Cakaj: Rrisim numrin e të rinjve në shërbimin diplomatik

16 Dhjetor 2019, 15:48Politika TEMA

Specialistë të rinj, nëpërmjet rekrutimit të Departamentit të Administratës Publike, i janë bashkuar diplomacisë shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në një postim në profilin e tij në Facebook.

“Plotësimi i kuadrit diplomatik është pjesë e strategjisë së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të krijuar hapësirë më të madhe angazhimi për një gjeneratë të re ekselente dhe siguruar një profesionalizëm më të lartë në diplomacinë shqiptare.

Kjo qasje do të vazhdojë edhe më tutje.

Numri i të rinjve në diplomaci do të rritet më shumë dhe thirrja e ardhshme publike për aplikim në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të bëhet së shpejti. – përmbyll Cakaj postimin e tij.

5 komente në “Cakaj: Rrisim numrin e të rinjve në shërbimin diplomatik”

  1. hasani says:

    Sigurisht nje minister kalama me kalamaj do te punoje, po a thua dine te punojne ne diplomaci. Shihni diplomatet e botes dhe mos beni kalamalleqe. Sherbimi diplomatik nuk eshte per te bere tra la la.

  2. Loran says:

    Po ik mor legen

  3. TinTin says:

    Hiqe kete qurrash o Rama se nuk te votoi njeri per te perfaqesuar Shqiperine jashte ky qe duket si femije e pa rruajtur.Turp per diplomacine.ky e ben Kachin e zi te duket Burre Shteti.ky nuk Di Shqip si mund te perfaqesoje ky Shqiperine .

  4. Edlira says:

    Si grup gjimnazistesh…?
    Nga keta presim diplomaci,eksperience dhe pjekuri ne profesion…?

    “C’u vrane dy trima,
    kusherinj te pare,
    bir Selman i nenes,
    ke te qaj me pare?”

  5. Armand says:

    U be si kopesht pa dreke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje