Elira Kokona për më shumë se 1 vit ka udhëhequr grupin e punës në kryeministri, për ndryshimet në ligjin e medias. Në një intervistë për Top-Channel ajo thotë se siç ka një ligj për gazetat, radiot dhe televizionet gjithashtu portalet, duhet të rregullohen.
“Rekomandimet e tyre pra të OSBE-së dhe BE-së janë sot të përputhura të reflektuara 100 % në draftin i cili është në shqyrtim këto momente në komisionet e ndryshme parlamentare”, shprehet Kokona.
Akuza më kryesore që vjen nga grupet e interesit shoqatat e gazetarëve është vetëm një. Përmes këtij projektligji cenohet liria e shprehjes në republikën e Shqipërisë. Si bashkëhartuese e këtij projektligji, Kokona sqaron:
“Në fakt është akuzë shumë e rëndë e sironos e shprehur kjo më kuadër të një personi si unë që ka punuar për Gjykatën Europiane te Drejtave të njeriut për shumë vite aktiviste e të drejtave të njeriut e pranoj është një akuzë shumë e rëndë dhe nëse do të ishte kështu absolutisht të gjithë ne do të ishin dakord që ky projektligj nuk do të kalonte.
Por në fakt përkon totalisht me të kundërtën. Drafti qe ne kemi kaluar si qeveri në parlament dhe është duke u miratuar në këto momente është ne përputhje të respektimit te dispozitave të kushtetutës të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut sepse ai respekton jo vetëm shërbimin mediatik jo vetëm shërbimin në kuadër të së drejtës së lirisë së shprehjes po ai gjithashtu mundohet dhe krijon procedura të caktuara dhe rregullimet ligjore për të respektuar të drejta të tjera të garantuara nga konventa Evropiane e të drejtave të njeriut”, tha ajo.
Zonja Kokona hedh poshtë pretendim se ky projekt ligj është një prodhim alla shqiptarçe.
“Serbia Kroacia, Mali i Zi rregullojnë shumë qartë publikimet elektronike dhe median elektronike.
Kanë parashikime shumë të qarta në mënyrën se si këto ofrues shërbimesh mediatike rregullojnë sjelljen e tyre në raport me qytetarin me autoritet ne raport me rregullatorin.
Kështu që në këtë kontekst absolutisht ju garantoj garantoj publikun që ajo çfarë ne jemi duke hartuar është ne linjë me të gjitha modelet jo vetëm të rajonit, por mund të vazhdoj të përmend edhe legjislacionet të tjera në kontinent dhe më gjerë”, shprehet ajo.
E pyetur përse nuk e lanë në dorë të medias të vetë-rregullohet, por qeveria ndërhyn me këtë projektligj, Kokona shprehet:
“Në fakt mediat vazhdojnë ta kenë të drejtën për tu vetrregulluar si me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të kësaj pakete ligjore dhe mundësinë e kanë patur me legjislacionin aktual. Vetërregullimi nuk është përjashtimor nga rregullimi shtetëror. Autoritet rregulluese dhe rregullatori siç quhet shpesh në sistemet ligjore të gati gjitha vendeve si të rajonit por edhe të kontinentit absolutisht ekzistojnë”.
Muhamed Veliu
Eshte nje rregullator i domosdoshem per mediat elektronike, ju lumte !
ndoshta me korrekt do ishte ti referoheshin Afganstanit
hahahahahah
“Mbaroj” vs “Mabroi”
EDHE ATA QE KUNDESHTOJNE KETE PAKETE E DINE QE NUK SHKELEN TE DREJTAT E SHTYPIT POR NUK E DUAN KETE PAKET LIGJI SE DUAN TE SHPIFIN PER TE ARDHUR NE PUSHTET NUK KANE ARME TJETER PERVEC SHPIFJES .
E moj elira… me ghithe ata shembuj qe ke shkon e merr serbine,malin e zi kur dihet qe pikerisht kete vit jane cilsuar se shtete me media te kapur apo te shtypur merre si te duash
Pra edhe sikur te jesh nete drejte ti e shtremberon ashtu si humbja pa kundershtar ne shkoder e vore
Kuq e Zi je ne fakt vetem zi, se je kar e shkuar karit. Nuk ka rendesi kush tjeter ka ligj si ky? Ka rendesi a eshte I drejte ligji apo jo? A jane portalet korrekte apo jo? A shpifet ne Shqiperi apo jo? A eshte Duka bosi i krimit apo jo? Nga Berisha e dime kete. A eshte Meta vrases apo jo? Nga Berisha e dime kete. A eshte Rama hajdut apo jo? Nga Ylli Rakipi e dime kete. A eshte Monika prostitute apo jo? Nga populli e dime kete. A jane keto shpifje? Mbase po, mbase jo. Por dikush duhet ta ndaje shpifjen nga e verteta, dhe kete e ben ligji. Pra mos hani mut kot, qe do te thote mos shpifni. Ndryshe burg, burg dhe vetem burg. As gjobe jo, vetem BURG.
I sugjeroj zotit Rama qe draftin ta perktheje ne Anglisht e t’ja coje presidentit Trump se ky i fundit po ka te njejtat probleme me mediat genjeshtare qe shpifin dita dites si CNN dhe MSNBC e plehurina te tjera si keto.