Rudina Hajdari thirrje qeverisë: Kujdes me investimet nga Kina dhe Turqia, SHBA po ngre alarmin

18 Dhjetor 2019, 11:36Politika TEMA

Deputetja demokrate Rudina Hajdari i bëri thirrje qeverisë që të këtë kujdes me investimet që vijnë nga Kina dhe Turqia  në fushat strategjike të vendit.

Sipas saj, investime te tilla do të dëmtonin rënde vendin tonë, ndërkohë që për to, siç ka theksuar ajo, ka ngritur alarmin edhe SHBA dhe partneret tanë perëndimore.

“Qeveria e përdor Kuvendin për të miratuar ligjet me shpejtësi marramendëse dhe nuk kuptohet se ne kalojmë ligje pafund, kjo qeveri mundohet të shmangë vëmendjen duke përdorur fjalime që nuk kanë interes për shqiptarët. Investimet strategjike qe po flisni sot, uroj të mos jenë nga vende si Kina dhe Turqia, që do të dëmtojnë shumë vendin tonë.

Këto janë investime që vijnë direkt të miratuara nga qeveria e Kinës, duhet të jeni më serioze dhe të kontrolloni këto që janë të kontrolluar nga SHBA që po ngrenë alarmin për këtë investime, nuk duhet ti kthejmë kurrizin vendeve perëndimore.

Nuk ka besim asnjë investim perëndimor të hedhë lekë pa sistem gjyqësor të besueshëm”– tha Hajdari. (TemA)

4 komente në “Rudina Hajdari thirrje qeverisë: Kujdes me investimet nga Kina dhe Turqia, SHBA po ngre alarmin”

  1. Go West says:

    Mirë e ke ti Rudina..
    Por varet nga do me na çu Edi me Salën.
    Baballarët e kombit të shkollës së vjetër..
    Go West apo Go East..
    Deri tani rrathë kemi bërë.
    Ca me te mëdhenj e ca me të vegjël.
    Por përsëri ne origjinë po kthehemi.
    Të gjitha këto për interesa të kastës politike që kanë pas pushtetin.
    Ai popull është po aq Europian sa europianët..

  2. Bogonica says:

    Ne c’kuptime thote kete fjale kjo zonjushe? Investimet, kur hapin vende pune , kur Shqiperia dhe shqiptaret fitojne jane te mirepritura si nga Perendimi dhe nga Lindja. Le te hapet nje gare kush investon me shume ne infrastrukture, me lire dhe me cilesi me te larte, eshte i mirepritur, Mua me pelqen teknologjia amerikane, i shoh me sy cilesine e punes ne ndertimin e rrugeve, por dua ta shoh ate ne vendin tim, kur ajo mungon vakumi mbushet ne menyren te pakuptuar.

  3. kasem gahinji says:

    Amerikanet dhe te tjere dyert te hapura i kane.per shqiperine turqit kinezet japonezet kongolezet njesoj jane . cili eshte rreziku turk?shtet antar i natos,aleat strategjik.per operacione te perbashketa luftarake jane te mire.per investime jane te rrezikshem.po kina cfare rreziku paraqet?ajo fjala e maos se per shqiperine nuk do te njihen as kufi shtetesh ka rene.mao iku me enverin.ky qendron rreziku i investitoreve kineze?qarkullim paraje eshte.si nga kinezet edhe amerikanet.po .nese shqiperia konsiderohet koloni atehere ndryshon puna.po mire,investitoret kineze ne amerike a perbejne rrezik?kur them investitoret flas edhe per tregetine e mallrave.po per vendet europiane a perbejne rrezik?mallrat kineze po mbysin boten.vetem per shqiperine nuk duhet te lejohen.

  4. Haki Cobani says:

    Ca alarm leshi po ngre Shba-ja ?
    Le te beje ato investime qe duan te bejne Kina e Turqia dhe eshte ne rregull. Ndryshe mos na caje shume trapin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje