Arsyeja se përse po shkarkohet zoti Arben Malaj, si anëtar i Bankës së Shqipërisë

17 Dhjetor 2019, 09:12Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Këtë javë Kuvendi i Shqipërisë do votojë për shkarkimin e njërit prej anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, zotit Arben Malaj. Rreth emrit të tij përmblidhen dy aspekte: Së pari, zoti Malaj është një ish-funksionar i lartë politik dhe qeveritar i Partisë Socialiste.

Së dyti, shkarkimin e tij do e bëjë partia që po vetë e propozoi dhe votoi në atë detyrë.

Zoti Malaj është një emër i njohur i së majtës shqiptare dhe specifikisht PS-së, sepse për shumë vite, duke nisur nga viti i mbrapsht 1997, ka mbajtur funksione të larta si ministër i Financave dhe deputet. Ashtu siç ai ka dhënë nga puna dhe përvoja e tij për këtë parti, ashtu dhe PS-ja ia ka shpërblyer investimin e bërë duke e promovuar në poste të larta shtetërore.

Ndonëse zoti Malaj e sfidoi Partinë Socialiste përpara 6 viteve duke kandiduar si deputet i pavarur në qarkun Vlorë dhe me votat që mori, ndonëse nuk fitoi, i uli së paku një deputet PS-së, sërish kjo parti, për arsye të së kaluarës së tij si produkt i kësaj familje, por edhe për shkak të formimit të tij akademik, i besoi një vend në Këshillin Mbikqyrës të BSH. Propozuesi ishte numri 2 në PS, zoti Taulant Balla, gjë që tregon se PS-ja nuk kishte asnjë hatërmbetje karshi tij.

Ndonëse zoti Malaj konsiderohej kritik i kryeministrit Rama, duket se ky i fundit, pikërisht për këtë gjë ka dhënë edhe miratimin që emri i tij të dalë si propozim i grupit socialist. Për ta kompletuar më tej, kryeministri Rama propozoi personalisht si anëtar tjetër, një kundërshtar të vetin politik si zoti Ridvan Bode.

Duke qenë njëri kritik dhe tjetri kundërshtar, strategjia e kryeministrit Rama ka qenë e qartë që me këto dy emra, pa anashkaluar pjesën tjetër, Banka e Shqipërisë do të kishte garanci të fortë që qeveria nuk do ndërhynte në punët e saj të brendshme. Sepse po ta kishte atë mendje të keqe, ajo në dorë e kishte, propozonte fare lehtë nga kontigjenti i atyre që edhe përpara togës së pushkatimit thërrisnin: “Të rrojë partia”. Kjo përzgjedhje pra ishte një vlerë që nderonte propozuesit dhe miratuesit e këtyre emrave.

Po ç’ndodhi? Fatkeqësisht zoti Malaj e kishte të pamundur që të ruante traditën disavjeçare që kanë pasur anëtarët e Këshillit Mbikqyrës. Askush, përveç të interesuarve që i lidhte puna, nuk ua dinte emrat anëtarëve gjatë gjithë këtyre viteve. Sepse e tillë është puna e tyre, të merren me politikat monetare dhe çdo problematikë apo sukses ia përcjellin publikut nëpërmjet zërit të Guvernatorit të Bankës.

Zoti Malaj doli përtej çdo detyre funksionale që kishte të bënte me specifikat që mbulonte në Bankën e Shqipërisë dhe kishte kohë që kishte marrë rolin e një analisti të politikave ekonomike të qeverisë “Rama”. Siç duket, ai e kishte të vështirë të ndahej nga kostumi i politikanit.

Mbase kam informacion të mangët, por kurrë s’më kanë zënë sytë një protagonizëm të tillë mediatik për çështje që dalin përtej detyrave funksionale të një anëtari të Këshillit Mbikqyrës të BSH, si ai i zotit Malaj. Është jo etike që edhe të jesh pjesë e BSH-së, edhe të bësh oponenca të stilit opozitar ndaj qeverisë. Atë oponencë PS-ja ia kishte besuar ta bënte në mbledhjet e Këshillit dhe jo në studiot televizive.

Nëse do i besojmë mendimit të zotit Malaj që “integriteti moral dhe profesional nuk e lejon të heshtë”, fare mirë ai jepte dorëheqjen dhe dilte analist apo opinionist i lirë në çdo televizon. Askush nuk ia ka mohuar këtë të drejtë.

Sot zoti Malaj po vetë viktimizohet se po bëhet kurban i “fjalës së lirë”, por në gjykimin tim ai jo vetëm ka shkelur etikën e detyrës që mban, por me daljet e tij në TV ka vënë në pozitë të vështirë edhe kolegët e tjerë në Këshillit. Sepse duke qenë se askush prej tyre nuk ka marrë të tillë rol protagonisti, rezulton që zoti Malaj përveç integritetit qenka edhe trim, kurse ata të tjerët, që nuk dalin nëpër studio, jo vetëm që u mungon integriteti, por qenkan edhe frikacakë. Ky është konkluzioni.

Sot ata që akuzojnë PS-së se përse po e shkarkon zotin Malaj, duhet të kuptojnë që i njëjti fat do e ndiqte, bie fjala, edhe zotin Bode, nëse ai për inate ndaj Lulzim Bashën do dilte në media duke e akuzuar atë për qëndrimet e tij politike apo alternativat ekonomike. Edhe në këtë rast, mazhoranca socialiste nuk do ta kishte toleruar zotin Bode (ndjesë ngaqë po aludoj emrin e tij), pavarësisht se ai në këtë rast do godiste hipotetikisht Partinë Demokratike.

Dhe meqë jam në këtë argument, a e di zoti Malaj që nëse nëpër studoi do të ishte paraqitur si një militant i PS-së duke goditur PD-në, do të ishte kjo e fundit që do kërkonte me ngulm shkarkimin e tij? Nëse nuk më beson, le ta provojë të bëjë deklarata të forta kundër PD-së dhe Lulzim Bashës dhe do të bindet.

Edhe paraqitja e tij në komisionin parlamentar të Ekonomisë më la shije të keqe në tri momente:

Momenti i parë ishte kur tundtte në ajër një libër voluminoz të shkruar prej tij. Ishte një skenë që i takonte ta bënte atëherë kur miratohej emri i tij për anëtar i BSH-së dhe ku mund të shpaloste përveç CV edhe librat e botuar si argument shtesë i meritokracisë. Kurse në atë komision nuk po diskutohej përgatitja e tij profesionale, por shkelja e normave etike që duhet të karakterizojnë anëtarin e BSH-së.

Momenti i dytë ishte kur donte të krijonte incident artificial me çështjen e avokatit. Zoti Malaj ngatërroi, besoj pa qëllim, që nuk ishte përpara një komisioni hetimor ku prania e avokatit është e detyrueshme. Kurse në një komision të zakonshëm parlamentar, prania e avokatit mund të jetë si këshilltar konfidencial për çështje juridike, por jo të marrë rol protagonisti dhe të debatojë me deputetët.

Momenti i tretë ishte në fund të mbledhjes ku bëri diversion politik ndaj deputetëve socialistë duke aluduar se ata ishin pro tij, por kishin frikë nga kryeministri Rama. Ai lloj reagimi provokues plot nervozizëm e aspak dinjitoz për profilin e tij, më la një shije të hidhur.

Konkluzioni i zotit Malaj se me shkarkimin e tij kryeministri Rama kërkon që të kapë Bankën e Shqipërisë, është i gabuar. Siç e thashë më lart, po ta kishte këtë merak, kryeministri kishte propozuar emra të tjerë qysh në krye te herës. Por edhe në rrafshin politik, po ta gjykosh hollë-hollë, zotit Rama më shumë do t’i interesonte një Arben Malaj anëtar i BSH-së dhe me kohë të pjesshme në media, sesa një Arben Malaj jashtë BSH-së dhe me kohë të plotë në media.

Nga ajo që shoh, kuptohet qartë që kryeministri Rama nuk dëshiron që nëpërmjet modelit “Malaj” dhe protagonizmit të tij politik në media, të krijojë në Bankën e Shqipërisë një traditë të detyruar ku pavarësisht detyrës që ka çdo anëtar, nën shembullin e zotit Malaj, secili prej tyre të marrë në media rol Pro dhe Kundër qeverisë apo opozitës, duke e kthyer kësisoj Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë nga një këshill teknicienësh profesionistë, në një organizatë pluraliste partie. Kjo besoj fort është edhe thelbi i shkarkimit të zotit Malaj, gjë të cilin ai bën sikur nuk e kupton.

39 komente në “Arsyeja se përse po shkarkohet zoti Arben Malaj, si anëtar i Bankës së Shqipërisë”

  1. Kola says:

    Kjo qe ben Rama quhet as me shume e as me pak, por kurveri politike. Njerezit nuk jane gur shahu. Ata besojne atje ku u mbushet mendja dhe militojne per zbatimin e ideve te tyre. Nuk eshte hera e pare qe Rama ben akrobaci te tilla, duke poshteruar e denigruar figurat socialiste e duke flirtuar me kundershtarin. Kujtoni kompromiset per Visho Ajazin, Adriatik Llallen apo edhe vet Ilir Meten. Pikerisht keto arsye e plot te tjera te tilla kane nxitur Arta Daden dhe shume te tjere te shperthejne kunder tij. Partia duhet te kete ngjyren e vet te pan gaterrueshme me te tjerat, ndaj eshte koha qe Rama ta lere Partine socialiste, pasi nuk i perket ideologjikisht me asaj partie.

    1. Rebel says:

      Ky shkrim nuk brenda as moral,as profesionalizem e as humanizem!
      Autori akoma mbron filozofine komuniste ose fashiste ne arsyetimin e tij duke harruar qellimisht se jetojme ne demokraci dhe cdo njeri ka te drejten te thote gjykimin e tij pa cenuar askend ne dobi te interesit shoqeror te shumices se popullit!
      Pse paskan frike keta nga fjala e vertete e nje profesionisti,qe kerkon te kritikoje e jo te shpife?
      Pse u dashka mbyllur goja nje intelektuali dhe i lejohet turli lloj politikanesh idiote,qe hiqen sikur i dine te gjitha,por qe nuk dine asgje vecse te vjedhin shtetin me korrupsion?
      Edhe ne se paska rregulla te ligjeruara,per t’i mbyllur gojen kujtdo profesionisti,keto duken shkulur,sepse ato u sherbejne diktatures e jo demokracise!
      Nje media qe mbron qeverine para popullit eshte sherbetore e diktatures,prandaj shkrime te tilla nuk duhen botuar!
      Qeveria nuk ka nevoje te mbrohet nga media,aq me teper nga qytetaret,por ajo kurdohere duhet te mbahet nen kontrollin e rrepte te tyre,ndryshe degradon ne diktature!
      Shikoni median shqiptare sot,qe per ca tendera korruptive apo reklama qeveritare u lepihen pushtetareve deri ne poshterim te dinjitetit profesional!
      Migjeni i madh eshte i vetmi etalon,pas te cilit duhet te mesoje media se si duhet qendruar para pushtetit nga media dhe intelektualet ne teresi!

    2. Neveri says:

      Po ti Katro,per cfare arsye e mbron qeverine dhe akuzon Malajn?
      Cfare gabimi paska bere Malaj,qe eshte ne dem te interesit publik?
      Vetem ne DIKTATURAT FASHISTE,NAZISTE,KOMUNISTE njerezit mbrojne qeverine se rruge tjeter nuk kane,ndersa ne demokraci,intelektualet e vertete gjithmone duhet te jene ne anen e popullit dhe oponence e perhereshme e qeverive!
      Ne se ka ligje qe ndalon fjalen e lire,keto i bejne qeverite per te mbrojtur shkeljet e veta korruptive!

    3. Zagora says:

      Pergjigja e vetme dhe e pakundershtueshme per pyetjen qe shtrohet ne titull se “Pse shkarkohet Malaj…? eshte kjo:
      -Malaj shkarkohet sepse kritikoi politikat financiare te Rames!
      Dhe ajo qe e vulos hakmarrjen e Rames dhe turpin tuaj,qe mbroni hakmarrjen diktatoriale te tij eshte se mbahet ne BSH nje njeri,qe i ka vene zjarrin Shqiperise me piramidat mashtruese,qe sipas Rames ai qenka me i besueshem se sa Malaj!

    4. Bubulina says:

      ”Baca Kole”,kjo eshte politika.

  2. Hysni says:

    Plotësisht i saktë.

    1. Bureto says:

      Plotësisht i bindls. Për ata që e kanë lexuar përciptazi, apo më keq, hëpërhë s’e kanë kuptuar atë, do ishte mirë ta lexonin edhe njëherë shkrimin.

  3. anonim says:

    Nje pyetje kam per gazeten tuaj ,,autori shkrimit eshte personazh real ,,apo jo,,se natyrshem kur lexon nje artikull te tille interesohesh se cfare arritjesh profesionale ka autori tije qe eshte kaq bindes.

    1. Marsida says:

      I nderuar “Anonim” ,autori i shkrimit eshte njeri virtual,por nuk e di nese e lexove shkrimin apo e kuptove ate sepse nuk bente fjale per autorin por per ate Llakatundesin qe edhe pse u rrit ne demokraci e kryeqytet mbeti fshatar tipik i kooperativave bujqesore ku krietar ishte shoku Fatos Nano!Pra e thene shkurt mos u merr me biografine e autorit te shkrimit por me shkrimin ku zhvesh ne menyre trasparente ngushtesine e ketij pelivesi nga llakatundi i Vlores e qe per fat te keq nuk u iku kurr vesi me te cilin u rriten!Ndaj te keshilloj ta rilexosh me bindjen qe diçka do kuptosh per te mos u marre me autorin e shkrimit qe per mua ia ka arritur qellimit te tij!

      1. Nik says:

        Plotèsisht dakort me komentin e Marsidès qè ka pasqyruar me dy rrjeshta fshatarin tipik llakatundès i koperativavave bujqèsore kur mbasi i krehèn mir e mir bishtin nuk pèrballohej mè duke na bler e rrèmbyer toka nè anèn e detit nè Radhimè pronè e njè tjetèr vlonjati dhe profesori tè nderuar.Si ka mundèsi ky zotèri nga llakatundi na u bè pronar toke anès detit dhe ku i gjeti lekèt??Kèta lloj tipash qè gjer dje shkonin me çizme llastiku nè shkollè janè tepèr tè rrezikshèm se nqse ju kujtohet me anèn e njè letre bashkisè sè tiranès i kèrkonte qè vèllai i tij tè sistemohej shtèpia abuzive ose aktiviteti sepse kèta hapen si vaji nè lakra dhe si ndalon njeri .Njerèz si zotèria ka me qindra nqse shteti e shikon tè arsyeshme t’a largoj nuk e kuptoj pèrse duhen artikuj ,largoje njè orè e mè par dhe mbyllet gjithçka.

    2. i varferi says:

      Autori eshte me emer dhe mbiemer dhe quhet Altin Ketro, zoti “anonim”, ndersa ti dhe une jemi te fshehur prapa ferres. E pergezoj Altinin per shkrim e shkurter dhe argumentues qe ka bere. Me vjen keq per zotin Arben Malaj, megjithese ka patur luhatje ne tere epoken e tij politike. Argumenti i zotit Ketro eshte i padiskutueshem nga asnje. S’ka mundesi , per ata qe kane mend.

  4. linza says:

    Shume artikull profesional. Mendoja qe Rama i ka rene “ne qafe” Malajt, por mbasi e lexova artikullin u binda qe ka te drejte ta shkarkoje.

    1. Greta says:

      Te nderuar mjerane me meditje,qe vet quheni qytetare,por paskeni jo me shume mend se sa nje gomar!
      I jeni versulur ketij “anonimi”,si hijena,se qenka marre me autorin e jo me ato cfare ka shkruar ai!
      po ju more komentues zorraxhinj,nepunes te sulltanit,pse nuk e kritikoni Arben Malaj-n,se ku ai paska gabuar ne dem te interesit publik e jo se paska denoncuar hapur si profesionist sulltanatin e Rames?
      A nuk e kuptoni se keto kundervenie pa moral qe ju beni duke u marre me Arben Malaj-n,jane atavizma ish komuniste qe mbeshteten prishjen e kishave e xhamive sepse gjoja nuk i do populli?
      Jeni pjella bastarde te roberise,more te mjere dhe ne se doni ta mbroni padronin tuaj nga Arben MalaJ argumentojini me arsyetime konkrete e jo me aludime aq me pak me fyerje prej shpellaresh idiote sic jeni ne fakt,por qe gabimisht fyeni nje personalitet te shquar!?
      Po a e dini more zorraxhinj te pusht-pushtetit,se as vete ky pushtet qe ju doni te mbroni nuk e ka arsyetuar me shkrim se cfare faji paska bere Malaj,cfare ligji apo neni paska shkelur,cfare pasojash shkaktuan keto fajet e supozuara te tij etj?
      Hyyyy plehra!

  5. Gri says:

    Ky ka thyer kodin e besimit zyrtar dhe njerezor! Protogonizmi i tij eshte per karier! Se fundi ky mund te klasifikohet si ndyresire antipopull! Cv e tij te jep te drejte ta gjykosh sakte!
    I implikuar me peramidat, i mirebesuar nga politika dhe populli, eshte me shume se maskarallek performanca aktuale e tij! Si duhet as djallit! Perjashte politikes, qe Shqiperia te per paroj! Me mire Berishen se sa kete karkalec te pabese!

  6. anonim says:

    Ne rregull gazeta tema sdua pergjigje ,nga gazeta tema nese eshte real gazetari ,,i ketij shkrimi me saqroi komentuesja ose komentuesi ,,,”Linza””

  7. futja kot. says:

    Zoti Ketro ! Perse problemet e Bankes se Shqiperise duhet te jene te mbyllura per publikun? Cfare fshihet atje? Tjeter: Aq sa kuptoj une nga kjo ceshtje, kam pershtypjen se anetaret e Keshilli te Bankes se Shqiperise nuk kane detyra te vecanta, ata kane nje detyre: Te analizojne politikat monetare te Bankes se Shqiperise te cilat realizohen ne praktike nga punonjesit dhe stafi te Bankes se Shqiperise me ne krye Guvernatorin. Keshilltaret e BSH keshillojne ne grup dhe vec e vec Guvernatorin dhe eshte ai qe degjon apo nuk degjon ata ne grup( qe nuk duhet te ndodhe kurre) apo vec e vec. Kur ky Keshill nuk eshte dakord me rekomanimet e nje anetari-grenjar, apo qe flet kot, atehere eshte ky Keshill qe duhet te beje propozimin per largimin e anetarit. Gjeja me normale do te ishte qe anetari i Keshillit te B.Shqiperise, kur gjykon se nga Keshilli po shkelen hapur politikat monetare ai te dorehiqet. Nuk ma do mendja se eshte detyre e Kryeministrit te merret me anetaret e Keshillit te B.SH. Ai mund te propzoje ata ne ate piozicion, por per te hequr i heq po Keshilli dhe jo Kryeministri. A mos fshihet pas shkarkimit te z.Malaj Guvernatori i Bankes duke bere “lidhje te shkurter” me Kryeministrin? A nuk te duket se me kete veprim Kryeministri do te fut nen sqetulla Keshillin e Bankes dhe vete Banken e Shqiperise? Pyetja e fundit :Ne fund te fundit, perse e ben z.Malaj kete sfide ne Keshill dhe jashte tij? Per protagonizem thuhet…! Te jete e vertete ?

  8. Go west says:

    Analiza eshte e qarte e racionale.
    Faktet jane kokeforta dhe ne driten e diellit, hipotezat mund te jene shume, por nuk diskutohet me hipoteza.
    Ai ka shkelur kodin etik te funksionit te larte e te nderuar per te cilin paguhet.
    Socialistet qe e kane njohur z. Malaj dhe “meritat” e tij, u ndien me te vertet keq, kur qeverria socialiste e zgjodhi kete bukeshkele antar te KM te BSh, por motivet nga eshte nisur Qeverria jane te plota dhe shteruese.
    Ne se mund te shtohet diçka per kete mosmirenjohes tipik eshte fakti qe ai mori nga PS gjithçka, pa dhene e pa merituar asgje. Si fshatar me “opinga te medha e mendjedhelper”, ai u shfaq ne PS ne momentin e pershtatshem, kur intelektualet e majte, ne perpjekjet per te reformuar PS perballe nostalgjikeve qe ende brohorisnin “Parti-Enver”, kerkonin rruge te reja dhe njeres te rinj. E perdori besimin dhe postet e dhena vetem per kariere e per ti sherbyer familjes se tij, duke injoruar paskrupull ata qe e moren nga balta e Llakatundit dhe promovuan.
    Normalisht Arbeni duhet te kthehet ne Llakatund dhe ta filloje nga e para, gje qe nuk mund te ndodhe sepse ai eshte i denuar te jete peng i mafies politike shqiptare, sherbetor i tyre.
    Edi Rama ne parlament duhet te beje autokritike. Ne se i duhej nje opozitar per ate detyre te larte, mund te zgjidhte nga ata dhjetra ekonomiste dinjitoze te djathte qe ka vendi.

  9. malovita says:

    Bravo Ketro! Shume sakte. Ata qe nuk e kuptojne kete pershkrim te figures se nje llafazani dhe megalomani si Arben Malaj, jane thjesht budallenj.

    1. Koli says:

      Te gjithe ju qe shani Arben Malaj gjykoni sipas thenies se femijve,se “Dashnori i mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamint tend”!
      Por qe nuk kupnonin se te dy dashnoret te njejten pune u bejne mamave te te dyve,edhe juve gjithashtu!

  10. Nik says:

    Vetem ne Shqiperi I thone : ESHTE MUT I MIRE AI , por tani po I njejti kuptim edhe ne kete shkrim ma siper.

  11. Taku says:

    Shume i sakte, i qarte dhe bindes.

  12. naimi says:

    mjafton vetem te lexosh fillimin qe te kuptosh qe edhe artikullshkruesi eshte nga ata qe therret “rrofte partia” para toges, ndoshta eshte edhe ne toge, bile jo toger, por pushkatar..

  13. naimi says:

    sic e dine te gjithe pervec altinit qe ben sikur s’e di, boden e vuri ngaqe Samir mane donte te blinte Tirana bank dhe I duhej nje I besuar ne keshill drejtues. zdapi qe ndan perqindjet me te ja beri dhurate manes dhe per kompensim qe vuri nje te pd-se, vendosi edhe benin qe kishte bere kerkese perpara. ububuja eshte qe mbreti zdap eshte edhe pronar I bankes, mbreterite absolute ja kane zili pushtetin..

  14. Gezim says:

    Rasti i Arben Malaj, eshte rasti ku Edi Rama si ne asnje rast tjeter tregon sa anti PS eshte. Sa jo i shkolluar eshte, sa ipabese eshte.
    Arben Malaj eshte tamam aset.

  15. Anduen says:

    Nje turp i vertete, nje “pseudo” analist qe llapaqenos per 5 min fame! Merre ate sufllaqen qe te kane dhene e ik tani se fitove besimin. Sa per Arben Malaj nje figure me se e nderuar e Shqiperine. KAQ

  16. Adi says:

    O Altin. Arben Malaj eshte vlerë e madhe e gjithë botës shqiptare.
    Kendveshtrimi yt eshte totalishte i gabuar sepse nga Bordi është theksuar se Arbeni nuk ka shkelur etiken perkundrazi eshte tejet korrekt dhe kjo jo me larg se 7 Gushti 2019.
    Pra Arbeni nuk i pelqen E.Rames dhe disave te cilet nuk jetojne dot nese nuk gjejne armikun e klases.
    Ndersa per Boden e di i madhe edhe i vogel qe ai eshte nje manikin e qelbur ne duart e Samir Manes influenca prej ologarku e tij shihet e ndihet qarte ne Shqiperi.

  17. Enton says:

    Akoma qarkulloka ky qelbesire?

  18. Gjoksi grop says:

    Kam nje te perbashket me Z. Malaj, profesionin,por zbatimi i regullores , kur behesh pjese e Bankes se Shqiperise, paria se ciles i perket kalon ne plan te dyte, sic kan bere edhe te tjere…..por z. Malaj duke rrahur gjoksin , dukuri krahinore,…doli nga ” binaret” dhe sic thone Shkodranet , i pat
    ” hy vetja ne qef”

  19. blerta says:

    Si gjithmone shkrim shum i sakte, urime autorit…

    1. Qerimi nga Qiparoi says:

      Sa nevojë kish autori i shkrimit për këtë vlerësim tuajin Blerta! Dhe sidomos për urimin që i bëni. Po për atë çka bënë fjalë shkrimi, keni ndonjë mendim, e bukura Zonjë apo Zonjushë?

  20. cris says:

    Vendimi i parlamentit eshte i sakte ne rast se do te mbash ate pozicion e ke te ndaluar te merresh me politike ose ndryshe hapi vendin nje tjetri. Sa per aftesite e Arben Malajt, cfare mund te thuash nje provicial nga llakatundi qe e beri partia figure si shume provinciale te tjere qe po e shkaterrojne ate vend.

  21. Beni USA says:

    O ju komentues,kthehuni pak pas ne 2009-en kur Kac Islami, Ben Blushi, dhe Arben Malaj pa dale rezezultati i zgjedhjeve nga KQZ kerkuan doreheqjen e Rames, pra prisnin me padurim humbjen e ps-es.Edi Rama kishte te drejten e zotit qe me e pakta ta injoronte Malajn, por jo,ai e zgjodhi antar te keshillit mbikqyres se bankes se Shqiperise. Por cfare beri ky i pabese, filloj te dali ne ekranet e tv dhe te sulmoj qeverine, qe me ligj e ka te ndaluar,atehere cfare duhet te beje qeverija?

  22. N. VJOSA says:

    Kur mungon Luani, Majmuni behet mbret… thote gjenia e Kadares.
    Ky planoviku i Llakatundit, qe e ka mbaruar shkollen me shkolle nate, dhe ka mbrojtur ca tituj teper te dyshimt, te mos them plagjiature,
    na hiqet si Papa i Ekonomise…
    Or Ben,
    te ka hyre vetja ne qef dhe deshmon qart nje ekonomist te rendomt, pa asnje kontribut ne financat dhe ekonomine shqiptare!
    Shkrimi i zotit Katro duket i argumentuar.
    E thene ne urtesine popullore. ky Malaj ESHTE QENI QE HA TE ZONE…
    Keshtu eshte me keta karieristet.Mesohen me privilegje dhe mendojne se bota rrotullohet rreth tyre…

    1. Rrushi says:

      O N.Vojtorja!
      Ike nga DITA dhe erdhe tek Tema!
      Mire Malaj qenka qeni qe ha te zone,por ti a je si i zoti qe te ha…mune?

  23. pjeter says:

    Une se kam degjuar kete shprehje.Nuk eshte e thene qe ato qe ke familjaritet ti, te jene edhe mbareshqiptare.

  24. Don says:

    Arben Malaj ose djaloshi i reckosur me valixhe druri nga Llakatundi ne Tirane qe vodhi ate qe i besuan ta manaxhoje. Shqiperia nuk mund te beje perpara me njerez te tille qe skane kornize morale dhe kur dikush i ngre lart ne pushtet keta llangosen si daci ne kos me luge ne brez marrosen duke vjedhur ne menyre te shfrenuar me pasionin e nje te urituri qe ska pare luge me sy. Ky Arben Malaj eshte nje pis i pabese, i pa edukate dhe hajdut ne gen fshataresk me instiktin e krenarise per te grabitur qe harron bemat e vjedhjeve me firmat piramidale dhe kur ishte minister i financave. Ky injorant te habit kur thote i kam sherbyer vendit tim. Atdheu yne paska qene vendi i Arben Malajt. E po kjo pune keshtu se fajin e kemi vete. Ky ka te drejte sepse ka vjedhur me kosor ne dore ne vendin e shqiptareve pa ju trembur syri dhe per kete e quan vendin e tij. Tani qe cecua ja preu me bicak as Llakatundi nuk eshte me vendi i Arben Malajt jo me Shqiperia. Tani Arben Malaj te presi tollonin e linjes Vlore Llakatund dhe mos te duket me ne Vlore por te zhduket andej nga fshatrat e Tepelenes nga ka ardhur me soxhorno ne Llakatund.

  25. Llakatundi says:

    Ju ka qire mamin Llakatundi qe ngelet me Llakatundin.
    Nga jeni ju qe komentoni tregoni identitetin dhe fshatin ose origjinen tuaj.

    Nuk keni ku ta kapni e filloni Llakatundin.
    Te lumte Arben Malaj e Llakatundi eshe krenar per ty e gjithe figurat e fshatit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje