Arben Malaj: Këto 28 vite i kam shërbyer me ndershmëri vendit, le të dalë dikush e të më akuzojë për ndonjë gjë

16 Dhjetor 2019, 11:39Politika TEMA

Arben Malaj ka qenë prezent këtë të hënë në Komisionin e Ekonomisë, pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ta pezulluar atë nga Banka e Shqipërisë.

Malaj tha se këto 28 vite që është marrë me politikë, i ka shërbyer vetëm vendit dhe nuk mund të dalë askush që ta akuzojë për ndonjë gjë, fjala vjen për ndonjë aferrë korruptive apo marrje ryshfeti.

“Neodiktaurat janë një rrezik i madh dhe ato po shfaqen në vendet ish-komuniste.

Në përvojat e mia politike kam besuar dhe kam aplikuar faktin se transparenca është aleati më i madh i demokracisë, ndërsa ndarja e pushtetit është kolona strukturore.

Gjatë 28 viteve gjatë ballafaqimit publik, i kam shërbyer publikut me integritet maksimal dhe akuzat tuaja  janë të thjeshta për t’u hedhur poshtë.

Kontributi im më bën krenar. Në atë copë letër thoni se i gjithë bordi nuk është aktiv sa i takon  rritjes së kredibilitetit të Bankës së Shqipërisë.

Unë nuk dua që të paralizohet bordi. I injoroj akuzat politike”, tha Malaj.

Debati me ministrin dhe kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Malaj: Unë do të bëj raportimin profesional në raport me propozimin që ju mund ta thonit se iniciuesi i këtij propozimi është vetë kryeministri dhe këtu ka një ngërc institucional sepse çdo vendim i qeverisë vjen me dy firma, me firmën e propozuesit dhe me firmën e kryeministrit. Në këtë rast kush është përfaqësuesi i qeverisë dhe kush është përfaqësuesi i kryeministrit në këtë ballafaqim publik, mund të më ndihmoni zoti kryetar ta kuptoj procedurën?

Ahmetaj: Po ligji i jep të drejtë Këshillit të Ministrave që të ketë prezent një përfaqëues, Këshilli i Ministrave është njoftuar për këtë seancë. Ka njoftuar që nuk do të sjellë përfaqësues. Unë do ti referohem Kuvendit, është e drejtë dhe jo detyrim.

Malaj: Jo, unë s’kam asnjë marrëdhënie me ju. Vetëm profesionale. Bashke i lame pas qe ne vitin 1997, kur digjej Shqipëria.

Ahmetaj: Ju kërkuat avokat…s’është e nevojshme, por dakord.

Malaj: Dikur ju mësoja unë juve të ishit i dobishëm për Shqipërinë, tani do më tregoni ju mua nëse duhet ose jo avokat.

(TemA)

9 komente në “Arben Malaj: Këto 28 vite i kam shërbyer me ndershmëri vendit, le të dalë dikush e të më akuzojë për ndonjë gjë”

  1. fati says:

    Ti more zoti malaj je nje kokerr hajduti qe i ke shoket te rralle, vetem ndonje like, mona, berisha, apo basha mund te kalojne.

  2. apolonacademy says:

    je denuar per vjedhje dhe korrupsion o pulaxhi terbaci .

    1. Salbeu says:

      Ore duhet të jetoj në ndonjë botë tjetër se ska mundësi që flet në këtë far feje. Ky i qiu kurvën lekëve të piramidave. Sla gjallic e sude pa vjedh.

  3. Dee says:

    Na ke nderu me firmat piramidale.

  4. ana says:

    Pse duhet me patjeter te jesh dikushi ne publik? Apo se je nga Vlora? Nese nuk te duan mos kerce si gjel, por shif punen tende, ashtu si ne te tjeret.

  5. Zani nga Vlora says:

    Je H A J D U T PIDH ROB i Pandèshkuar ende , sepse NUK ka Patur DREJTÉSI , por PADREJTÈSI PLEPASH me KURS 6 Mujorsh ! ! ! ! Prandaj prit SPAK dhe BKH BANDIT i Fèlliqur qè ke VJEDHUR gjithè FINANCAT nè kohèn Fatos HAJDUT Nanos , njèsoj si Arben KRYEHAJDUT Ahmetaj dhe Petrit KRYEHAJDUT Vasili apo Ridvan KRYEHAJDUT Bode ! Do shkosh né GOP tè SÈMÈS PLEHRÈ !

  6. Plaku i mocem says:

    Larg duart nga Malaj, atdhedashurine e tij atij nuk ja ka ngjitur njeri, ai e ka te lindur. Ai eshte shqiptar qe e do kete vend me shume se te gjithe ata qe i lepihen pushtetit te radhes, mbi te gjitha eshte profesionist i kualitetit te larte per Makroekonomine. Zilia e te paafteve nuk njeh kufi, prandaj i versulen z,Malaj. Vendi ka nevoje per kualitete si z.Malaj,i cili ka mik te verteten si profesionist dhe politikan. E thirren ne Keshillin Mbykqyres te Bankes per ta bere pjese te deshtimit, dhe jo per ta degjuar, kur ai me kurajo i thote ato qe mendon.

  7. Altini~Berlin says:

    Te lumte Arben Malaj.
    Je burre me RR te madhe.

  8. Klodjana says:

    Ky njeri është edhe profesionist edhe njeri me vlera.
    Jane te rralle djemt si Arben Malaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje