Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në forumin e Akademisë Politike të FRPD, tha se Rama po kërkon të mbulojë dështimet e tij.
Duke komentuar paketën Antishpifje, ai tha se shefi i qeverisë po lufton fjalën e lirë.
Ndër të tjera ai u shpreh:
“Kjo qeveri dhe ky kryeministër këtë të mërkurë do të paraqesë në Parlament dy projekt ligje që janë asgjë më pak se shpallje lufte ndaj fjalës së lirë.
Asgjë nuk është e rastësishme, asgjë nuk po ndodh në mënyrë të befasishme. Për vite me radhë Shqipëria ka rënë poshtë e më poshtë në indeksin e lirisë së medias.
Kjo qeveri do të fshehë dhe maskojë dështimet dhe abuzimet e saj përmes pengimit të lirisë së fjalës dhe censurës së medias. Ja pse i duhet paketë e ashtuquajtur anti-shpifje, por në fakt është anti fjalë e lirë.
I duhet për të penguar daljen ne shesh të aferave korruptive, të korrupsionit dhe hajdutërisë qeveritare që po shtohet dita ditës në Shqipëri edhe në këto ditë të emergjencës civile”, tha Basha. (TemA)
PO LULE DO FITOSHE PO GISHTIN E MEZIT
TE BEHEN ZGJEDHJET SOT RAMA FITON 70 % O KOQE QE MERESH ME TE CMENDURIN BERRISHA .
KA VENDE NE BOTEN DEMOKRATIKE QE NUK DENON SHPIFJEN DHE MBYLLE PORTALIN O KOQE KANDARI
NESE DO TE HYSHE NE LOJE POLITIKE LARGOHU NGA KOMUNISTI BERRISHA DHE BAJGAT E TJERA TE PD
Foli dhe organizatori i shpifjes me te madhe te shekullit XXI: Babales!
Djale i zoti ky lulka i PD, te shofim si do dale si i padehur ne gjykate?