Gazetari Artur Zheji i është bashkuar protestës së gazetarëve kundër paketës antishpifje paraditen e sotme në Kuvend.
“Protesta është mjaft simbolike, për të mos thënë mjaft e vogël. Më vjen keq që nuk ka një përgjigje të përshtatshme.
Ndoshta një pjesë e gazetarëve tanë kanë shfrytëzuar këtë mëngjes për të bërë ndonjë masazh apo palestër.
Kështu ndodh gjithmnonë, kur diktaturat vijnë në majë të gishtave, njerëzit presin që të kalojën pas hekurave që të nisin të bërtasin, por atëherë është vonë, se dera është mbyllur.
Kur shohim që gardianët afrohen me çelësa në dorë dhe kërkojnë që ne të bëjmë një jetë me sipërfaqe gjithmonë e më të ngushtë deri sa të na mbyllin brenda.
Ky është një rast kur pakica ka të drejtë ndaj një shumice fiktive, që nuk përfaqëson vullnetin real të shqiptarëve, por thjesht emancipimin e munguar të shqiptarëve.
Ne jemi mësuar të mbijetojmë edhe me lirinë pothuajse zero, deri tek zero do ketë pak rrugë.
Nuk besoj se do të ketë ndikim kjo protestë. Vendimi është marrë me kohë dhe Parlamenti është i paligjshëm, dhe në këtë paligjshmëri do të marrë një vendim të paligjshëm të ngushtojë lirinë reale të shqiptarëve për t’u shprehur.
Në këtë rast kur një pakicë është gjithmonë e më tepër vendimmarrëse krijohet një disbalancë mes një populli që ka më pak liri dhe një pakice që ka një liri absolute për të marrë vendime edhe në emër të popullit.
Nuk do të ketë ndikim. Zullumi do të vijojë të ecë përpara.
Nuk kemi deputetë për fat të keq, por shumica janë robotë që marrin urdhra nga një çip qëndror që kryeministri e aktivizon me një sms.
Çipi shpërndan urdhrin e vet të pakundërshtueshëm tek pjesa më e madhe e robotëve që janë në Parlament dhe robotët votojnë urdhrin që përcjell çipi. Është qark I mbyllur.
Mund të protestosh me 10 mijë vetë, 500 apo 1000 vetë kjo nuk e ndryshon.
Jam i bindur që ky ligj do të mbyllë shumë gojë. Do të ketë shumë më tepër terr dhe errësirë informative. Njerëzit do pëshpërisin.
Njerëzit ndoshta nuk do të flasin me zë të lartë por do pëshpërisin.
Në momentin kur shqiptarëve do u vijë thika në kockë në pikëpamjen ekonomike, ndoshta do ndryshojnë gjërat.
Mbaj mend kur bëheshin pleniumet e pushkatoheshin njerëz, populli asaj kohe mbante radhë për të blerë një kile speca për fërgesë me speca.
Rama e mban mend mirë këtë gjë. Shpesh herë një pjesë e madhe e popullit kishte të hante speca, ndërkohë që pushkatoheshin ‘grupet armiqësore” tani e kanë mendjen tek playstation e internet”, tha Zheji.
ARTUR JE I DENUAR PER SHPIFJE KY LIGJE BEHET QE TE MBROHEMI NGA SHPIFSA SI JU .
NUK KE ASNJE TE DREJTE MORALE TE FLASESH JE DENUAR SI SHPIFES SA TURPE .
O zhul zheji ti vet e pranon se je pjelle e monizmit e dyta perse nuk ju vjen asnje mbrapa sepse te gjitha
I keni personale.
E shkoni veten ne ne terrei? Por doni qe te tjeret te
sakrifikojne!
Turp per ju qe kerkoni te merrni ate qe s’u takon,por
gjithnje do te merrni ate te mesit.
Perpara zhul zheji.
Po qe se je” bure ” pergjigju direkt komenteve.
…speca ka patur gjitmon….gjiza mungonte…Tironcit e dine kete…Ja fut kot ..deri te specat…
Turi! E kaluara ( ndoshta shpifje) tregon se ti ke vjedhur kur ishe Drejtor i TVSH!
Kjo eshte aresyeja qe edhe ti duhet te ishe per masazh!
OSBE e konfirmoj dje Ok!
Turi te kane mbetur edhe fare pak kredenciale qe nga 1999!
Populli nuk shpif,prandaj nuk ka frike nga ligji antishpifje.
Ne se askush nuk shpif,qofshin gazetare apo portale edhe keta nuk duhet te kene frike nga nje ligj i tille.
Frike kane te gjithe ata qe e kane mizen nen kesule.
Nje nga keta eshte ky,kokepacja Zheji….
Kujdes tani plako se e hongre dhe ti…