"O Rakip rregulloje këtë gropën", porosia që Rama i la kryebashkiakut të Kamzës

16 Dhjetor 2019, 09:21Politika TEMA

Teksa shoqëroi në ditën e parë të shkollës Aurelin dhe Alesion, kryeministrit Rama i tërhoqi vëmendjen një gropë në rrugën përpara oborrit të shkollës “Ahmet Zogu” në Kamëz.

Ndërsa kishte me vete edhe kryebashkiakun e bashkisë Kamëz, porosia e Ramës ishte e qartë.

Edi Rama: O Rakip rregulloe këtë gropën.

Rakip Suli: Patjetër.

Edi Rama: Ore patjetër rregulloje, te dera e shkollës me gropa?

Rakip Suli: Ka lënë shumë gropa ai (flet për ish-kryebashkiakun Xhelal Mziu).

Edi Rama: E di të ka lënë shumë gropa, po iku ai.

Rakip Suli: Kur lë shumë gropa e do pak kohën e vet.Siç e gjete dhe ti para disa vitesh.

Në ikje, Rama u interesua edhe për gjendjen e shkollës pas tërmetit.

Edi Rama: Në themele nuk pati gjë?

Drejtori: Jo.

Edi Rama: Vetëm atë gropën atje Rakip.

Rakip Suli: Patjetër po ka lënë shumë gropa ai.

Edi Rama: Lëre shumë gropa, nesër gropa e mbyllur Rakip. E di ti!

1 komente në ““O Rakip rregulloje këtë gropën”, porosia që Rama i la kryebashkiakut të Kamzës”

  1. Naltmadhnia says:

    Deliri i madhështisë !?
    Ky është ne fazën fluturo..
    Thua se pushtetin lokal de jure e manaxhon ky.
    Dhe se Rakipi është jo një i zgjedhur drejtëpërdrejtënga votat e njerëzve por është çeri i ketij..
    Po pse nuk ja the deri dje Xhelalit keto mo..
    Ky është realiteti shqiptar me këtë kastë politike.
    Se sa i pavaruar është pushteti lokal.
    Dhe ketyre që ju duket vetja gjithçka..
    Mbasi kanë ngjit majat e piramidës ..
    Sindomi i 1-shit.
    Mbas naltmadhnisë Ahmet, shokut Enver. zoti Sali, zoti Ilir, zoti Luli, zoti Monika, zoti Edi..
    Keta qenkan të gjithanshëm merr jahu..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje