfarë do iu thoni ndërkombëtarëve? Ja biseda sekrete me Metën”

  1. juristi says:

    Dardha bie nen dardhe njelloj si i jati dhe e bija,me kulisa e kalkulime.Kesaj megallomanie nuk i mungon thjeshte oratoria por llogjika ne menyren e te menduarit dhe trajtuarit te problemeve.

  2. komentuesi says:

    Miqte tane pasi katapultuan agjentin e tyre ne shrbim jo per ta bere Shqiperine por per ta shperbere siç edhe ne fakt ndodhi,tani na kane sjelle nje fyçke qe mjafton ti ndigjosh diskursin e saj dhe pa e njohur e kupton se nga vjen dhe bij e kujt eshte!A thua se dhe kete duan te na e bejne peshqesh per ta varrosur perfundimisht kete vend!Ndoshta!Ndoshta kane harruar qe Shqiperia nuk eshte me e viteve 90 kur shitej sapuni per djath!Boll me keto idotesira !Te gjithe te betuar qe jemi vetshpallur koloni e Juaj,çfare kerkoni me nuk e kuptoj!C’fare lidhje ka Rudina me politiken ,kerkush nuk mund ta imagjinoje e jo me ta dije,sidomos sot qe na tregoi nje replike me Ilir Meten qe vetem Saliu mund ta kuptoje dhe bashkebiseduesit!Fatkeqesi qe edhe ne vitin 2020 kembet duan te komandojne koken!

  3. cubi.matjan says:

    Muhabet kalamajsh ne Mes te Koleres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje