Deputeti Kujtim Gjuzi i PD: Jam nipi i Pashait të Janinës

18 Dhjetor 2019, 11:46Politika TEMA

Deputeti opozitar Kujtim Gjuzi ka deklaruar këtë të mërkurë se është nipi i Ali Pashë Tepelenës.

Në Kuvend po diskutohej rreth projektligjit për investimet strategjike ndërkohë që pritet të diskutohet edhe për paketën anti-shpifje.

“Se këtu ka pasur dy burra ky vend. Ai është Gjergj Kastrioti i Ralf Gjonit dhe po ta them dhe njëherë tjetër, Pashai i Janinës, unë jam nipi i atij”, tha Gjuzi.

Jashtë Kuvendit po protestojnë gazetarë, aktivistë të lirisë së shprehjes dhe përfaqësues të opozitës.

Ata janë kundër miratimit të paketës anti-shpifje pasi sipas tyre cënon lirinë e shprehjes.

3 komente në “Deputeti Kujtim Gjuzi i PD: Jam nipi i Pashait të Janinës”

  1. Rear says:

    Po ik mor car se s ta kemi ngene, Ali pashai ka qene despot gjakatar dhe hajdut

  2. lalai says:

    hahahahaha dhe unë jam stërnip i Pirros se Epirit…!!!

  3. R says:

    Kur shkruani “opozitar” e prishni muhabetin, a thua se nuk është i juaji ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje