Nga Shpëtim Nazarko
Kryeministrit nuk iu deshën më shumë se një minutë, për të vështruar situatën te Nënë Tereza. E quajti katastrofë dhe grumbullim si në stacion treni njerëzinë, që vinte vërdallë përreth sheshit, e nëpër pavijonë.
Sikur të kishte hyrë në urgjencë, mund edhe t’i dukej, sikur shikonte skena nga Beteja e Vaterlosë. Po pak më keq akoma. Dhomat e urgjencës që duhet t’i ngjanin një spitali fushor, ku të gjithë shtrihen në një vijë, a në një mënyrë që të kontrollohen nga një sy i vetëm, janë projektuar për të krijuar një labirint, nga ata që përdoren për të zgjidhur kuize reviste…E shoh shpesh me trishtim këtë skenë, kur shkoj të çoj prindërit e mi, pleq të vjetër…
Te Nënë Tereza, hyjnë gati 5 milionë njerëz në vit, po tu besojmë statistikave. Privati që është më i mençur se shteti, vuri dikur një tra tu merrte nga 1000 lekë të vjetra secilit. Para një viti, shteti e mori fuqinë në dorë dhe thonë veç nga trau, fitohen 100 000 dollarë në muaj.
Fitore e madhe apo jo? Jo dhe aq, sepse ndërkaq, këta 5 milionë njerëz që vërviten pa mbarim gjithë vitin në oborr e korridore tek të sëmurët, sëmuren vetë, apo sëmurin këta të fundit.
Në urgjencë ka dhjetra e qindra të tjerë në çdo minutë. Se, Tirana nga mblidhen gjithë rrethet, ka jo shumë urgjenca. Ndoshta, ajo është e vetmja. Nuk e di mirë, thonë do bëjnë të tjera, po avash avash…..
Po nëse syri i Kryeministrit, do të vinte re pak më matanë spitalit, do të shihte me dhjetra farmaci që janë gati tu shërbejnë atyre që me receta në dorë, blejnë si për në një betejë luftarake, gjëra që ndonjëherë nuk gjenden në spital. Janë aq shumë farmaci, sa më kujtojnë një rrugë midis Fushë Krujës dhe Kamzës, që ka nja njëqind mobileri në një gjatësi, as dy kilometra. Mund të hynë të dy rastet, në Giness.
Folur me shprehjen e Kryeministrit apo Gjeneralit që i hedh një sy betejës ku nuk ka armiq gjëkundi, le të themi … Katastrofë. Folur me ironinë e Kadaresë te “Viti i mbrapshtë” duhet thënë
Rrëmullë e shkuar rrëmullës, or bir!
Gjendjen e konstaton jo vetëm Kryeministri, jo një gazetar, po çdo njeri i thjeshtë që kalon në mes të kësaj batërdie. Puna është si shërohet, se pamja nuk është produkt tërmeti, që i zë njerëzit në një sekond.
Oborri i madh, mund të rregullohet brenda pak ditësh. Do të mjaftonte një tip parking që mund të ishte shumë katësh, si e kanë shumë spitale në botë. Zinte më pak vend dhe fitoje prapë para. Urgjenca mund të kishte jo një, po disa, që të shpinin në gjithë pikat hyrëse të kryeqyetit nga veriu në jug, a nga lindja në perëndim.
Nuk ka aparatura thua për kaq urgjenca? Besoj që po të hyjë tamam Kontrolli i Shtetit, do të gjejë aparatura dhe në qese të pahapura, e të papërdorura në bodrumet e spitalit. Sepse, sot në kohën e botës së konsumit, ato dhe t’i falin për të mos thënë shpesh. Po me kushtin t’u blesh preparatet, siç bëjnë ata që të falin ekspresin nëpër zyra.
Rrëmujën e njerëzve që shtrojnë të afërmin, mund ta zëvëndësosh me një qendër ku shpërndahen pacientët. Afërsisht si ajo që të pret te zyra afër drejtorit, kur do ta takosh, po që të shërbejë për tjetër gjë. Për të marrë leje të hysh apo jo te drejtori, po si të zësh pavijonin përkatës.
Nuk ka menaxhim thua? Natyrisht kjo është më e thjeshta për tu konstatuar. Po a rregullohet? Natyrisht. Mjafton që të dërgosh njeri jashtë që të shohë, e jo të bredhë për vizita turistike, po për të kuptuar si menaxhohet një spital….
Po, a kemi hyrë te thelbi i çështjes? A i kemi mirë spitalet tona? Besoj jo dhe do ti kemi dhe ca më keq nesër sado të investohet Edi, a qeveria e tij dhe sado mirë të jenë në krahasim me një dy apo tre vjet më parë. Thelbi është te sistemi. Këtu si i bëhet?
Spitale pa lekë? Apo pa lekë dhe të lidhura me Fond solidariteti siç bëhet tani?
Kur të vjetrit kujtojnë kohën e Hoxhës, ku nuk ekzistonin problemet e sipërme dhe në spital shtroheshe pa lekë, ti thua. Po po, Enveri i bënte mirë këto punë.
Kështu mendoja dhe unë kur një ditë tim eti, një antienverist i thekur, po i mburresh nga ana e tjetër e gardhit, një plak i drejtimit të kundërt.
E kishe dhuratë nga Partia shëndetin. Pa lekë spitalin eee… Hë tani.
Po- u përgjigj im atë. Po pa lekë ishte. Po nuk e di ku i gjente Partia lekët që na e bënte këtë dhuratë… Këtë po munde ma thuaj…
U kthjellova në vend. Thelbi ishte i thjeshtë. Hoxha kishte siguracion shëndetsor të detyruar, po nuk ta shkruante në llogarinë e taksave …
Thelbi është siguracioni. Jam i bindur, se problemet tona, nuk zgjidhen as me ndërtesa dhe aparate të reja që dhe ti falin në këmbim kushtesh. As me spitale të huajsh, që duhet ti mbash me donacione shtetërore, Dhe ato do kenë fatin e spitaleve të huaja, që erdhën pas 90-tës. Nuk do vdesin për një a dy vjet, si rezultat i donacioneve të shtetit, por për tre a katër vjet, kjo është e sigurt. Ndoshta, vetëm rreth 5 përqind e popullsisë ka mundësi të shkojë atje… Dhe kjo, kur është vetëm keq, apo në prag të vdekjes.
Thelbi është prapë në pyetjen. Si t’ja bëjmë?
Po marr guximin, ta ribëj këtë propozim që e bëra dhe 6 vjet më parë.
Nëse Shqipëria do të ndërtonte, ta zëmë 6 spitale në rrethet kryesore të saj me nga 50 milionë euro secili dhe dy në Tiranë me nga 100 milionë do ti duheshin 500 milionë euro… Amerikanët thonë në studimet e tyre po t’i besosh një ish-ministri të Ramës, që tani i kam harruar dhe emrin thoshte duhen 300.
Mund të shkojë te Siemensi dhe t’i kërkojë tua bëjnë nga dyshemeja në tavan, me gjithë pajisje e shërbim ndihme.
Mirë mirë, po ku ti gjejmë këto para, se Siemensi është me vrap gati.
Shkoni në Bankë. Nëse nuk u pëlqen ajo, shkoni te kasat gjermane të siguracioneve. Kërkoni 500 milionë dhe do t’u marrin një miliardë për 20 vjet me interesat brenda. Do t’ua japin menjëherë, po kur t’i tregoni plan biznesin ama..
Dmth. do t’u ktheni 50 milionë euro në vit, apo 4 milionë në muaj.
Me këtë plan minimal biznesi, çdo shqiptari do t’i duhej 1 euro në muaj, për të pasur spitalet më të mira në botë. Aq sa bën parkimi te ai spitali, ku çdo shqiptar vete njëherë në muaj dhe ia mbajnë te trau.
Dhe mos ti paguanin 50 përqind të shqiptarëve këtë 1 euro në muaj, qeveria ka ku t’i gjejë dy milionë për bankën, po 500 milionë euro, nuk i gjen dot kurrë…
Dhe nëse doni ta shtrini shembullin edhe te ilaçet, shkoni prapë te Kasat gjermane. Bashkëngjitjuni koncerneve të mëdha, me ndihmën e tyre, e me të njëjtën teknologji, do të merrni për një a dy euro në muaj ilaçet më të mira në botë. Se kështu do të blini mall shumice dhe te baballarët e mjeksisë, jo ku mundni, e me kë mundni.
Po me tre euro për person, do të keni spitalet dhe ilaçet më të mira në botë. Po nuk deshët vazhdoni… Do të biem pre e monopoleve dhe grabitqarëve, që vetëm rrënojnë dhe vdesin Shqipërinë.
Shteti jep 350 milionë euro në vit për shëndetësinë. Është prapë shumë keq. Një zot e di sa nxjerrin vetë shqiptarët nga xhepat e tyre… Ndoshta po aq sa qeveria…
Nga ky 350 milionë, 50 milionë, do të mjaftonin të kishin qenë mjaft për të pasur spitalet më të mira në botë…. 300 të tjerat mjaftojnë apo kompesojnë ilaçe, e rroga për infermierë e doktorë. Nesër do keni më shumë…
Thelbi është te menaxhimi ndryshe. Nuk mund të vazhdojmë me bërjen e një buxheti komunist, i cili mbledh taksa dhe në fund të vitit fillon e nxjerr nga thesi, thërrime të pafundme, të cilat bien në duar menaxherësh, apo me gjuhën e popullit, në duar ustallarësh.
Po vazhduam kështu, pra me këtë mënyrë menaxhimi, do të meritojmë fjalët e një miku që thotë duke qeshur, e duke qarë…
Këtë lloj teknike menaxhimi, si tek ne, ku ende vazhdon bërja në formë e përmbajtje komuniste e buxhetit, po ta përdorësh edhe në Sahara ku është rëra e tërë botës, do të shkosh vetëm në një përfundim. Pas disa vjetësh në Sahara do të importojnë rërë…(konica.al)
Edi, katastrofë është pak të thuash, është thjesht kasaphanë…
Po kështu është o Shpëtim.
Kur ministret i zgjedh mbi baze të kritereve të tjera dhe jo profesionalizmit..
Diku një e vënë për ti çuar ca lule (komplet e stisur si histori) Edit.
Shpërblehet nga zero në drejtoreshë spitali për të justifikuar më vonë emërimin si ministre..
Veç per profesionalizem që nuk është ajo aty..
Ishte e para që doli pas tërmetit dhe ëëëë..
Kuptohet që ho vetëm nuk kishte çfarë te thonte por edhe s’dinte..
Tall trapin Saliu, Luli, Monika dhe Tit Vasili me ministret e Edit..
Nazarko
Po nese rama ben kete qe thua ti
Ca do vjedhi
Mese do e paguaje top channel, klanin, vizionin edhe ty o shpetim?
Sa vjedh ed rama ne vit saliu i keq nuk jam i sigurt ne i ka vjedhur ne 8 vjet.
Prandaj boll se na e shpife , je bere si ngjela
Nazarko me dukesh se nuk je mire !
Tirana eshte si kucedra,ka gllaberuar cdo gje.
Ne QTSU mund te rregjistrohesh si ne BE,paraqitesh tek mjeku specialist,ne fund te thote ,do te lajmerojme….Prit gomar te mbij bar..
Kane kaluar 5 vjet,e zgjidha korekt me spitalin privat.
Nje zonje me tregonte se me nje sy nuk shikonte mire ,me tjetrin shikonte mire,I njejti mjek I kishte operuar,por tek privati dha resultat…Mjeku ishte dhe pronar dhe ne shtet..Ju duhet ngritur rroga.
Ky është i ditur shumë.
Duke u plak e duke u rrjedhur!
Kjo behet me e dukshme, sidomos, kur je *lepires i qeverriut te radhes….
…………..
Meqe kujtove Enverin, dhe babain tend antivenverist, ….ke te drejt.
Edhe ateher sherbimi shendetsor financohej nga buxheti i shtetit….pra nuk *binte nga qielli.
Dhe si e till nuk mund te ishte falas, domethene kishte kosto ta mbaje ne kembe sistemin Shendetsor, se nuk ishte sistem Fallxhor!!!
………
Problemi qendron tek fakti qe ne Sistemin e asaj kohe gjeje derman ne spitale, o Derman!
Ateher shum pak vet shikoje spitaleve, edhe pse ishim rreth 4 milion ateher e sot vetem 2,5.
……….
Ateher, ne kohen e Qoftlargut, si thua ti me tetat, ne spital vente vetem i smuri, dhe te tjeret venin ne pune se…..Sistemi funksiononte.
………
Slt, o Llazarko,
Paguan nga siguracionet,
Paguan nen dor
Mban dhe nja 10 veta nga mbrapa, diten dhe naten, dhe nuk gjen derman, se sistemi nuk funksionon…..o Llazarko.
……….
Ateher, ne kamunizem, o Llazarko, edhe pse Ty, Tyteti, Meros, mua dhe ketij qe vesh chitjane, nuk na pelqen ta themi, Sistemi Shendetsor funksiononte pothuaj perfekt….
……..
Per ty si gazetar, me nje far moshe, si opinion beres, nuk eshte mir te shash te shkuaren, por te merres me te tashmen dhe te propozos zgjidhje per te ardhme .
Sot Biznesi i shendetsise, ofron vech perfitime per ologarket dhe koncesionaret e shendetsis te tipit Beqo….dhe ti nuk ke asgje per te then per kete fakt ndyresisht te rende….o Llazarko
Ke te drejte
Ndjes per pjesen e par te komentit(Jo se i behet von Nazarkos!)
E kuptova gabim propozimin e Z. Nazarko.
Nazarko ka dhe nje gje me te thjeshte : po te kene mundesi qe shqiptaret te punojne, atehere zgjidhen te tera.Do kete me shume para per spitale,shkolla,etl. Tani kemi RILINDJEN URBANE,
Besoj e di, por edhe ti duhet te shkruash dicka here mbas here.
Po sikur ne vend te investimeve, Shpetim, te investojme tek personeli? Po sikur ne vend te Tenderit qe beri Ogerta per shefat e sherbimit te emerohen ata qe kane nje plan te mirefillte sherbimi spitalor? Po sikur ne vend te mjekeve qe punojne vete dhe i detyrojne pacientet e QSUT te firmosin per t’u shtruar tek spitalet pirvate ku punojne te punesohen mjeke qe punojne vetem ne QSUT? Po sikur te mos lejohen mjeket qe te japin receta te fryra sipas kompanive farmaceutike qe i paguajne me leke, me materiale ose me paketa pushimesh? Ose tek e fundit, po sikur t’ua rritesh me ligj rrogat e i njejti ligj te shprehet se mjeku qe kapet me korrupsion te mos dale me nga burgu?
Bota e ka zgjidhur me siguracion, por funksionon struktura e ketu nuk funksionon asgje. Dhe Edi e di mire se si eshte gjendja se nuk eshte qorr e shurdh, por shtirja e tij ka arritur kulmin. Sherbimi shendetesor eshte shteteror ne shume vende por e rregullon ligji e jo paaftesia e militantizmi partiak. Prandaj ikin njerezit, kjo eshte kryesorja. Po thuaj qe ketu eshte prishur njeriu bashke me sistemin. Jo gorrica pikela qe thua per milione sikur jane gure zalli. Hajt, tung!
Shpetim, ke te drejte, po kujt ja thua. Kujton se nuk e dine zgjidhjen. Po pastaj cfare fitojne? Vetem me rrogen do rrine ministra e drejtore. E dine se me gjermanin e rregullojne shendetesine, por pastaj nuk ka tendera. Behet tenderi per aparatura moderne me vlere 10 milion euro dhe merren aparatura te dhjete viteve me pare qe i blejne 3 milione. 7 milion futen ne xhepa te disa zyrtareve duke filluar nga ministri. Sigurisht kur ministrit nuk ja hedh dot, sepse kur eshte ministre ndonje cupeline, ate nuk e pjerdh kush dhe nuk i japin as nje kafe.
Pyet Titin po deshe. Pa le pastaj tenderat me rikonstruksione dhe ilace.
Po kjo pune keshtu do shkoje derisa te ndahet puna e mjekut, o ne shtet o ne privat. Sepse doktoret tane punojne deri ne oren 11 ne spitalin a kliniken shteterore, me pas shkojne ne spitalin a kliniken private.
Prandaj askujt brenda sistemit nuk i intereson ta permiresoje punen. Kerkon te mbetet keshtu sic eshte.
Dhe doktori ne Shqiperi mer tre here me teper leke se ne Gjermani.
Me kliniken private.
Fol ti po deshe. Askush nuk do tja dije.
Shum mire i ngre problemet Ne amerikke edhe i sikuruar te jesh kur shkon te vizitohesh do paguash dicka te specialisti diku 35$Une mendoj se dhe ketu mund te paguhet egzaminimi psh 20 apo 30 perqind e vleres te privatit dhe te egzaminohesh ne kohe e cilesi si te privati NDONJE mund te me shaje per kete ide por po te gjykosh me qetesi te del me mire psh per te vene 1 unaze privati te mer 5000 euro ne shtet kur te vij radha ke vdekur nuk do ishte me mire te paguaje 2000 euro ne shtet e te mbaroje pune si te privati Kush nuk ka le te presi radhen si tani Por per shendetin te gjith paguajn shikoni spitalet private jane plot.POte behet me pagese te gjithe pacientet ven ne shtet dhe dalin te dy palet te fituar
Ska gje se qeveria ka Amerikanin e Gulenit…….
Edhe Nazarko ben pjese e sistemit gebelsian te Rames,qe te beje sikur te kritikon,por pa te vene gishtin ne plage!
Shendetesia eshte bere han me shume porta dhe per kete fajin e ka Rama!
Pervec mjekeve dhe infermjereve,qe marrin rroge tek shteti,te gjithe te tjeret neper spitale i ka ne dore per t’i mjele privati!
Te gjitha sherbimet e meparshme qe i bente spitali e shteti,tani i jane dhene privatit,qe pervec shpenzimeve ka brenda dhe fitimin e ti,bile edhe kafen per ministrin apo kryeministrin!
Jane privatizuar laboratoret e analizave, furnizimi me ilace,kontrolli i ilaceve,ushqimni,pastrimi i mjediseve te brendeshme e te jashtme,rojet neper hyrje,parkimi ne oborre,check up neper qendrat shendetesore,sterilizimi i seteve kirurgjikale,etj,etj!
Per te gjitha keto shteti harxhon shuma kolosale sa per te mbajtur ne kembe sherbimin shendetesor me te kushtueshem ne Europe!
Pse dikur keto sherbime i kryente shteti fukara,ndersa sot shteti eshte bere hovarda me leket,ne vend qe te shtonte personelin,aparaturat dhe t’i blinte vete ilacet?
Pse duhet ta ruaje deren e pavionit nje polic privat kur fare mire keta mund te ishin personel spitali,duke iu rritur rrogen me shume se sa t’i jepet fitim privatit?
Ne Tirane ka vetem nje urgjence ne spital ku mblidhen nga gjithe Shqiperia,se Rama ka interes me shume te hedhe 1 miliard euro per 100 fshatrat turistike totalisht te braktisura se sa te ndertoje urgjenca ne cdo cep te Tiranes sic e ka gjithe bota!
Kam 4 muaj ne SHBA dhe me qelloi te therrisnim sherbimin e urgjences ne nje qyteze te vogel prej 30 mije banoresh ne Michigan dhe per habine tone trokiti dera pas 3-4 minutash nga lajmerimi yne!
I pari hyri ne dere sherifi me 4 police te tjere per te verifikuar se per cfare ishte kerkuar urgjenca dhe me lejen e tyre hyne brenda edhe 5 mjeke apo infermiere,te gjithe me canta te medha me pajisje sikur do benin ndonje operacion fushor!
10 vete per nje urgjence,qe pasi bene matjet e nevojshme,perpiluan dokumentin e nevojshem etj dhe pastaj u larguan me kerkjesen ne se donim sherbim spitalor te metejshem apo mjaftoheshim me kAq sa bene ata!
mbetem te respektuar,te kenaqur dhe te mrekulluar nga nje sherbim kaq perfekt shendetesor!
Rama,Veliaj e te tjere,vertet bredhin neper bote,por jo per te mesuar se si i kane organizuar te tjeret punet e shtetit,por ata bredhin vetem per te dale ne foto me ndonje lider,qofte edhe tek dera e wc-se apo per te marre ndonje certifikate te porositur vete me pare nga ata duke e shitur si vleresim per punen e tyre!
Mortja qe nuk i ha keta antishqiptare!
Pyeteni Veliajn,se pse ne Tirane nuk ka sistem te sakte adresash?
Se ai me shume di per pemet e mbjella se sa per njerezit dhe adresat e tyre!
Driniit,
Mendoj se para se te etiketosh dhe te permendesh Gebelsin, do te ishte mire te perdorje Kripe te jodizuar. Kjo dp te bente te kerceje me pak dhe te kuptoje me shume, cfare thone te tjeret, Une kam punuar ne Gjermani shume vite me pare ne spital. Dhe Sistemi gjerman shendetsor atehere po dhe tani besoj, pavaresisht Reformes se Obames, eshte me diference nga ai amerikan, sa eshte ky i fundit nga ai shqiptar. Them sistemi dhe jo aparaturat qe Amerika mund ti kete me te mira…. Ne Gjermani kombinohet edhe shteti dhe privati , Po thelbi mbetet siguracioni, i cili eshte vene ne themel te sistemit gjerman thuajse qe nga koha e Bismarkut , pra nga nje kohe, kur amerikanet canin zorret e njeri tjetrit ne Lufte civile.
Meso nga pak, para se te etiketosh te tjeret dhe perdore Kripen e jodizuar. Me beso, do te bente shume mire. Do etiketoje me pak dhe do ishe i afte te kuptoje me shume.
Nazarko!
Edhe repliken tende ndaj komentit tim e bere si gebelsian i Rames!
Asnje nga faktet qe rreshtova une nuk nuk atakove,por fund e krye tjerr lesh me historira pleqsh,nga lufta civile ne SHBA apo nga Gjermania e sotme!
Te fola per Shqiperine o Nazarko dhe po munde me kundershto ekonomikisht se privatizimet skandaloze te te gjitha sherbimeve shteterore e kane kthyer shtetin e Rames ne nje taksidar i kohes otomane,prandaj ketij shteti nuk i behet vone se cfare behet me lekun e popullit!
Permende sherbimin mjekesor socialist falas ,qe te sherbente perfekt deri ne fshatrat me te largeta,por nuk analizove se pse sot shqiptaret vijne te gjithe ne Tirane per vizita e mjekime,pavaresisht se Rama u keput se dale ne foto para aparaturave te reja e moderne qe kushtojne sa qimet e kokes,por qe per te bere nje rezonance magnetike ne Tirane,te duhet te zesh radhen qe nga mjeku i fsmiljes,mjeku specialist e deri sa te besh rezonancen afersisht 12 muaj!
Ndersa ne SHBA kete rezonance une e bera brenda dites ,sepse atje privati i njeh sigurimet shendetesore te qytetareve dhe nuk ekzistonte fare nevoja per mik si ne Shqiperi!
Besoj se e ke lexuar denoncimin e mjekut urolog te QSUT,per korrupsionin kriminal te koncesionit te sterilizimit te seteve kirurgjikale, qe nga 2.4 euro qe kushtojne realisht,shteti u jep 190 euro per set!
Dikur vareshe ne litar po te beje kete veprim,ndersa sot Rama hesht dhe Nazarko mertet me hallet e SHBA e Gjermanise!
Ulu me kembe ne toke Nazarko se burimi i te keqiave dhe asaj kasaphane qe na rrefen ti eshte vetem ne koken e Rames,qe si aktor ben sikur habitet me situaten ne urgjencen e vetme per 1 milion banoret e Tiranes,kur me pak euro mund te ndertoheshin 5-6 urgjenca ne periferi te Tiranes,afer banoreve sepse lali Eri dhe xhaxhi Edi u fali qytetareve mrekulline rrumpalle te quajtur sheshi Skenderbej,me i bukuri ne bote (hapu dhe te futen), duke e bere trafikur katastrofe per gjithmone vetem per nje parking privat!
komplet analizen e ke ne rregull, por harron nje gje. ky apo keta nuk duan ta zgjidhin kete pune, se po te duan ne mos menyra jote ka edhe te tjera. ceshtja eshte se nuk duan, apo se nuk i le ai qe drejton marionetat, serbi apo greku.
Problemi qendron edhe tek ky artikull ku nje analist ben nje analize te “ qarte” e te “ thjeshte” , “ ekonomike – praktike” se si mund te ndertojme spitale e ti mbajme ato. Kjo mendesi kur jo specialistet por “ te gjithe diturit” mund te bejne gjithshka mbizoteron edhe ne shtet. Akoma nuk flasin specialistet apo nje bashkim i tyre. Ndoshta nuk kemi te tille por kjo s’do te thote qe vendin e tyre ta zejne analist-opinionistet qe shkruajne artikuj sikur po diskutojne per cmimin e kafes qe pine ne mengjes ( besoj qe edhe per te po kodra pas bregut flasin).
Bravo Artur,qe i kundervihesh Nazarkos qe merr guximin e i meson kryeministrit se cfare te beje!
E kush eshte Nazarko?
Nje cope opinionist!
Dhe kujt ia thote?
Njr kryeministri piktor!
Ha ha ha haaaaaa!
I dashur Shpetim! Nje i internuar nga Savra,api nga sektoret e tjere te NB-se, merrte ne Spitalin e Lushnjes tere kujdesin e pakufizuar shendetsor dhe te pa kushtezuar te te tere personelit heroik te Spitalit te Lushnjes. Nuk kam degjuar, madje as i ka shkuar ne mendje ndonje mjeku, t’i thoshte nje te internuari : “Ik i deklasuar, ik i internuar se nuk te sherbej !”.Sikur te ndodhte keshtu, e di ku shkonte ky mjek? Tek “shtate penxherete”, nuk e shikonte me driten e dielllit. Ketu ne emigracion.nje e internuar nga Lushnja, kur mori vesh se isha miku i nje kirurgu atje me mori per qafe dhe me tha: Me ka shpetuar jeten Dr. … Shpetim i dashur! Te ndjek ne shkrimet e tua, por duhet te pranojme se sistemi shendetsor ne Diktature ishte perfekt.
Problemi eshte se keta nuk duan te bejne spitale, por te vjedhin buxhetin. Ja atehere pse ndryshon sjellja dhe qasja ndaj problemeve. Ah… edhe nje gje tjeter; koha (ne pushtet) eshte shume e shkurter qe edhe te vjedhesh edhe te ndertosh. Me mire nje vjedhje te shpejte qe “shpeton” familjet e tyre per jete.
Epilogu; disa eksponente te PS ne durres, por cuditerisht edhe te PD po hane neper restorante me leter-bonuset e te demtuarve nga termeti. Nuk e di nese ka vend per idete qe ofron per zvjidhje Nazarko!?