Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte i ftuar gjatë ditës së sotme në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe Abu Dhabi, ku u takua me LT Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit, të cilin e falenderoi për solidaritetin që ai tregoi për Shqipërinë menjëherë pas fatkeqësisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Gjatë takimit, numri dy i PS, Taulant Balla e informoi atë për situatën aktuale dhe vlerësimin paraprak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit.
“Shqipëria do t’i ishte mirënjohëse Emirateve të Bashkura edhe për një mbështetje financiare për rindërtimin e mijëra banesave si dhe të shkollave dhe qendrave shëndetësore të dëmtuara nga tërmeti”, theksoi Balla.
“Jemi vëllezër” ishte përgjigjia e Princit të Kurorës së Abu Dhabit LH Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe se Emiratet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë edhe për rindërtimin. Populli i Emirateve të Bashkuara i shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe i qëndron pranë popullit shqiptar në këto momente të vështira.
Gjatë qendrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe Balla zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e sapo zgjedhur të Parlamentit të Emirateve të Bashkuara Sh.T.Z. Saqr bin Ghubash Saeed Ghubash.
Tema kryesore e bisedës gjatë takkmit ishte nevoja e mbështetjes së Shqipërisë në fazën e rindërtimit.
“Rikonfirmuam nivelin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve tona, si dhe mbështetjen reciproke në organizatat ndërkombëtare ku bejmë pjesë.
Kuadri i marrëveshjeve bilaterale të firmosura mes dy vendeve dhe të ratifikuara nga dy parlamentet është i plotësuar, i cili ndikon drejtpërdrejtë intensifikimin e investimeve të ndërsjellta dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare. Është shumë e rëndësishme që EBA të heqin vizat për qëllim turizmi për qyetarët shqiptarë si dhe vendosja e një linje direkte fluturimi me Tiranën.
Aktualisht kemi në zbatim disa marrëveshje bashkëpunimi me ADFD (Abu Dhabi Fund for Development) sikurse është edhe projekti i Buleverdit të Tiranës” deklaroi Balla.
Gjatë takimeve me autoritetet e larta të Emirateve të Bashkura ishte i pranishëm edhe Presidenti i Këshillit Global për Paqen dhe Tolerancën Sh.T.Z. Ahmed Bin Mohamed Al Jarwan, i cili do të vizitojë në javët në vijim Shqipërinë, pikërisht për të parë nga afër nevojat e Shqipërisë në procesin e rindërtimit.
Hshahahaaa vellezer sa kom qesh……me kta Librazhdasit mbase.
Cfare pune ka ky mashkull te merret me politiken e jashtme? A nuk duhej te ishte Ministri i Jashtem, qofte edhe ne detyre, te bente nje gje te tille? Balla te merret me Kuvendin, me deputetet, me ligjet sepse per ate pune eshte zgjedhur. Ne analize te fundit, Diplomacia nuk eshte e PS-se por e shtetit dhe ate e realizojne institucionet e ngarkuara me ate pune.