Lulzim Basha: Nëse kalon paketa "anti-shpifje" do ta zhbëj sapo të bëhem kryeministër, Rama shkeli vijën e kuqe

16 Dhjetor 2019, 10:53Politika TEMA

Lulzim Basha e quajti “shkelje të vijës së kuqe” miratimin e paketës anti-shpifje që pritet të kalojë në Kuvend këtë javë.

Ai thotë se do ta zhbëjë atë sapo të bëhet kryeministër.

“Akt i paprecedent jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë hapësirës europiane.

 Kjo është vazhdimi i një ofensive të pandërprerë kundër medias dhe lirisë së shprehjes. 

Pa lirinë e medias nuk ka liri politike.

 Këtu jemi si partnerë, në një interes, atë të informimit të qytetarëve. Mosinformimi dhe keqinformimi i tyre është një nga objektivat strategjikë të këtij Kryeministri dhe kësaj qeverie, të ngushtojë çdo ditë hapësirën e informimit të qytetarëve.

 Kjo për ne është e papranueshme, është një vijë e kuqe, siç di të ishte në çdo vend sado pak demokratik”, tha Basha duke shtuar se:

 “Të vetëdijshëm për problemet dhe mangësitë tona, sot si opozitë dhe dje si qeverisje, synimi ynë është t’i japim vendit jo vetëm një kuadër ligjor, por edhe të gjitha instrumentet për të mbyllur një herë e përgjithmonë derën e hambarit të shëmtuar të tranzicionit sa i përket lirisë së medias dhe për ta vendosur në hapësirën europiane. 

Pa diskutim nëse çmendura çohet deri në fund të premten, opozita jo vetëm nuk do ta njohë, por do të bëjë çdo gjë që sapo të ketë mundësinë e qeverisjes ta zhbëjë këtë legjislacion.

Do të varrosë mundësinë e çdo qeverie nesër për ta trajtuar pushtetin e katërt, si një shtojcë të pushtetit, ose një bezdi që i duhet mbyllur goja”, tha Rama. 

7 komente në “Lulzim Basha: Nëse kalon paketa “anti-shpifje” do ta zhbëj sapo të bëhem kryeministër, Rama shkeli vijën e kuqe”

  1. Kozmos says:

    KETO PERRALLA ME KRYEMINISTER , GAJASIN GJITHE SHQIPERINE . NUK KA NEVOJE KY VEND PER FIGURA POLITIKE TE KALBEZUARA NGA KORRUPSIONI .
    JU E KENI VENDIN NE REC DHE ATJE ZGJIDHNI KRYEMINISTRIN .

  2. Qytetari i Thjeshte says:

    Si e ke nisur ti o lum miku me shume probabilitet ka te fluturoj gomari se sa te behesh ti kryeminister!!!
    Mjere e djathta ne duar te kujt eshte.

  3. kasemi says:

    E cfare do te zhbesh more mavri, ti je vete i zhbere qe tani. Behu gati per gjyqin, rregullo ndonje raport apo ndonje gje tjeter se te futen brenda. Mos e ha per te tjeret more mavri.

  4. Paketa anti shpifje says:

    PSE TE SHQETESON PAKETA ANTI SHPIFJE APO DO TE VUSHE NE PUSHTET ME SHPIFJE .
    HAJDE LALI BEJE OPOZITE TE PASTER LERI BERRISHET DHE CIM PEKET GODIT QEVERIN KU GABONE PAKETA ANTI SHPIFJE ESHTE EDHE PER TY NESE DIKUSH KERKON TE SHPIFI NESER TE MBRONE
    NUK VJENE DOT NE PUSHTET ME GENJESHTRA IKU AJO KOHEEEEEEEEEE

  5. Timi says:

    Hahaha shko fle gjume o leshko kriminel shko fle gjume…ti nuk lidh do pantallonat e tua ke guximin dhe paturpesine na flet edhe per kryeminister ti hahahahahaha!

  6. driniblini says:

    ti lale vdiqe per cik kryeminister , po ste pjerdh njeri ty jo, kryeminiter pularie po, dhe mund te behesh , ndaj hap ndonje pulari dhe realizo enderren o buri aureles.

  7. Dee says:

    Ndoshta ja arrime asaj dite?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje