Frrok Çupi: Kam nxjerrë Sali Berishën jashtë nga RD. S’doja ndërhyrje (dhe një apel për Ramën)

17 Dhjetor 2019, 19:28Politika TEMA

Gazetari Frrok Çupi ka qenë i ftuar ne emisionin “Top Talk”, ku ka folur për projektligjin e shpifjes.

Ai u shpreh në studio, se vendi ndodhet në një komunizëm të dytë.

Madje duke treguar edhe një episod shumë interesant të vitit 1991 ku e ka nxjerrë jashtë presidentin e asaj kohe Sali Berishën, nga redaksia e gazetës në të cilën ai punonte.

“Fillesat e shtypit të mirë për të cilat kanë ndodhur të jenë në krye të asaj gjëje në vitin 91-in kanë qenë të një natyre tjetër.

Ne atëherë ëndërronim demokraci, mendonim se po bënim demokraci. Për sa kohë që ka parti dhe lider partish nuk ka demokraci.

Të vetmin konflikt që kam dhe që kisha me Sali Berishën ishte kërkesa ime për të mos ndërhyrë në punët e miedias.

Praktikisht në redaksinë e gazetës linja demokratike nuk lejonte që të hynte as kryetari i partisë, as në shtypshkronjën e gazetës unë nuk e kam lejuar që të hyjë madje e kam nxjerrë nga shtypshkronja (i referohet presidentit të asaj kohe Sali Berishës), tha gazetari Çupi.

Më tej ai shtoi:

“Kishte ardhur për të ndërhyre për të vendosur nga këto lajme “fake”, revolucionare. Ka pasur dy tri raste si në ngjarjen e “Shkollës së Bashkuar”, që u konsideruan si grusht shkreti.

E kam gjetur Berishën në redaksinë e gazetës, kur unë isha duke pushuar.

Dhe i kamë thënë të lutem këtu nuk ke asnjë punë.

Ne kishim një model, modelin komunist të tmerrshëm dhe të përsërisësh modelin komunist përsëri gjë që realisht e kemi krijuar për herë të dytë”.

Ai foli dhe për rolin e qeverisë dhe bashkëpunimit që duhet të kenë të dyja palët (media dhe qeveria), duke iu referuar edhe medieve perëndimore.

Këto dy institucione, pra institucionet e qeverisë edhe të medias sipas gazetarit Frok Çupi duhet të bashkëpunojnë për një interes të madh për njeriun, siç është e vërteta dhe fjala e lirë.

“Marrëdhënia midis shtypit dhe shtetit nuk ndërtohet vetëm nga njëra palë, ndodh nga të dyja palët. Duke nisur nga vendi më kulmor i të drejtës së medias dhe të ligjit të shtypit, që është Britania e Madhe përshembull.

Kanë ardhur në këto konflikte, kanë ardhur dhe kanë gjendur mesataren e tyre, ku asnjëri prej tyre nuk është djalli dhe asnjëri prej tyre nuk është shenjtori.

Por janë bashkëpunëtor, nuk është fjala për të bërë kompromise, është fjala për të bashkëpunuar për një interes shumë të madh të njeriut.

Alarmi që po bën bota sot në raport me lajmin e rremë, po rrënon demokracinë dhe po krijon një botë të rremë”, u shpreh Frrok Çupi

Gazetari pati edhe një apel referuar kryeministrit Edi Rama. Në apelin e tij ai shprehet se ndryshimet nuk janë të mundshme, shteti në këtë rast të shtinë frikën pa pasur nevojë të frikësojë.

“Do të dëshiroja që ligji të kthehet. Do të dëshiroja që ligji të përmirësohet në raport me gjykatën, dhe me ndryshimet që nuk janë të arsyeshme, të mundshme.

Jo se dikush nuk ka ti paguajë 10 milionë lekë të vjetra (i referohet gjobave që përmban paketa), por sepse shteti duket shumë përbindshëm të shtinë frikën, pa pasur nevojën të frikësojë”, e përfundoi fjalën e tij gazetari Çupi.

20 komente në “Frrok Çupi: Kam nxjerrë Sali Berishën jashtë nga RD. S’doja ndërhyrje (dhe një apel për Ramën)”

  1. cubi.matjan says:

    Kooolooss I … .

    1. Pse genjen more koke me cepa? says:

      Shko more koqe lepires. I ke ngrene mune Berishes ti sepse ai te qeronte me ata banditet qe kishte roje. Nukm ta mbante bytha ty te nxirrje Berishen nga zyra. Leri keto komente idioteske sepse ju hani e shurrosni ne nje poce.

  2. N.V. says:

    Po rri o Frroq, per koken tende!…
    Mos na u bej trim pas lufte!…
    Ti i rrije SUS Monstres,
    ndryshe te dergonte te kuroheshe ne ate spitalin italian sic kuroi te tjeret dhe i groposi.
    Bile edhe Meron tentoi disa here ta godiste, por po te mos e merrte hapur ne mbrojtje ish Ambasadori Amerikan, edhe Merua do kish patur fatin e te tjereve…!
    Tipa si ti Frroq, te fshijne kepucet per pak kariere…
    Kur i bien patkojt Kalit, dalin te gjithe trima…

    1. Rrenja says:

      Ahahah. Pastaj Salu e nxori prej zhelesh e prej bythe.

  3. Mihali says:

    Zoti Frok !
    Lexova shkrimin tënd dhe nuk mora vesh(s’tëkuptova)duhet të kemi shpifje ne shtyp per këdo jo vetëm për kryetarin e qveris. ?po ose jo.thuaje prer ?
    2.duhe të kontrollohen këto shkrme nga K/redaktori dhe të ndalohen kur s’kan prova
    3.A duhet të kemi një kod etik për sjelljen gazetarëve .
    4.A kan liçenc gazetarët shetërore gazetarët ?A japin provim për disa oesh për problemet e gazetaris.
    4.Çfar do të bëhet me gazetarët që shpifin,trilloje gjëra të pa verteta në medja ?

  4. Veshgues says:

    Prova Frrok! Emer e mbiemer, Frrok!
    Ose te kete rubrike per Andin, Shkullakun, Lubonjen, Zhejin me emer te legalizuar: ” Komente pa prova, per para” ose Fake news.

  5. Rrenja says:

    Ahahah. Pastaj Salu e nxori prej zhelesh e prej bythe.

  6. Ilir says:

    Cupi , je idiot,
    Berisha ishte lideri i PD.
    RD ishte organ i shtypit i PD. Edhe ne France kjo qe thua do tingelloje absurde.
    Sa per kurajon tende… mos fol .. ke qene nje bythelepires i kryeredaktoreve te Zerit te Popullit.

  7. Ne nuk jemi gazetare the jo gjithcka mund ta perceptojme. Ne menyre te detajuar. Por ne rast se ligji eshte te mos shkruhet kunder qeverise duhet te abrogohet apslolutisht . Ma genjeshtra mastrime per perfitime duhet gjobitur me nje gjobe te majme.
    Si rasti i ciftit qe vdiqen ne dhome.dy familje gati ne hasmeri per lajme te nxituara dhe te pa konfirmuara.
    Shqiptaret Jane shume sensitive pas lajmeve,dhe te predispozuar te besojne lajmin e pare cioè genjeshtren. Ky lajm duhet te ndeshkohet edhe ketu ne itali lajme te pa fonduara,te pa basa ndeshkohet.nje rast dhe jo vetem nje, nje avocat italian percillte lajme online fallco. Prsh. Nje ma ce traverso autosdraden Milano napoli dhe u aksidentua shoferi. U penalizua dhe mi pezullua licenza e avocatit…

  8. lesi says:

    Zoti Frrok. Perderisa nuk u shprehe kunder shpifjes, do te thote se edhe ti si gazetaret e kazanit, fjalen e lire e identifikon me shpifjen.

  9. kujdesuni says:

    Edhe une i bashkohem disa komenteve. Frroku ne -97 i doli kunder Saliut, ndersa per ate qe thote e ka nxjerre nga redaksia nuk e besoj hiç, bile po humbet pik shume me keto

  10. Santa Quaranta says:

    Marionete e Sigurimit te Shtetit qe si hiene vazhdon te zbatoje vijen e sjelljes qe i kane caktuar!!

  11. LORA says:

    Fotoja qe shoqeron cdo lajm me frrok-serpentin
    eshte eshte komenti (pa fjale) me i shkelqyer per lajmin.j

  12. Petro says:

    Po si ka ardhur “Presidenti” Sali Berisha tek juve ne vitin 1991, kur ai eshte zgjedhur ne vitin 1992. Kontrollojini keto shkrime para se ti servirni te pakten per gabimet elementare.

  13. Z says:

    Antiheronjte po mundohen te behen heroj! A ka me berzhdile,ato qe nxjerr lumi anash si plehra,se ky monster? Servil dhe medioker,maskara dhe mercenar kur i bien patkonjte kalit te kalorsit Sali! Harroni Blendin,Lubonjen,Andet,Zhajin etj edhe Zigurr Qarrin nga Qarri,intelektuali,Mark uk! Ky eshte qenia me e neveritshme edhe para Saliut dhe Likes!

  14. the american says:

    haaaaaaaaa!
    froku, mero, me gjithe kolopucat e tjere, ishin te gjithe bythelepiresit e saliut…
    me vone ndryshuan gjerat…

  15. populli says:

    Po kush mund ta shtroje Nikolle Qenin,Ylli Raqipin,Qim Peken,Shkullakun,Gjelmarkun,Mark Markun e tere grupin e laraskave qe ne korr kerkojne me çdo kusht ta mbajne kete vend nen erresire o Frrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrok Qupi!Apo ti do te thuash qe sharlatanizmi i tyre e akuzat e pabaza ndaj personaliteteve do te shuhen me kalimin e kohes se do vije nje dite qe shputa e tyre pasi te helmojne shtetin te kene helmuar edhe shoqerine e pastaj ne do te konceptojme si shoqeri shtypin e lire!Turp e lajthitje z.Qupi !Ne ke redaksi e ke pare Ramen zotrote meqenese po na tregon se ku e paske patur dhe e ke inatin me vrastarin e ketij vendi e populli Sali Krim Berisha!Si mund te ndertohet shteti se drejtes ne kete llum shpifjesh or Frrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrok!Pasi mbarova se lexuari kete shkrim sepse mu kujtua nje kange e kahereshme me tekst :Bjeri qiftelise or djale;kanga jote le te ushtoje;kur bjen fylli e qiftelia naten deri vone!

  16. qiftelia says:

    Kjo intervist tregon qarte se ilaçi i Berishes nuk ka vepruar si me te tjeret qe i ka çuar me infarkte miokardi ne itali !Ketij pacienti te tij ngaqe ilaçi(solucioni) ka qene ne skadim e siper e ka lene vetem çyryk nga trute ndaj edhe Froku flet perçarte!Mos ia vini re se nuk eshte mire!Sa per deklaraten e tij qe ka nxjerre jashte Bishen kur i ka shkuar ne redaksi eshte nje lapsus i ketij qe e ka shkruar se ka dashur te thote qe ne kohen qe erdhi Berisha ne redaksi mua me nxorri perjashte!Na myten m…..t!

  17. mateo says:

    Liria e shtypit,nuk eshtë liri e shpifjes.Siç dihet,
    Vrasja eshtë e denueshme.EDHE SHPIFJA,VRET.
    “GJUHA ESHTË PREJ TULIT POR THYEN EDHE KOCKA”
    “PLUMBI
    VRET NJË,FJALA VRET NJËQIND”.
    “SHPIF,SHPIF SE DIÇKA MBETET”
    “Një fjalë të nxjerë,një fjalë të bjerrë”
    “Fjala e keqe,ma e rend se plumbu”.
    “Shpifja asht krim e marre.
    Shpifja hapë varre”.Për ata që shpifin:
    “Gjylpana n’bythë t’hùj ,si dhemb kùj”.

  18. Shpifja eshte krim! says:

    Shpifja eshte krim! Shpifja nuk mund te tolerohet, perndryshe te hapim nje konkurs dhe te nxjerrim e paguajme ate, qe ben shpifje me shume, me te larmishme, me agresive, me sensacionale, me banale, me te felliqura, me te ndyra.
    te gjithe ata, qe nuk heqin dore nga shpifjet, jane kundershtare te ndeshkimit me ligj!
    O njerez! O gazetare liliputer! E verteta i duhet shoqerise, jo falsiteti, jo shpifja, jo maskaralleku! Cfare beni keshtu” Te kthehet ligji! Thirrje idioteske. Rama dhe grupi parlamentar i komisionit te ligjeve eshte me se ne rregu dhe natyrisht edhe Rama.
    ”Kam shtepine me derrasa,
    Hap deren se plasa!’… jane vargjet e nje kenge popullore.
    Une shtoj:
    E mjera Shqipja ime,
    Sa armiq qe paske!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje