Viti 1946, kur regjimi komunist me alibinë e “ndërrimit të monedhës”, zhvati tregtarët dhe pasanikët shqiptarë

15 Dhjetor 2019, 10:49Politika TEMA
Viti 1946, kur regjimi komunist me alibinë e “ndërrimit të

Memorie.al publikon historinë e panjohur se si në kuadrin e “reformave të mëdha që po ndërrmerrte pushteti popullor për rritjen e mirqënënies së popullit”, në vitin 1946, qeveria komuniste e Enver Hoxhës nxorri një dekret-ligj për ndërrimin e monedhës. Sipas atij ligji, çdo shtetas shqiptar kishte të drejtë të këmbente në Bankën e Shtetit deri në 5000 franga, dhe çdo sasi tjetër mbi këtë shumë, sekuestrohej menjëherë. Ata që do tentonin të fshihnin paratë, i jepeshin Gjyqit Ushtarak si sabotatorë dhe me këtë alibi, regjimi komunist zhvati të gjithë tregtarët dhe shtresën e pasur të familjeve shqiptare të asaj kohe si dhe monedhat e huaja që disponoheshin nga një numër i madh shtetas të huaj që ndodheshin asokohe në vëndin tonë, si: italianë, gjermanë, grekë, maqedonas, malazezë, serbë, polakë, austriakë, etj.

Nga Dashnor Kaloçi

Që me ardhjen e saj në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, ndër hapat e parë që ndërmori qeveria komuniste e Enver Hoxhës, në kuadrin e “reformave të mëdha të pushtetit popullor për rritjen e mirqënies së popullit”, ishte dhe aksioni i sekuestrimit e mbledhjes së floririt ndaj të gjithë atyre shtetasve shqiptarë dhe të huaj që dispononin sadopak nga metali i çmuar. Fushata e mbledhjes së floririt e cila u zbatua me masa represive, si: arrestime, burgosje, tortura, internime dhe deri ekzekutime pa gjyq, më së shumti ra mbi kurrizin e tregtarëve, pasanikëve dhe familjeve të mëdha shqiptare që dispononin sasira të konsiderueshme ari në monedha, bizhu, etj, të cilat i kishin vënë ato me djersë nga puna e kryer ndër vite, apo i kishin trashëguar. Në këtë kohë, shumë prej tregtarëve dhe pasanikëve shqiptarë, për të shpëtuar ç’të mundnin nga pasuria e tyre, filluan të thyenin floririn duke e konvertuar atë me para. Por edhe kësaj metode, qeveria komuniste e Enver Hoxhës ia gjeti “ilaçin” dhe në vitin 1946, ajo nxorri dekret-ligjin për ndërrimin e monedhës, me anë të së cilit, të gjithë shtetasit shqiptar ishin të detyruar që të paraqiteshin pranë degëve të Bankës së Shtetit Shqiptar, për të këmbyer paratë e tyre. Shuma më e madhe që lejohej të këmbëhej për çdo person apo kryefamiljar, ishte deri në 5000 franga.

Dhe çdo sasi tjetër që kalonte mbi këtë shumë, sekuestrohej nga shteti pa të drejtë kthimi. Po kështu, në atë dekret-ligj që hyri në fuqi menjëherë në 11 korrik të vitit 1946, për të cilin qeveria komuniste e asaj kohë midis të tjerash shprehej: “Heqja nga qarkullimi i monedhës së vjetër të cilën e kemi trashëgim nga okupatori fashist dhe zëvëndësimi i saj me monedhën e re të Bankës së Shtetit Shqiptar është një hap përpara drejt rimëkëmbjes, dhe forcimit të ekonomisë s’onë, është një hap me shumë rëndësi të madhe për të mirën e popullit i cili sot e tutje do të ketë monedhën e tij”. Në këtë ligj sanksionoheshin qartë edhe masa të rrepta ndëshkimore për të gjitha ata shtetas që do të fshihnin të ardhurat e tyre, apo që do t’ua jepnin të tjerëve paratë për t’i këmbyer. Ata do të quheshin sabotatorë dhe do t’ju jepeshin për gjykim Gjykatës së Lartë Ushtarake. Këto alibi të përdorura nga qeveria komuniste e Enver Hoxhës në fillimet e ardhjes së saj në pushtet, të cilat nën petkun e reformave që u propaganduan se ndërrmerreshin “për rritjen e mirëqënies së popullit”, bënë të mundur sekuestrimin e zhvatjen e floririt e parave të të gjithë atyre shqiptarëve të pasur, që kishin vënë pasurinë e tyre me djersë apo e kishin trashëguar atë nga të parët e tyre. Lidhur me këto metoda që qeveria komuniste e Enver Hoxhës i zyrtarizoi me miratimin e disa dektret-ligjeve nga Kuvendi Popullor i asaj kohe, bën fjalë artikulli i mëposhtëm, i cili është shkëputur nga gazeta “Bashkimi” e datës 15 korrik të vitit 1946.

 Gazeta “Bashkimi”: Monedhë të shëndoshë për popullin

Edhe një masë tjetër e rëndësishme për të mirën e popullit t’onë iu shtua reformave të mëdha dhe masave të tjera që ka mërrë deri më sot Pushteti Popullor. Heqja nga qarkullimi i monedhës së vjetër të cilën e kemi trashëgim nga okupatori fashist dhe zëvëndësimi i saj me monedhën e re të Bankës së Shtetit Shqiptar është një hap përpara drejt rimëkëmbjes, dhe forcimit të ekonomisë s’onë, është një hap me shumë rëndësi të madhe për të mirën e popullit i cili sot e tutje do të ketë monedhën e tij, monedhë e sigurt, e fortë dhe e garantuar nga Pushteti ynë Popullor dhe të mbështetur në fuqinë ekonomike dhe në paratë e vëndit t’onë si dhe në rezervën e arit që ka Banka e Shtetit. Monedha e re e Bankës së Shtetit Shqiptar do të këmbehet me një shumë 100 franga të vjetra, baraz me 20 franga të reja. Do të mbeten akoma në qarkullim monedhat e vogla të vjetra prej 20 frangash e poshtë, të gjitha me një vlerë të zbritur pesë herë. Shkëmbimi fillon sot dhe mbaron në mesnatën e datës 14 korrik 1946; prej kësaj date e tutje monedhat e vjetra prej 20 frangash nuk shkojnë më. Shkëmbimin sipas dispozitave të Dekret-Ligjës nr. 265 dhe të Urdhënesës së ditës së sotme të Ministrisë së Financave, bëhet pranë degëvet të Bankës së Shtetit Shqiptar, ose pranë zyrave të shkëmbimit të hapura apostafat për një qëllim të tillë në qëndra ku nuk ka dega të Bankës.

 Për këmbimin e parave duhen edhe triskat e sheqerit

Çdo kryetar familje i paisur me triskën e sheqerit derth pranë degës së Bankës ose zyrës së shkëmbimit shumën që posedon dhe kundrejt saj merr shumën koresopndonjëse në monedhe të re. Për fshatërët në këto kohë punrash të mëdha bujqësore, pushteti i ynë i ka parashikuar t’u bëjë lehtësi duke disponuar që n’emër të fshatit, t’i këmbejë paratë vetëm një njeri i cili do të ketë së bashku me triskat e sheqerit edhe një listë të gjatë të të gjitha familjeve që do të shkëmbejnë pare. Me zbritjen e monedhës Pushteti ynë ka parashikuar që të zbresë në propocion të barabartë çmimi i të gjitha sendeve të tregtisë, të gjitha taksat aktuale dhe të prapambetura, borxhet, qiratë, shërbimet publike e private, rrogat e nënpunsavet dhe mëditjet e punëtorëvet dhe çdo veprim tjetër financiar. Me këtë masë ruhet i paprekur ekuilibri i tregut t’onë dhe të gjitha marrëdhëniet financiare. Me një fjalë ky operacion nuk sjellë humbje asnjeri veçse dobin e madhe nga fakti se tani e tutje populli do të ketë në dorë një monedhë të vlefshme të sigurtë dhe të garantuar.

Puntori, p.sh. me mëditje që do të marrë sot e tutje, do të mund të përballojë, sot për sot, po aq nevoja sa ç’përballonte më mëditjen e mëparëshme para shkëmbimit të monedhës. Kështu me rradhë për nënpunësin, fshatarin, tregtarin, zanatçiun e çdo njeri tjetër. Urdhëresa e Ministrisë së Financave dispononin që për çdo familje do të bëhet shkëmbimi i menjëhërëshëm deri në 5000 franga kartmonedhë të vjetër; tepricat që kapërcejnë këtë shumë kalojnë në depozitë të frutëshme. Për nevojat e bujqësisë dhe të rindërtimit, këto depozita do të fillojnë të kthehen mbas mbarimit të afatit të shkëmbimit. Modalitetet e shkëmbimit do të caktohen me hollësi me urdhënesë të veçantë të Ministrisë së Financave. Kjo tregon se Pushteti ynë po mendon dhe po vepron gjithnjë për të mirën e popullit me këtë masë që synon që rindërtimi i vendit t’onë të vazhdojë të ecë me hapa sa më të shpejta kështu që do t’i sigurohet popullit një jetë sa më e lumtur dhe sa më e begatshme. Kështu do të ketë sa më shumë shkolla, spitale, ura, rrugë, dhe bujqësia do të përmirësohet sa më shumë në dobi të fshatit t’onë.

 Kush fsheh paratë, në Gjyqin Ushtarak si sabotator

Kundrejt atyre që do të mundohen të fshehin paret duke ua dhënë të tjerëve për shkëmbim me qëllim që shumat e tepërta të mos shkojnë në dobi të popullit për rindërtimin e vendit si dhe kundra atyre që do të pranojnë të këmbëjnë pare të tjetërkujt, Pushteti ynë Popullor do të marrë masa të rrepta duke ia referuar Gjyqit Ushtarak si sabotatorë të Pushtetit. Gjithashtu edhe kundra atyre që do të mundohen të shrregullojnë tregun duke refuzuar të nxjerrin për shitje sendet e tregtisë, Pushteti ynë parashikon, edhe për këta, marrje masash të rrepta duke i cilësuar sabotatorë të Pushtetit. Për një masë kaq të rëndësishme për mëkëmbjen e monedhës s’onë, për forcimin e ekonomisë dhe për rindërtimin e vendit t’onë të gjitha organizatat dhe i gjithë populli duhet të mobilizohet në mënyrë që shkëmbimi të bëhet sa më parë dhe sa më drejtë. Çështja këtu del edhe për fshatarët të cilët duke qenë larg qëndrave, duhet të informohen sa më parë për një masë të këtillë. Në mënyrë që këtyre të mos u mbeten pare pa këmbyer deri në afatin e caktuar.

 Dekreti i Kuvendit për zbatimin e ligjit të këmbimit të parave

Dekret. Nr. 94. datë 11 korrik 1946. Presidiumi i Kuvendit Popullor. Në mbështetje të art. 54. të Statutit të Republikës Popullore të Shqipërisë; Mbi propozimin e Qeverisë. Dekreton. Vënien në zbatim të Dekret-ligjës Nr. 265 d. 11 Korrik 1946, mbi shkëmbimin e bankënotave dhe çekëve monedhë të emëtuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe syrzharuar nga banka e Shtetit Shqiptar si dhe çekëve monedhë emëtuar nga Banka e Shtetit Shqiptar, me titull e përmbajtje si vijon: Dekret-ligjë Nr. 265 datë 11 Korrik 1946 mbi shkëmbimin e bankënotave dhe çekëve monedhë emetuar nga ish Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe syrsharzhuar nga Banka e Shtetit Shqiptar si dhe çekëve monedhë emëtuar nga Banka e Shtetit Shqiptar.

Neni 1.

Tërhiqen nga qarkullimi; Bankënotat prej franga 20 dhe 100 vënë në qarkullim nga ish Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe syrsharzhuar nga Banka e Shtetit Shqiptar. Çekët monedhë prej fr. 20-100-200-500-1000-200 dhe 5000 emetuar nga ish Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe syrsharzhuar nga Banka e Shtetit Shqiptar. Çekët monedhë prej fr, 100-200 dhe 500 emëtuar nga Banka e Shtetit Shqiptar mbi formular të ish Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe mbi formular të saj.

Neni 2.

Bankënotat dhe monedhat metalike të emetuara nga ish banka Kombëtare e Shqipërisë prej fr. 5-2-1-0,40-0,20-0,10, mbeten përkohësisht në qarkullim në këto vlefta:

Ndërsa monedhat e tjera metalike divizionale humbasin vleftën legale të qarkullimit.

Neni 3.

Banka e Shtetit Shqiptar autorizohet të verë në emisionë zëvëndësim të kartëmonedhave që përmënden në nenin 1, bankënota të reja me premje prej fr. 500, 100, 200, dhe 5. Afati dhe dita e fillimit të shkëmbimit për të gjithë Shqipërinë do të caktohet nga Ministrija e Financavet. Mbas këtij afati kartëmonedhat e përmëndura në nenin 1 humbasin vleftën legale të qarkullimit.

Neni 4.

Raporti i shkëmbimit të kartëmonedhave të vjetra me monedhën e re të Bankës së Shtetit Shqiptar caktohet në 5 me 1.

Neni 5.

Për efekt të kësaj Dekret-ligje konsiderohen vetvetiu të zvogëluara qysh nga dita e parë e shkëmbimit në propocjon 5 me 1 të gjitha raportet financjare si: çmimet e mallrave të çdo natyre qofshin (industriale dhe buqësore), shërbimet publike dhe private, qiranat, rrogat, debitë e kreditë e ndryshme, t’ardhunat financiare dhe shpenzimet të çdo natyre, taksat dhe çfarëdolloj erogacioni.

Neni 6.

Shkëmbimet do të bëhen pranë Degëve të Bankës së Shtetit Shqiptar dhe pranë zyrave të shkëmbimit që kjo ka për të vendosur për këtë qëllim. Ky shkëmbim me përjashtim të rasteve të justifikuara, është i detyrueshëm të bëhet n’ato qëndra shkëmbimi që ndodhen më afër vendbanimit të zakonshëm të prursave dhe do të kryhet me modalitete që do të caktohen me urdhënesë të posaçme nga Ministrija e Financave.

Neni 7.

Shkëmbimi i monedhave të vjetra me ato t’emisionit të ri të kryhet menjëherë kur shuma totale e paraqitun për shkëmbim nuk i kalon 5000 fr. (baraza me fr. 1000 vleftë në monedhë të re) për çdo familje. Kur nga një person paraqitet për shkëmbim shuma ma tepër se 5000 fr, teprica ndalohet pranë Bankës së Shtetit Shqiptar kundrejt lëshimit të një dëftese depozite, n’emën të poseduesit. Tepricat që kalojnë në këtë shumë, mbahen në depozitë të frytshme dhe do të përdoren për vepra rindërtimi. Këto depozita do të kthehen mbrenda një kohe që do të caktohet me urdhënesë të Ministrisë së Financave. Për nevoja të bujqësisë dhe të rindërtimit këto depozita do të fillojnë të kthehen menjëherë mbas mbarimit të afatit të shkëmbimit. Modalitetet e kthimit për çdo rast do të caktohen me hollësi nga Ministrija e Financave. Normave të fitimit nuk i nënshtrohen Entet Shtetnore, Ndërrmarrjet Shtetnore, Kooperativat, Sindikatat dhe Organizatat politike.

Neni 8.

Depozitat e krijuara pranë Bankës së Shtetit Shqiptar (depozita k/k, depozita kursimi, depozita në llogari të përkohëshme, urdhër pagesat e pa kryera, çekët etj) i nënshtrohen kufizimit të nenit 7 të kësaj Dekret-Ligje, për sa i përket tërheqjevt. Kur një person mban çekun pranë një Dege, më shumë se një llogari këto konsiderohen si një depozitë e vetme dhe i interesuari mund të tërheqë mbi to deri në shumën komplesive prej fr, 1000 monedhë e re. Po kështu konsiderohen edhe depozitat e çelura pranë Degëvet të ndryshme të Bankës së Shtetit nga një person i vetëm.

Neni 9.

Poseduesit e çekave bankare në franga të emetuara nga ish Banka Kombëtare e Shqipnis duhet të paraqiten për shkëmbim pranë Degavet të Bankës së Shtetit Shqiptar brenda kohës së shkëmbimit të kartmonedhës. Në mbarim të këtij afati poseduesit humbasin të drejtën e rimbursimit. Këto i nënshtrohen kufizimit të nenit 7.

Neni 10

Ministrija e Financavet ngarkohet të caktojë me një urdhënesë të veçantë kurset e reja që do t’aplikojë Banka e Shtetit Shqiptar në lidhje me arin dhe devizat.

Neni 11.

Kushdo që shkëmben ose tenton të bëjë veprime shkëmbimi për llogari të tjatër kujt, si dhe kushdo që shkëmben ose tenton të shkëmbejë me anë të tjetër kujt, përveç konfiskimit të kartmonedhës i referohet Gjyqit Ushtarak si sabotator i pushtetit në bazë të ligjës Nr. 21. datë 15.12.1944. Gjithashtu konsiderohen si sabotatorë  të pushtetit dhe do të gjykohen prej Gjykatave Ushtarake të gjithë ata që do të shkelin depozitat e kësaj Dekret-ligje si dhe urdhëresat që do të nxjerrë Ministrija e Financavet  në lidhje me zbatimin e këtyre dispozitave.

Neni 12.

Ky Dekret-ligjë, hyn në fuqi menjeherë.

Presidenti

 Omer Nishani d.v.           Sekretari Sami Bahiolli d.v.

 Tiranë më 11 Korrik 1946

 Regjimi komunist sekuestroi edhe monedhat e huaja

 Krahas sekuestrimit të floririt dhe parave që posedonin tregtarët dhe pasanikët shqiptarë në vitet e para pas mbarimit të Luftës, qeveria komuniste e Enver Hoxhës, “në kuadrin e reformave dhe masave të marra për rritjen e mirëqënies së popullit”, u kujdes që të mblidhte dhe të gjithë valutën e huaj e cila asokohe ndodhej kryesisht në duart e qindra shtetasve të huaj që asokohe kishin mbetur në Shqipëri, si: italianë, gjermanë, grekë, maqedonas, serbë, polakë, austriakë etj (shumica e tyre ishin arrestuar dhe ndodheshin në burgje), si dhe të tregtarëve shqiptarë që ndër vite kishin bërëv tregti me shtete të ndryshme të Europës dhe më gjerë, si: Greqia, Italia, Jugosllavia, Gjermania, Franca, Anglia, Turqia, SHBA-ja, Argjentina e deri tek Japonia e largët. Të gjitha monedhat e këtyre shteteve të ndryshme që siç thamë më lart ndodhej në duart e tregtarëve shqiptarë, qeveria komuniste e Enver Hoxhës mundi ta mbledhë me anë të një ligji të veçantë që nxorri asokohe. Me anë të atij ligji taksativ (të detyrueshëm), ajo ulte ndjeshëm kursin e monedhës së huaj gjatë shkëmbimit të saj me monedhën vendase shqiptare. Po kështu, dekret-ligji që detyronte shtetasit shqiptarë të shkëmbenin jo më shumë se 5000 franga të vjetra në këmbim të monedhës së re që emetoi asokohe Banka e Shtetit Shqiptar, (paratë e tjera mbi këtë shumë sekuestroheshin menjëherë), ishte i vlefshëm edhe për shtetasit e huaj që asokohe ndodheshin në Shqipëri. Lidhur me këtë, në dekret-ligjin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të datës 11 korrik të vitit 1946 (të firmosur nga kryetari Omer Nishani dhe sekretari Sami Baholli), si dhe në urdhëresën e Ministrisë së Financave që asokohe drejtohej nga ministri Ramadan Çitaku, ishte një nen i veçantë ku thuhej: “Nënshtetasit e huaj privat do të paraqiten me lejën e përkohëshme të qëndrimit”.

21 komente në “Viti 1946, kur regjimi komunist me alibinë e “ndërrimit të monedhës”, zhvati tregtarët dhe pasanikët shqiptarë”

  1. TinTin says:

    Kolera sllave vazhdon qe nga maji I 1944 deri sot.Referondum per Monarki me mbret Princ Leken e I dhe nxjerrjen jashte ligjit te partive kelyshe qe dolen nga ppsh qe nga 1991.

  2. h says:

    Te paktën nuk i vodhi për vete,si degjeneratat e sotëm.
    Në shqipëri,çdo sistem .ka qenë më i keq absolutisht se paraardhësi.
    E keqja muk ka fund.Kushedi çna pret.Ruajna zot.

  3. shqip says:

    Po ku eshte zhvatja ketu ? Ulej raporti i shkembimit 1 me 5. Po ashtu edhe çmimet, sherbimet, taksat etj. Sa per shumen e tepert mbi 5000 fr , shume mire ja kane bere. Shteti eshte populli, dhe populli duhet te kontriboje. Plus qe thuhej ne nje nga dekretet, ; do tu kthehet me rimekembjen e ekonomise. Pasaniket shqiptare e kishin lene vendin pa rruge, pa elektrifikim, pa asgje qe mund ta quaje shtet normal. Aq sa ne konferencen e Parisit, Enverit i thane :” Ju s’mund te quheni shtet se nuk keni as infrastrukturen me bazike per te qene te tille “. Tani njeri iken e merr arratine, e bashke me luge e pirunj boshatis edhe arken e shtetit. Te tjeret hapnin “varre, dhe aty groposnin floririn. Spekulantet, ajo kategoria me e urryer loznin me çmimet. Njesoj si sot, ku matrapaze e bastarde bejne te njejten gje. Nuk ka nevoje te zhvillojme imagjinaten se si e qysh ishte para 7 dekadash. Mjafton te shohesh sot dhe e ke ne pasqyre shqiptarin. Shume nga keta kane vene pasuri, “me djerse “thone ata. Ja ku jane, i keni para syve. Kostrutore ( pastrues parash te pista ), mafja e ndertimit. Rezultati 51 jete te humbura, mijra ne qiell te hapur. Qindra te plagosur. Dhe sikur te mos mjaftoje, keta pasaniket me djerse arratisen e nuk kane as adrese. Ti zesh me radhe kategorite ke frike se nuk ngelen shume qe kane punuar ndershmerishte. Doni te flasim per gjyqtaret, prokuroret apo per politik-hane te tipit Monika e Ilir presidhjeri ( floriri i Lalzit ) . Per ke doni? Doni per mafjen e kromit, naftes, apo per bluzat e bardha? Aha, doni per fabrikat e diplomave. Oh se harruam shitesit e armatimeve, qe zhdukin me nje te rene nje fshat te tere. Me thoni more njerez qe ju bie bretku ne kafene. Sa skafiste kane ngritur saraje me jete mjeranesh. Sa punetore te dalluar ne punet e bujqesise ka ky vend? E lulezuan Shqiperine nga Lazarati ne Tropoja. “Shqiperi e bukra e Evrops ” , do thoshte nje personalitet psiko-sadist ( SB) . Kjo ndodh sot, kjo ka ndodhur edhe dje. Ne forma te ndryshme kuptohet. Atehere , sidomos ne kohe lufte, keta shfrytzonin çdo hapesire per abuzime. Po, nuk mjaftonte kjo, shume u lidhen me pushtuesin, duke ju kundervene hapur levizjes per çlirim. Po te pakten mos ja ngrini vlerat ish regjimit me keto tituj. “Zhvatje”. Nga sa u pa ne keto 30 vite demon-krasitje, bllokmenet e kuq dolen me kepuce te kuqe nga sistemi qe lame pas. Dhe si per habi , ne keto vite, lulezuan brekegrisurit e tipit Frangaj, Fevziu, Bushati , Argita dhe Shkerdheni. Se mos mbaron me kaq ! Kemi Qim Peken.net, kemi Ilir Meten qe, nga student, pa bere asnje dite pune, behet deri ne president . Ne nje vend anormal duhen reforma anormale, ne kuptimin figurativ te fjales. Te mos harrojme qe Shqiperia ne 46 ishte vetem nje fshat i madh oriental. Gjykojeni vete si dhe pse u mblodh sasia e floririt dhe monedhat e vjetra qe krijonin varesi ekonomike dhe politike.

  4. Doda says:

    Po ikni ore mos na hani mut per cfar pasanikesh flisni , 5 veta kishin para ne kte vend ne at koh muti , te tjeret ishin te mbuluar me morra rrinin pa brek ishin mesjetar , ku ishin fabrikat uzinat kombinatet qe la ai sistem hajdutesh ne koh te zogut , nje fabrik mielli ne durres ishte vetem , pasaniket jan sot qe po ti mbledhesh parat qe kan vjedhur kto 30 vjet ngre shqiperin ne kemb 5 her , se kan vjedhur mi 500 miliard euro , vetem me shitjen e mallit te kohes PPSHs dhe materialet pa fund te uzinave fabrikave kombinateve ushtris me armatim mall e gje kalojn 500 miliard eurot fut dhe 250 miliard qe jan mar borxhe dhe kan ikur drejt azgjekundit dhe kjo esht vjedhja e shekullit , na tregoni ata far pasanikesh muti qe ishin ne at koh , dhe nese ja moren parat tek e fundit mir ben , se per te miren e komunitetit i perdoren nuk i futen ne xhep si sot , per ata dhe fmit e tyre dhe per ter njerzin menduan , sot i vodhen te tera çfar na la PPSHja qe la nje pasuri marramendese dhe i vodhet i futet ne xhep o zhulca , qani hallin e atyre pes morrracakve qe te ter bashk kishin a skishin 20 milion dollar se shumicen i moren me vete se ata muter pas gjermanit iken , ikni or pirdhuni me kte artikull muti , shajn hajdutet dhe flasin per ndershmeri ju dhjefsha rracen qe jeni njall , prandaj bin 300 termete ne 24 or aty se me çfar rrac muti mashtrushes e pisash qe jan njall dhe zoti vet po çohet ne kemb , po leviz venit me kafshetit madhtrimet dhe hajdutlliqet tuaja , LAVDI ATIJ SISTEMI QE SHKOJ QE PANVARSISHT POLITIKES , NA MBAJTI ME PUN ME BUK ME SHKOLL DHE ME JET TE GARANTUAR , RRESPEKTE PER ATA BURRA TE NDERSHEM ME NE KRYE ENVER HOXHEN , qe hajdutve te politikes dhe gazetaris sot i fut daten .

  5. Doda says:

    Po ikni ore mos na hani mut , per cfar pasanikesh flisni , 5 veta kishin para ne kte vend ne at koh muti , te tjeret ishin te mbuluar me morra rrinin pa brek ishin mesjetar , ku ishin fabrikat uzinat kombinatet qe la ai sistem hajdutesh ne koh te zogut , nje fabrik mielli ne durres ishte vetem , pasaniket jan sot , qe po ti mbledhesh parat qe kan vjedhur kto 30 vjet ngre shqiperin ne kemb 5 her , se kan vjedhur mi 500 miliard euro , vetem me shitjen e mallit te kohes PPSHs dhe materialet pa fund te uzinave fabrikave kombinateve ushtris me armatim mall e gje kalojn 500 miliard eurot fut dhe 250 miliard qe jan mar borxhe dhe kan ikur drejt azgjekundit dhe kjo esht vjedhja e shekullit , na tregoni ata far pasanikesh muti qe ishin ne at koh , dhe nese ja moren parat tek e fundit mir ben , se per te miren e komunitetit i perdoren nuk i futen ne xhep si sot , per ata dhe fmit e tyre dhe per ter njerzin menduan , sot i vodhen te tera çfar na la PPSHja , qe la nje pasuri marramendese dhe i vodhet i futet ne xhep o zhulca , qani hallin e atyre pes morrracakve qe te ter bashk kishin a skishin 20 milion dollar , se shumicen i moren me vete se ata muter pas gjermanit iken , ikni or pirdhuni me kte artikull muti , shajn hajdutet sot dhe flasin per ndershmeri , ju dhjefsha rracen qe jeni njall , prandaj bin 300 termete ne 24 or aty se me çfar rrac muti mashtrushes e pisash qe jan njall dhe zoti vet po çohet ne kemb , po leviz venit me kafsherit mashtrimet dhe hajdutlliqet tuaja , LAVDI ATIJ SISTEMI QE SHKOJ QE PANVARSISHT POLITIKES , NA MBAJTI ME PUN ME BUK ME SHKOLL DHE ME JET TE GARANTUAR , RRESPEKTE PER ATA BURRA TE NDERSHEM ME NE KRYE ENVER HOXHEN , qe hajdutve te politikes dhe gazetaris sot i fut daten .

  6. Rrofte lideri global says:

    Po ky Dashnor Kaloci, mos ja u ka fshire vete djerset atyre qe na i quan qe kishin vene pasurine me djerse ?! Apo edhe ky bythqim si AgronTufa ?

  7. Nga diktatura ne korrupsion e rrumpall says:

    A del ndonje burre ti xhvat keta hajdutet e sotem….

  8. Goni says:

    Kane mbetur ende njerez me mendje te shendoshe ne Shqiperi.
    Poshte spekullatoret!

  9. Ilirjan says:

    Këtë ”zhvatje” të pasanikëve, shumica e të cilëve bashkëpunoi me pushtuesin dhe e zmadhuan pasurinë nën këtë rregjim, ndërsa rinia e vëndit ishte në ballë të luftes për Çlirim Kombëtar dhe duke sakrifikuar edhe jetën në këtë Lëvizje antifashiste për të shporrur pushtuesin, pikërisht këtë pasuri të pasanikëve ku e përdorën Çlirimtarët ?
    Mos vallë ndërtuan vila tek Gjiri Lalësit, apo në Gjirin e Bunës, apo nën brigjet e Jonit ?
    Qeveria e Re , ishte e deklaruar si qeveri e Pushtetit të Popullit, dhe ishte në situatë mobilizimi , sikur në luftë, për rindërtim dhe plotësimin e nevojave më elementare për jetesë për shumicën e popullit.
    Pra, ligësia Kaloçi grumbullon fakte me tendencë për të hedhur baltën ndaj Qeverisë së Çlirimtarëve, ndërsa ka pasë një pjesë pasanikësh patriotë, që pasurinë e vunë në dispozicion të Lëvizjes antifashiste për Çlirim, dhe në vazhdimësi pas Luftës, e falën pasurinë e tyre për Rindërtimin e Shqipërisë të shkatërruar, pasojë e kësaj Lufte.
    Ndaj, Kaloçi bën shërbim patriotik të gërmojë në arkivat dhe të nxjerrë prej tyre :
    Emrat e pasanikëve patriotë,
    Sasinë e monedhave apo të pasurisë – të dhuruara Qeverisë së Re të Çlirimtarëve të Shqipërisë.

  10. Romak says:

    Krejt normale masa qe mori Pushteti Komunist duke ju hequr mundesine spekullanteve per sabotimin e ekonomise.
    Monedhat jane nderruar ne shume shtete kur nderron sistemi shoqeror dhe shteteror.
    Edhe Gjermania nuk perdori RM (Reichsmark) mbas Luftes, por e zevendesoi ate me DM (Deutschemark).

  11. Eri says:

    Ai sistem beri SHTET.SHTET te vertete e te forte po sot ka 30 vjet qe surrati dhe bytha e Metes Berishes Nanos dhe Rames na vjedhin me tendera e koncesione.

  12. Mir says:

    o dod leshi po gjithe keta hajdute politikane qe jane sot e 30 vjete a nuk i kemi trashigim nga sistemi antinjerezore komunisto islamik i enver hales… aaaaa ju jeni njerez qe vetem vdekja ju sheron …… fare komuniste ruse e shume raciste..

    1. Koli says:

      Keta jane ata skuthat qe rrinin si qengja dhe i shpetuan hanxharit te Enver Legjendes or ti koqja e kanarit.Frika i ka pas majt legenat o koqe se Enver Legjendari ja u shkerdhente rracen kriminelave.

    2. naimi says:

      mir, kujdes me emertimet. mire komunist, po per ta emertuar islamik duhet shume guxim. se pari ai vetequhej komunist, por nuk kishte asnje lidhje me komunizmin, pra me vetesakrifikimin. se dyte gjysma e byrose, biles ato qe leviznin fijet nen rrogoz ishin ortodokse, si detyre nga sllavet,.

  13. cubi.matjan says:

    Interpretim shtazarak I realitetit pas LDBoterore. Mjerim kombetar. Parathirrje e vdekjes Kombit. NDAL. KY kumt gjoja mediatik, eshte kulmi. Aktualisht, shkrimi, do te thote se: Reforma ne Drejtesi eshte baraz me Komunizmin. SHBA = PPSH !!!???.

  14. demo says:

    Spekulatori kryesor gjate luftes.Tregtari,Kontrabandist,qe perfitoi nga pushtuesit Italiane ishte Enver Hoxha.
    Ky perfitoi nga kontrabanda e Duhanit qe zhvillonte ne Kosove me dengje dhe pako duhani te Fabrikes Flora ne pronesi te Ibrahim bej Bicakut.
    Zhvilloi kontrabande pijesh alkolike,pije me ngjyra qe i merrte ne Itasli dhe ja shiste oficereve italiane.Gjate kesaj kohe fitoi aq shume nga pushtuesit,sa terhoqi familjen nga Gjirokastra dhe bleu shtepi ne Tirane. Sic tregon dhe vete,paisi me veshje dhe ore te shtrenjta Longines,dy jugosllavet qew i mbajti ne vilen e Bahri Omarit.

  15. Arbeni says:

    Nga im at kam degjuar se qeveria kimuniste e EH,tatoi gjithe spekulantet e kohes se luftes.Çdo qeveri në bote e ka bër këtë reforme me ata që janë pasuruar duke spekulluar në kohen e luftes dhe ate te viteve te para mbas lufte.Per mua mire ua ka bër sepse ata u pasuruan duke spekuluar me situaten.Pra per sekuestrumin e pasurive te vena në menyre spekulative as që ma ndjen fare,por nuk do te falja burgosjen e kundershtareve politik; pushkatimin pa gjyq,internimin etj krime antinjerezore.

  16. Ilia Toli says:

    Lexova vetëm titullin. Mund të jetë shkrim interesant, por e kam kohën shumë me kursim.
    Kjo konfirmon atë që kam besuar gjithmonë se shqiptarët janë një popull grabitqar. Thjesht komunizmi u dha shqiptarëve një filozofi për të shprehur vetveten. Prandaj komunizmi ishte më i egër në Shqipëri se gjëkundi. Zhvatën elitën e brendshme. Zhvatën Jugosllavinë duke i gënjyer me shpresën e bashkimit. Zhvatën Bashkimin Sovietik. Zhvatën Kinën. Pastaj s’kishin më kë zhvasnin dhe bënë tufëzimin e lopëve, gjëja e fundit që mund të zhvasnin. Në ato vite dikush me sarkazëm tha “tani të na tufëzojnë dhe gratë dhe mbledhim mendjen.” Qëlloi një operativ civil i Sigurimit aty, e arrestoi, i qethi kokën dhe e çoi drejt e në burg, siç ishte adeti asokohe.
    Pasi s’kishte më ç’zhvatej, shqiptarët u reduktuan si viktima të kampeve të shfarosjeve naziste. Dhe në qendër të qytetit njerëzit ishin tejet të uritur dhe të veshur keq. Duket që nga fotografitë e kohës që ishin trupa dhe fytyra të djegura.

  17. KOZi says:

    Mua me kane treguar ndryjshe ! Me pushtim te Shqiperise nje numer politikanesh e figura publike u mblodhen ne Tirane dhe me 12 prill hudhen poshte Statutin e Mbreterise dhe pranuan bashkimin me Italine duke derguar me 16 prill 1939 Kuroren Mbreterore Shqiptare Mbretit te Italise Emanueli. etj . Keshtu gjate luftes duke qene tani nje shtet me Italine trgtaret shqiptare qe sillnin mallra nuk paguanin tatime e taksa se ishte levizje brenda shtetit si te blenin mallra ne Tirane e ti sillnin ne Lushnje. Pas clirimit rregjimi komunist krijoj tatimin e Jashtezakonshem pra qe te merrej tatim mbi mallrat e sjellura nga 1939- 1943. Besoj kuptohet qe ketu ka si i thuhet – Mish Dhie – Ndersa problemi i ndrimit te pares ngjason me momentin kur ne Europe hyri Euro , Kush kishte Marka, Lireta, Dhrahmi etj duhej ti kembente ne banke me euro. Edhe ketu qellimi ne shqiperi ishte te grabiste paret qe njerezit kishin jashte bankave.

  18. ana says:

    veprime te mencura per ate kohe, ne perputhje edhe me misionin e partise politike qe doli nga lufta clirimtare.

  19. dikur says:

    Ka nje mosperputhje midis artikullit te gazetes Bashkimi dhe artikullit te Kloçit. Ne artikullin e gazetes Bashkimi nuk thuhej gjekundi qe parate mbi 5000 fr sekuestrohen. Aty thuhet qe nuk mund te kembeheshin me shume se 5000 fr.menjehere. Dhe sasia tjeter qe kapercente kete shifer vendosej ne llogari te fryteshme qe do te thote me perqindje ne emer te pronarit pra atije qe i posedonte keto para dhe zoteruesi i kesaj llogarie mund ti terhiqte dhe ti kembente keto para mbas nje kohe te caktuar per kembimin e pergjithshem. Te njejten rregill zbatoi per te gjitha valutat e huaja qe ishin ne teritorin e Shqiperise. Pra banka e shtetit shqiptar kerkonte qe te nxirrte nga poshte dyshekut parate qe ndodheshin ne shqiperi per te bere investimet qe kishte ne plan . Nese doni ta aktualizojme , me ane te deryrimit qe pagat dhe te gjitha pagesat te kalojne nepermjet bankes shteti kerkon te kete kontrollin mbi parate dhe ekonomine e vendit. Deri ketu nuk eshte bere asgje qe nuk po e bejne edhe sot bankat . Nuk qendron tek ky fakt bakar e keqja e atij sistemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje