Edi Rama: Jam krenar për qeverinë time, të prekurit nga tërmeti i trajtuam si turistë gjermanë

18 Dhjetor 2019, 12:02Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se është krenar për angazhimin e shtetit shqiptar, pas tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai tha se ndjehet krenar për ministrat, deputetët dhe kryetarët e bashkivë, për mënyrën si e përballuan fatkeqësinë.

“Dua të shpreh ndjenjën e krenarisë time për qeverinë që unë drejtoj, për shumicën tonë qeverisëse, për të gjithë ministrat, deputetët dhe kryetarët e bashkive që u angazhuan në vijën e parë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntor.

Nuk e di nëse dikush e kishte imagjinuar nëse qeveria do arrinte të bënte atë që bëri në kushtet e një befasie të jashtëzakonshme.

Ka patur fatkeqësi natyrore më të lehta dhe njerëzit janë kalbur rrugëve në çadra.

Në më pak se 10 ditë, mbi 13 mijë persona janë akoduar në kushte, që kurrë më parë nuk i ka patur një banor i Shqipërisë, në kushte të fatkeqësisë.

Janë akomoduar në hotele luksoze si të ishin turistë gjermanë apo holandezë, me të gjitha kushtet”, tha Rama në Kuvend të mërkurën.(TemA)

1 komente në “Edi Rama: Jam krenar për qeverinë time, të prekurit nga tërmeti i trajtuam si turistë gjermanë”

  1. PPSL me PPP says:

    Po poo.
    Doni më për Belulin??
    Po lere të ta bëjnë vlerësimin të tjerët..
    Me Ogertën, Oltën, Gentin, Besën, Anilën lere se harrova njëshin Belindën, dyshin Elisën etj hajde qeveri hajde..
    Është e qartë që nuk dinë dhe nuk është faji i tyre.
    Shumica pa eksperienca, shumica pa përvojë, shumica diletant e të papjekur..
    Por e sigurtë asnjeri për kapacitete poste ministerore.
    Por e sigurtë “çerat” e tu..
    Janë aty për të bërë saktë çfarë ju thua ti, çfarë do ti
    Dhe si do ti.
    Dhe jo nga aspekti profesional.
    Edo ti nuk je asgjë më pak e asgjë më shumë veçse nje kopie e Saliut, vëlla siamez i Monikës per nepotizma, kushëri i parë i Ilirit per të tjerat, shok shkolle me Lulin.
    Demagogjinë në kuptimin negativ e ke origjinale 100% tënden ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje