Kryetarja e Komisionit të Medias braktis mbledhjen dhe iu bashkohet gazetarëve: Largohem nga Komisioni e Parlamenti, deri sa Rama të tërhiqet

16 Dhjetor 2019, 19:42Politika TEMA

Kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri, e cila ka drejtuar bashkëbisedimet me gazetarët në Kuvend këto ditë për ligjin e shpifjes, ka lexuar një deklaratë dhe është larguar nga mbledhja.

Ajo thotë se do të bojkotojë Komisionin dhe Parlamentin, deri sa mazhoranca të reflektojë dhe të tërhiqet nga projektligji për shpifjen.

Deklarata e Dhimitrit

Të nderuar gazetarë dhe përfaqësues të medias

Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë

Të nderuar  deputetë të Kuvendit të Shqipërisë

Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, duke parë se mazhoranca në komisionin të cilin drejtoj dhe në Kuvendin e Shqipërisë nuk po jep asnjë shenjë tërheqje për dy projektligjet e hartuara nga qeveria të njohura si “paketa antishpifje”, por përkundrazi me arrogancën që e karakterizon rrezikon t’i shndërrojë ato në ligje me forcën e kartonave në parlament, ju drejtohem me anë të kësaj deklarate përmes së cilës shpreh qëndrimin tim lidhur me rrezikun që këto dy projektligje paraqesin për lirinë e fjalës dhe mediave.

Prej momentit që dy projektligjet kanë ardhur në komision, e shqetësuar për pasojat e rënda që do të kenë mbi lirinë e mediave dhe të ushtrimit të profesionit të gazetarit në Shqipëri jam përpjekur që përmes seancave dëgjimore në komision të thërras përfaqësuesit e organizatave mediatike, të medias dhe të botës universitare si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të marrë një mendim sa më të gjerë dhe të kualifikuar për projektligjet në diskutim.

Thuajse gjithë grupet e ftuara në komision janë shprehur të shqetësuar për thelbin e këtyre dy projektligjeve dhe kanë kërkuar tërheqjen e tyre nga procedura parlamentare.  Duke e sintetizuar qëndrimin e tyre për këto dy projektligje ata kanë theksuar se:

Projektligjet i japin AMA-s kompetenca të tilla që e shndërrojnë atë praktikisht në një organ të censurës mbi mediat online. AMA me kompetenca të zgjeruara përveçse në fushën e mediave audiovizive edhe në fushën e mediave elektronike fiton kompetenca të tilla që praktikisht në mënyrë arbitrare mund të mbyllë media apo të vendosë gjoba të tilla që janë të papërballueshme për mediat

Me kompetencat që i jep ligji AMA-s, ky institucion merr kompetencat e organeve gjyqësore dhe ligji nuk jep asnjë garanci ligjore që i mbron mediat nga vendimet e mundshme arbitrare.

Problemet që adreson projektligji si shpifja, kanë mundësi të zgjidhen përmes legjislacionit ekzistues dhe për këtë arsye ata kanë argumentuar se nuk ka nevojë për projektligje të tjera.

Problemet që adresojnë projektligjet janë çështje të vetrregullimit të mediave dhe nuk mund të shndërrohen në ligj, pasi sipas mendimit të specialistëve aty ku vetrregullimi shndërrohet në ligj jemi në sistemin e censurës.

Këtë qëndrim ndaj ligjit të shprehur qoftë në komision, qoftë në forma të tjera e kanë mbajtur përfaqësues të BE-së (përmes ekspertit të tyre në komision), të OSBE-së përmes zotit Harlem Desir, të Këshillit të Evropës, 15 organizata mediatike të paraqitura në Komision, Përfaqësuesit e Departamenteve të Gazetarisë dhe Komunikimit të ftuara në komision në cilësinë e ekspertit, 35 organizata ndërkombëtare që militojnë për lirinë e mediave, partitë kryesore të opozitës dhe shumë personalitete të rëndësishme të mediave, kulturës dhe botës akademike.

Për mua është shumë e qartë tashmë se këto dy projektligje janë një kërcënim i madh dhe një sulm i rëndë që i bëhet lirisë së fjalës në përgjithësi, dhe lirisë së mediave në vendin tone. Dy projektligjet përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Konventave Ndërkombëtare të nënshkruara edhe nga shteti shqiptar.

Në shenjë solidariteti me shqetësimin e mediave, komunitetit ndërkombëtar dhe mbarë opinionit publik shqiptar dhe në pamundësi për të ndikuar sado pak në pengimin e kësaj marrëzie nga komisioni që unë drejtoj dhe nga Kuvendi i Shqipërisë shpall bojkotin e komisionit dhe parlamentit deri në tërheqjen e këtyre projektligjve nga procedura parlamentare.

U kërkoj deputetëve që të marrin parasysh pasojat e rënda që do të ketë miratimi i këtyre dy projektligjeve për lirinë e mediave dhe demokracinë shqiptare dhe ta bojkotojnë procesin duke e detyruar qeverinë të tërhiqet nga dy projektligjet.

Prej këtij momenti i bashkohem protestës së gazetarëve dhe qytetarëve dhe kauzës së tyre të drejtë për mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe mediave.

20 komente në “Kryetarja e Komisionit të Medias braktis mbledhjen dhe iu bashkohet gazetarëve: Largohem nga Komisioni e Parlamenti, deri sa Rama të tërhiqet”

  1. turi says:

    rruga sapun o goce,
    shko bej ndonje interviste me Zhejin a Fevziun tani

  2. SHPIFJA SI ALTERRNATIVE DEMOKRATIKE HEEEEEEEEEEJ

    HAAAAAAAAAHAAAAAAAAAAAAAAHAAAAAAAAAAAAA

    COJII NE PSIQIATRI DHE ATJE DO GJEJN LIRINE E ASAJ QE I MUNGON

  3. i ka dhon urdher Shpifesi Shpelles

    me shku e hale hahahahahah
    Maskarades 30-vjecare Shqiptare bere nga shpellaret
    shkaterrimit te cdo Vlere Qytetare i duhet then STOP !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Kush nuk e kupton apo s’do ta kuptoje ,
    negativitetin qe shpifja i sjell nnji shoqerie ,
    le te mbyllet ne halen e shpelles e shijoj aromen e shpifur brenda saj

  4. serdati says:

    Liri e fjales kur tjetrit ti kesh mare vajzen , gruan apo fisin neper gojet e pista me fjalet qe si permban fjalori njeri. Te shoifesh dhe te behet lajm, aq sa tjetrin mund ta çosh ne vetvrasje apo shkaterrim te familjes. Si duket keta qe nuk e pranojne kete pakete, sjua ndjen sepse ,ose jane ose behen postiqe e te tjereve.

  5. sancho panca says:

    Nuk e kuptoj se si mund te censuroje AMA me ane te ketij ligji.
    Ju gazetaret do te kini te njejten liri si me pare per te then gomarlleqe, do te keni te njejten liri per te shkruar per jeten private te njerezve, per te raportuar mbi “ngjarje” qe vetem ju i dini, por qe ketej e tutje do te shpjegoni dhe vertetesine e pallavrave qe shkruani.
    Ku preket liria e shtypit ketu, nuk e kuptoj…

  6. hahahahaha

    gjysmaket e shqiperise duan te shpifin !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    o te cmendur shkofshi ne djall
    kaq te marre jeni ?

  7. Optimisti says:

    Zonje e nderuar, deklarata juaj eshte shume profesionale, ju lumte ! Por Luli na tha qe kur te vije ne pushtet do ta anuloje, prandaj rri e qete se shume shpejt do abrrogohet. Esht thjedht ceshtje dekadash.

  8. Kadrinjte e shtypit says:

    ESHTE LIGJE I COMUNITETIT EUROPIENE JU EDHE DONI TE HYNI NE EUROPE DHE NUK PRANONI LIGJET E EUROPES PAK E CUDITESHME ESHTE LIGJE QE E KA VENDOSUR GJITHE EUROPA .
    ESHTE NORMALE QE ZHEJI DHE KADRINJTE E TJERE NUK E DUAN KETE LIGJE SE NUK I INTERESONE POR NE EUROPE NUK HYJET DUKE SHPIFUR

  9. Nje shqiptar says:

    Deklarate e shkruar me pergjegjesi te larte civile e profesionale. Te lumte. Nuk ka nevoje per ligje te tjera dhe organe paralele me gjykaten. Kush shpif paditet ne gjykate ku gjykohet. Te besh nje ligj pe mediat dhe te lesh AMA qe te vendos per jeten dhe karieren e gazetareve, do te thote arbitraritet dhe anarshi ne drejtimin e shtetit, do te thote qe ti sigurosh pasardhesit te Edi Rames, ti mbyll gojen medieve. Ky ligj partije te çon drejt diktatures.

    1. Fatos says:

      Po pse kaq ë lehtë është O trangulli. Po ja të shkruajnë gjithë gazetat që.ti je rrotë kari pa pushim për 1 muaj, dhe ti hidhi në gjyq. Me atë gjykatë që ke aty përpara se të fitosh ndonjë gjë, do mbarosh nga lekët. Pastaj nga trutë e pastaj kur të jesh katandisur si rrotë kari, do thonë: ja ë shikoni që kishim të drejtë ? Ndaj rri urtë, mos u bëj rrotë kari.

      1. Nje shqiptar says:

        Nuk meriton qe te pergjigjem pasi e shikoj se je kokebosh dhe me dy klase shkolle fillore te perfunduara naten. Ti nuk paske besim as tek gjykata? Po perse po bejme vettingun?

  10. TURP PER NJI SHOQERI QE TE DESHIROJ SHPIFJEN
    MASHTRIMIN
    PABESINE
    TRADHETIE

    SI VLERA TE SAJ !!!!!!!!!!!!!!!
    CFAR DREQI JU KA RRASUR NE ATO VRYMA DJALLI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  11. lapi says:

    Ik e beji ndonje gojore Krastes apo Zhejit se ka kohe qe nuk ua fershellen asnje pjeshke.

  12. Protestuesi says:

    Po cmenden kadrinjte! Edhe babale-salanji e alilegenbeu me compani nuk po e ndjejne veten mire. Vretet kjo eshte nje alternative ”fantastike” e tipit hollandez me ne krye lulziun dhemocratic.
    Perpara, vetem perpara me shpifje! Kjo eshte liria e saliveremit dhe marko-utit me soj e eorollop!

  13. Labi says:

    Shikojini emer mbiemer dhe dihet nga i merr urdherat,cdo gje kunder Rames,po ja qe i gjati rri ne kembe e drejt,akoma nuk e kuptoj Hollandezi Lul se ne kete menyre Rama rri dhe 100 vjet.

  14. i çudituri says:

    E vertet qe fjales i ka rene vlera. Si mund te thuash per tjetrin qe eshte kriminel dhe vrases dhe te dy personat jane te pa denuar. Qe do te thote ose njeri duhet te denohet per vrasje ose tjetri per shpifje. Dhe pastaj c’vlere ka e verteta prederisa nuk denohet shpifja dhe genjeshtra ?

  15. keta jane vdekja says:

    Kur mund te zgjidhet me ligjet egzistues, pse nuk eshte zgjidhur deri tani?! Kerma qe shfytezoni dhe doni sistemin e çthurjes? Mos u dhimbset vendi dhe qytetaret juve? Vetem porno, hajdutllek, babale dhe krimi u duhet!

  16. Popullore says:

    Ik moj teveqele dhe mos u kthe me! Te renshin ne koke shpifjet e Sali Gerdalles e Lulzim Palles!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje