"Shyqyr që u ktheve në rrugën e Zotit"! Myslim Murrizi: Kam qënë viktimë portaleve dhe askush mos të më thotë janë të pavarura. Të marrim modelin e Gjermanisë, jo të bëjmë ligj “limonadë”

18 Dhjetor 2019, 13:57Politika TEMA

Në seancën e sotme plenare ku po diskutohet paketa Anti-shpifje, nënkryetari i Kuvendi, Myslim Murrizi ka komentuar ligjin në fjalë dhe ka hedhur idenë që paketa të merret nga Gjermania dhe të mos harrtohet nga qeveria shqiptare.

Kryeministri e ka nisur me fjalë të shenjta. Ishalla i ndikon gjithë kjo edhe tek ligji që kërkon të miratojë dhe na ecën mbarë.

Unë nuk jam i sektorit të medias dhe nuk marr vesh shume nga media, po nga 52 shtete, 47 e kanë hartuar këtë ligj. Domethënë vetëm për këtë ligj si paskemi marrë ne negociatat, ajde mendje ajde…

Këta që kanë portalet, kanë një financim 5 mijë euro në muaj dhe me 3 gazetarë atje, pa paguar taksa, pa i siguruar. Po kush ua jep këto financime të tilla për muaj?

Unë kam qënë viktimë portaleve dhe askush mos të më thotë janë të pavarura.

Portalet të pavaruara? Jo, jo…

Secila prej tyre është zëri i një force politike. Sa herë del një forcë e re, një zë i ri, krijohet edhe një portal.

Po këtë nuk po kuptoj tani, pse të bëjmë ligj vetë ne, madje ta bëjmë edhe limonadë. Jo mo jo, e bëjmë të ashpër.

Unë do të isha shumë dakort që ta marrim nga një vend i BE.

Nga 52 vende, 47 e kanë këtë ligj tha i madhi.

Atëherë e marrim gati ne si model, pse ta bëjmë vetë. Ia marrim Gjermanisë, shtet i fortë vital dhe i suksesshëm.

Pse ta bëjmë ligjin limonadë. Do na dalë e thartuar dhe do ti zerë barku të gjithë ata që do ta pijnë”, deklaroi në Kuvend Murrizi.

1 komente në ““Shyqyr që u ktheve në rrugën e Zotit”! Myslim Murrizi: Kam qënë viktimë portaleve dhe askush mos të më thotë janë të pavarura. Të marrim modelin e Gjermanisë, jo të bëjmë ligj “limonadë””

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Mire e ka..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje