Ervin Salianji: Ndjejem i privilegjuar që duan të më bëjnë “hero”, duke më futur në burg

16 Dhjetor 2019, 09:59Politika TEMA

Tre ditë më parë, Prokuroria e Tiranës dha pretencën për dosjen “Babale”, ku kërkohej 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, ndërsa një tjetër prokuror kërkoi 3 vjet shërbim prove.

I ftuar në A2, ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, u shpreh se nuk ka asnjë provë deri tani, por vetëm fjalë për pretencën e Prokurorisë. Ai thotë që ndjehet i privilegjuar që është ai targeti në këtë situatë.

“Ndjehem po njësoj, pasi përveç fjalëve nuk ka fare prova. Ndjehem edhe më i vlerësuar pasi jam targetuar unë në të gjithë këtë situatë apo në këtë korrupsion të Shqipërisë në 30 vite, ku zgjidhet një politikan, i cili denoncon dhe padiskutim që përmend dhe turbullon ujëra me emër dhe me mbiemër dhe me fakte konkrete.

Në këtë kuptim nuk kam asnjë kompleks që ta them ndjehem i privilegjuar. Nesër dhe pasnesër, unë do të paraqes edhe prova të tjera shkencore, që prokuroria i ka devijuar qëllimshëm. Kam qenë deri vonë dje duke punuar në provat e reja”, u shpreh Salianji.

“Nuk ka asnjë sekret që dëshmitari është i sajuar dhe për këtë do të tregoja prova të tjera. Alizoti është e vetmja provë e Prokurorisë, e cila është e kontestueshme ose e pabesueshme sepse nuk kam sesi t’i premtoj unë 200 mijë euro një njeriu që s’e kam takuar asnjëherë. Qelizat telefonike vërtetojnë se Babalja dhe Agron Xhafaj kanë qenë në të njëjtin vend”, tha Salianji.

Sipas Salianjit, kjo është një çështje politike e sajuar, dhe nëse ai do të mendojë se nuk do të marrë drejtësi, atëherë thotë se do ta çojë deri në Strasburg.

“Unë mendoj se drejtësia do të vendosë të bëjë drejtësi dhe jo padrejtësi si ka bërë në 30 vite. Megjithatë, kjo është vetëm shkalla e parë e gjyqësorit, pasi ka Apel, ka Gjykatë të Lartë, ka Strasburg, prandaj jam shumë i qetë”, tha Salianji.

Por një nga prokurorët kërkon 1 vit e 6 muaj burg… “Shqiptarët thonë se burgu për burrat është”, thotë Salianji duke qeshur. “Është një histori kaq kot sa nuk ka çështje, nuk ka vepër penale”, thotë me tej ish-deputeti i PD-së.

7 komente në “Ervin Salianji: Ndjejem i privilegjuar që duan të më bëjnë “hero”, duke më futur në burg”

    1. Epiriii says:

      Hahaha Ceshte ky Diletant njeri…. Kush ja ka dhene Mundesine e Arte keti Idioti te behet njeri Publik ne Shqiperi. Ka degjuar per Pentitot ky… Babalja i tij eshte 1 Pentito qe e tregoi ngjarjeni si ka ndodhur. Zeri i Gone Qeflliut nuk perkon me ate ne incizimin e Babale Pentitos. Ca Prova do me ky Idiot. Sa te ket te till Idiote ne PD kurr skan per ta rrezuar Ramen qe i “di” te gjitha.

  1. Sqepari says:

    Ruaj bythen kur te jesh te hotel pa Qera

  2. Viola says:

    Shume mire shko provoje ,po nje mashtruesit dhe intrigantet si ty asnje here populli nuk I preferon dhe nuk ju ze bese.

  3. TinTin says:

    Me mire do ishte te shkoje ne Siri te vritesh shahit do te gezoheshin me shume njerezit,se ne burg do ta shqyejne sumen dhe do behesh Ervina.

  4. mark says:

    hajde hajdar hajde, se do ma shikosh heroin
    komennti i ” sqepari” ……………brilant

  5. Korrupsion 30 vjecar i bazuar vetem ne nje ligj: Shfrytezo dhe perdor friken says:

    Shqiperia ka marre perfundimisht fund. Sahanlepiresa injorante qe Ne të ardhmen duan të drejtojne vendin por edhe keta qe drejtojne nuk jane me te mire. Fytyra qe kur i shikon të vjen per te vjelle. Tipik ky Sali-hajni. Ka nje shumellojshmeri tipash qe po luajne “poltiken” shqipetare Ne kete moment : 1- Kategoria Superiore: Berisha, Meta dhe Rama qe ne baze te ligjit Jemi ne dhe uleni koken se perndryshe ju shkaterrojme. Te afte deri ne ate pike sa te masakrojne per interesat e tyre duke perdorur dhe ata qe ikin Ne drejtim te paditur. 2 Kategoria e parë: Vetem Lulzim Basha qe vete luan dhe nuk e degjon njeri. 3 Kategoria e dyte: Sali-hajnet dhe Lal Erzat bythelepirasat dhe te perdorurit. Keta jane dhe kamikazet qe do te perdoren Kur tu neveriten atyre te kategorise Superiore. 4 Kategoria e trete: Spartak Ngjela dhe Brryli Broadway me kecat qe po denancojne deri Ne palce regjimin postkomunist 30 vjecar ( tranzicion) . 5- Kategoria e katert: Populli pa asnje Shprese dhe me syte nga Facebook se do lindi nje Avni Rustem. Per ta mbyllur ka dhe nje kategori qe luan gjithmone offside dhe kjo eshte gjithashtu me e rrezikshmja: Kazani, qente qe lehin, Kadrinjte dhe keta hyjne te Sh C T D ( shpif cfare te duash) keta jane per te futur urrejtjen midis popullit Shqipetar.
    Dhe per Ne fund dhe Jo pa qellim e lashe per ne fund:
    Ligjvenesit. Ketu nuk mund te nxjerr nje konkluzion sepse duhet te studjoj dhe unë per Ligjvenie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje