Balliu Junior apel demokratëve: Duhet gjendje e jashtëzakonshme politike, opozita në aksion të fuqishëm

18 Dhjetor 2019, 09:28Politika TEMA

Iish-deputeti i PD, Klevis Balliu propozon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme politike.

Klevis Balliu: Ky ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Në fakt duhet të ishte shpallur që në 2013 kur ky njeri mori pushtetin.

Ne duhet të jemi të përgjegjshëm, ata që e kanë votuar nuk është se nuk e kanë njohur. 13 vjet kryetar bashkia 1800 leje ndërtimi. Unë i bëj thirrje dhe kolegëve të mi, demokratëve kudo që janë. Duhet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme politike.

Është e domosdoshme, sepse këtu po luhet me fatet e vendit. Vendi po rrëshqet nga interesat kombëtare, nuk bëjmë dot një takim në Evropë dhe bëjmë 10 takime me Erdoganin. Nuk bëjmë dot një takim me Kosovën dhe bëjmë 10 takime me Vuçiç.

Foli për aksion të fuqishëm dhe të pandërprerë, ndërsa thirrjen e kishte për të gjithë kolegët e opozitës dhe elektoratin demokrat.

Klevis Balliu:  Një aksion i ndërmarrë, unë i bëj thirrje elektoratit të PD, opozitës, kolegeve të mi duhet ndërmarrë një aksion  i drejtpërdrejtë, i fuqishëm, që nuk ndalon asnjë sekondë, sepse këtu po luhet fati i vendit jo sot për sot, por sot dhe 100 vjet të tjera.

3 komente në “Balliu Junior apel demokratëve: Duhet gjendje e jashtëzakonshme politike, opozita në aksion të fuqishëm”

  1. Lona says:

    SA TURPE PER P.D TE PERFAQSOHET NGA NJEREZ TE TILLE .

  2. Si je ..lere si ke qen. says:

    Ngeli te percaktoje fatin e vendit per100 vitet te tjera kerka (kerici) i babes qe nuk eshte i aft te mare nje dipllom ne universitet evropiane as me leket e babes duke bere levdata ne fillim komunizmit e me ps anti- komunizmit.
    Para se te flase per fatet e vendit le te flase per veten
    C’ fare ka qen? Nje ish…
    C’fare eshte ? Nje hic..
    C’ fare do jet ? Nje keric- vic

  3. ser says:

    qeka plak, qeka bo me i bukur fahriu sesa çuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje