Nga Astrit Patozi
Për sa kohë që gazetarët janë të shqetësuar dhe po reagojnë me ashpërsi, ligji Antishpifje nuk është gjëja e duhur për Shqipërinë. Ndaj edhe unë, jo thjesht për solidaritet pragmatist me mediat, jam kundër miratimit të tij.
Por fakti që qeveria është shumë e vendosur për ta nxjerrë atë në breg para Vitit të Ri më bën të jem dyshues për qëllimet e vërteta të Edi Ramës.
Të cilat jo domosdoshmërisht mund të jenë ato që janë shpallur nga shumë përfaqësues të shtypit. Sepse nuk e shoh kryeministrin të jetë i shqetësuar, për të mos thënë që duket sikur po zbavitet me këtë përqëndrim të madh baterish mediatike dhe politike kundër tij.
Unë nuk mendoj se fuqia e fjalës së lirë në Shqipëri ka rënë dhe kërcënohet të shuhet në të ardhmen për shkak të represionit të pushtetit.
Pavarësisht se qeveritë e këtyre 30 vjetëve herë pas here i kanë nxjerrë dhëmbët mediave. Sepse pothuajse gjithmonë ato kanë qenë të detyruara që të kafshojnë gjuhën, ndaj edhe nuk ka vend për shumë alarm.
Shtypi shqiptar, me të gjitha defektet dhe meritat e tij në këto 30 vjet, problemet e veta më të mëdha nuk i ka pasur, kur qeveritë i kanë treguar kërbaçin, por kur ato i kanë ofruar kulaçin.
Dhe mielli i politikës për këtë gjellë të helmuar është gjendur gjithmonë dhe nuk ka munguar asnjëherë.
Kështu do të ndodhë edhe pas miratimit të këtij ligji, nëse Edi Rama e ka ndarë mendjen që t’i shkojë marrëzisë deri në fund.
Jam shumë i bindur se asgjë nuk ka për të ndryshuar në raportet e shtetit me shtypin në Shqipëri, por edhe nëse do të ketë luftë, ajo mirë se të vijë. Sepse në të gjitha rastet e humbura do të jetë qeveria, kurdo që të ndodhë dhe pavarësisht emrit që do të ketë kryeministri.
Ndërkohë problem real, që ka sot shtypi shqiptar, është rënia e ndikimit të tij në shoqëri, e cila në shumë raste shkon në përpjestim të zhdrejtë me numrin e klikimeve apo të shikimeve.
Për fat të keq, ky është një proces gradual degradimi, që nuk ka të bëjë vetëm me një qeveri dhe më e keqja është se nuk ka shenja që do të ndalet.
Dhe kemi mbërritur dalëngadalë në pikën, kur kalojnë si pa u vënë re apo nuk prodhojnë asnjë efekt me dhjetëra dhe qindra fakte, prova për skandale dhe afera të rënda, që gazetarët zbulojnë dhe publikojnë çdo ditë.
Ky është në fakt dëmi real që ka pësuar fjala e lirë në gjithë këto vite tranzicioni dhe kjo ka arsye të qarta politike. Të cilat, jo gjithmonë, kanë të bëjnë me fenomenet e natyrshme brenda vetë shtypit, sepse ai në asnjë rast nuk mund të shkëputet nga konteksti i zhvillimit shoqëror të vendit.
Pra në finale është kriza e sistemit tonë politik dhe kryetarokracia si gjenerator korrupsioni, padrejtësie, arrogance dhe abuzimi me pushtetin ajo, që i ka zbehur kaq shumë fuqinë fjalës së lirë në Shqipëri.
Sepse ka krijuar perceptimin se nuk kanë shumë vlerë, as betejat dhe, as denoncimet publike përballë tre apo katër personazheve të gjithëpushtetshëm, prej të cilëve më i paprekshmi dhe më i fuqishmi është natyrisht kreministri.
I cili, përveç ndarjes së tokës, të ujit dhe të detit në këtë vend, ka edhe të drejtën që të caktojë edhe kush është “kazan” e kush është “shandan”, kush është “baltë” e kush është “mjaltë”, kush është “mashtrues” e kush tjetër është “përmbarues”.
Dhe për ta zgjidhur këtë hall të madh nuk mjafton asnjëherë që të grupohesh rreth njërit prej këtyre burrave, që kanë kapur për fyti dhe po mbajnë peng Shqipërinë, sepse kjo e relativizon edhe më shumë të drejtën dhe të vërtetën e kauzës.
Praktikisht është një sistem që duhet shembur një orë e më parë dhe në këtë betejë shtypi mund të kishte një rol të vecantë.
Sepse presupozohet që edhe protestën ndaj ligjit Antishpifje mediat dhe gazetarët nuk po e bëjnë për vete, por për interesat e cënuara të publikut, që një shtyp i agazhuar dhe i përgjegjshëm merr gjithmonë përsipër të përfaqësojë dhe të mbrojë.
Ndryshe do të tingëllonte si një sherr i izoluar me qeverinë i disa gazetarëve, që duan thjesht të ruajnë territorin e tyre, si qëllim në vetvete.
Vetëm rënia e kësaj piramide politike, që prodhon përbindësha, mund të sjellë institucione të besueshme dhe një ambjent demokratik, ku secili aktor të ndjehet zot në punën e vet, pavarësisht se çfarë mendon për të kryeministri i radhës.
Kjo është sfida më e rëndësishme e shoqërisë sonë sot dhe në këtë kauzë shtypi shqiptar mund të jetë kontributor kryesor.
Sepse fitorja e kësaj beteje të madhe i kthen në të papëfillshme ose i bën të panevojshme fare problemet dhe debatet si ky që ka shkaktuar ligji Antishpifje i Edi Ramës.
Bravo Astrit, je fantastik. Po kryesore eshte renia e ndikimit te shtypit tek shoqeria. Ne kemi gazetare qe nuk te ofrojne ide apo zgjidhje. Jane te paket, po shume te paket gazetaret e mire dhe dinjitoze. Asgje, po asgje nuk ben ligji. Shikoni se po harxhoni energji qer nje gje qe nuk do kete impakt. Respekte Astrit.
Qeni leh aty ku ha. Gazetare te trashe ne shqiperi ka boll. Po me te trashe jane punedhenesit e tyre qe nuk i.paguajne per te qene te zote, por per t u ardhur pas midese. E jane njesoj nga te dyja anet. Si ata qe i lepihen Rames dhe ata qe krehin bishtin e pasunareve dallkauke shqiptare
Mua me shqeteson kjo tinezaria jote qe kerkon te pish ke dy nena, pa marre nje pozicion te caktuar ne jeten politike apo shoqerore te vendit. Hiq bythelepirjen fillestare ndaj Berishes para 20 vjetesh,, gjithe kohen ke qene as mish as peshk. E i tille do perfundosh. Se nuk ke treguar kurre, as tru e as bythe, po vetem llogje bosh.
Shume e drejte Kujtesa.
Artikulli eshte i goditur, por Patozi harron nje gje shume kryesore – qe edhe vete duhet te rrezatoje besim.
Duke mos u shkeputur dot nga e kaluara Berishiane, as Patozin nuk e degjon njeri, dhe ky artikull i shkelqyer humbet ne veshe Jo te shurdher, por indiferente.
Pse nuk e thua mor Patoz, qe Shkullaku, Bushati, Zheji dhe Bejtja kane vrare gazetarine?
VETEM NESE NUK E KE LEXUAR SHKRIMIN MUND TE ARRISH NE KONKLUZIONIN SE NUK PO MERR NJE POZICION TE CAKTUAR. PATOZI E KA POZICIONUAR VETEN SHUME QARTE. POZICIONIMI NUK ESHTE I LIMITUAR O ME PS O ME PD. KA EDHE POZICIONIME TE TRETA, TE KATERTA E ME RRADHE, QIELLI ESHTE LIMITI. POZICIONIMI I PATOZIT ESHTE DEMOKRATIZIMI I PARTIVE SI DOMOZDOSHMERI PER DEMORKATIZIMIN E GJITHE SHOQERISE DHE SHTETIT. PARTITE KORPORATA PRIVATE NE PRONESI TE KRYETARIT DUHET TE MARRIN FUND. KUR NJE PARTI HUMBET ZGJEDHJET KRYETARI DUHET TE JAPE DOREHEQJEN DHE TE MUNDESOHEN ZGJEDHJET E LIRA BRENDA PARTIVE PER NJE KRYETAR/KRYETARE TE RI/RE. LISTAT NGA KRYETARI/KRYETARJA DUHET TE ZHDUKEN. PRETENDIMI I RAMES SE VETEM ME LISTA SIGUROHET PJESMARRJA E GRAVE NUK ESHTE I DREJTE. NESE NUK KA GRA TE ZONJAT, TE FRYMEZUARA PER TI SHERBYER KOMBIT DHE ATDHEUT DHE TE GUXIMSHME PER TU PERBALLUR NEPER FUSHATA ZGJEDHORE ATEHERE LE TE PRISHET PERQINDJA. NUK NA INTERESON TE VOTOJME DEPUTET VETEM PSE KANE ANATOMI RIPRODHUESE. GRATE NE POLITIKE DUHET TE JENE LUFTETARE PUNETORE QE SJELLIN ME FORCE NE ORGANIN LIGJBERES KENDVESHTRIMIN DHE NEVOJAT E GJYSMES ME TE MIRE TE SHOQERISE SHQIPTARE.
I nderuar Atdhetar. Te pergezoj realisht per komentin cilesor. Eshte gje e rralle te hasesh mendime te shtruara e te shkruara kaq qarte.
Por te lutem mos “ulerit” duke shkruar me germa te medha se na dhembin syte.
Sa per Patozin, si nga Kavaja qe jam dhe si koleg qe e kam pasur, ndonese nuk kisha kurre kontakte te drejtperdrejta me te e kam ndjekur gjithmone ne veptimtarine e tij.
Si gazetar e kryeredaktor i RD nuk eshte i besueshem. Si politikan e deputet i Pd nuk ka pasur kurre asnje ide te veten perveçse loteve per vdekjen e Olldashit.
Si prijes opozite rezerve qe eshte aq driteshkurtes sa nuk e votojne as grate e motrat e veta, Patozi eshte humje kohe dhe energjie. Ne nhe rast si ky kur perendimi me ne fund tha gjys llafi kunder Rames, ky perdridhet si kurva e Stambollit.
Eshte aq hopokrit sa shan tani kryetarokracine duke qene ai kryetar i nje partie fantazem qe me pabythesine e tij si gazetar apo drejtues partie e ka shkaterruar 2 here besueshmerine e publikut shqiptar si ke shtypi dhe ke politikanet.
Personifikim i.mediokritetit sahanlepires, pozicionimi i tij eshte strukja ne çdo situate per te dhene mend pas pilafit. Kam bindjen se sikur td vinte ta rrembente ndonje jashtetokesor mungesa e tij nuk do binte fare ne sy, pasi ne gjithe karrieren e tij nuk ka ndermarre nje beteje me vlere per shqiptaret. Nuk i mbaj mend nje fjalim a artikull te forte ku t i kundervihet interesave te partise se vet apo klases politike shqiptare ne emer te shqiptareve. Vetem propagande mjerane. Qe tani s ia beson kush. Po ka familje per te mbajtur dhe ka nevoje per honorare, mesaduket!
More ka vdek gjo Patozi qe nxirrni kto foto te vjeterume nga arkivi ju?
Gjithe keto vite ku ishte z. Jote?!
Nje pyetje mbase naive , shpifja , lajmi I reme, genjeshtra , mashtrimi I bejne nder apo qeder ,mediave , gazetarise ?
O Yyyyyymer.
Pse ke vendosur te plakesh dhe te vdesesh me shenimin mbi varr : GJIRIZI.
Astrit! Sa i perket fjales se lire ti duhet ta mbyllesh halen sepse kur ishe k/redaktor te rd,vetem shpifjet e sali vukut i botoje e po te vinte kush qe ti pergjigjej shpifjeve tua e te kopilit serb te gazeta ti thoje nuk mundem ti botoi se me heqin nga puna.Nuk e mora mundimin te lexoja cfare ke shkruajtur se nuk je i besueshem!
Ne foto shihni Meron dhe Ballicin si fakire fukarenj. Sot u shkelqen edhe tullaclleku
Nisa ta lexoj shkrimin tend o Patoz dhe ne paragrafin e peste ku thua; “Pavaresisht se qeverite e ketyre 30 vjeteve here pas here i kane nxjerre dhembet mediave.” e lash per te mos shkuar me tej.
Po mire o Patok, gjate ketyre 30 vjeteve ne cilin pellg te politikes je lare qe sot te ra nderment te n’a tregosh llumin e tij ?!