Si e përzunë mënjanë Vjosa Osmanin për postin e presidentit?

18 Dhjetor 2019, 14:53Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli 

E prezantuan dhe e kandiduan Vjosa Osmanin për kryeministre të Republikës së Kosovës.

Thanë se është kandidatja më e mirë, më e duhur, më kompetente, më properëndimore, më e shkathtë për të drejtuar qeverinë e Republikës së Kosovës.

Thanë se do të luftojnë korrupsionin, do të këputin fijet e krimit në institucionet shtetërore, thanë se do të qeverisin aq mirë, saqë Kosova do të bëhet së shpejti shtet funksional.

Gjatë fushatës nuk thanë se gjithçka mund të dështojë nëse LDK nuk e merr postin e presidentit. Nuk thanë se pa postin e presidentit nuk duan të qeverisin. 

Pas zgjedhjeve bënë edhe diçka: e skutëluan, e përzunë mënjanë Vjosa Osmanin, sepse ajo tashmë e kishte kryer misionin e saj – gati 180 mijë vota. 

Tash me këto vota bëjnë tregti të tjerët.

 Dhe çdo ditë tregtarët mbysin atë pak besim që u krijua në Kosovë për ndryshime rrënjësore politike.

 Në këtë situatë si duhet të sillet Vetëvendosje? 

Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje. LDK-së t’i bëhet ofertë për të propozuar një kandidat për president të denjë për atë post. 

Le ta ketë këtë të drejtë LDK. 

Nëse është i denjë kandidati, VV e voton. Më 23 dhjetor bëhen 30 vjet nga themelimi i LDK-së – është momenti vendimtar që kjo parti të përcaktohet në cilën anë të historisë po përfundon.

5 komente në “Si e përzunë mënjanë Vjosa Osmanin për postin e presidentit?”

  1. Ilria e bashkuar says:

    Anti shqiptaret nuk kane brir. Ata jane te cmendurit per pushtet dhe korupsion.

  2. millosh kopiliqi says:

    Pas fitores se Albin robotit dhe vjosa bollices ne kosove lindi parajsa !!!!!!!!

  3. kodrasadikit says:

    Klasa e vjeter komuniste e Titiste po bene sabotazhe e kercnime ne dem te shtetit tone te vogel dhe te dashur !!

  4. Fatmir lohja says:

    Nga ky tipi kam lexur nje shkrim skandaloz ku etikon presidenten e Kroacise injorante.

  5. kapit tupalla says:

    Është për të supozuar se LDK po luan lojën e njohur “poker”, në të cilën mund të fitosh edhe kur ke letra më të dobëta në dorë duke simuluar “të fortin”, por edhe mund të humbasësh të gjitha. Mbetet të shihet a do të qëndroj LDK-ja deri në fund në këtë pozicion. Shkuarja në zgjedhje të reja gjithsesi do ishte një humbje katastrofale për LDK-në. Por, për fat të keq, edhe për Kosovën. Sepse të gjitha partitë e PAN-it do bëhen përsëri bashkë për ta mundur LVV-në, kurse LDK pastaj domosdoshmërish do hynë në koalicion me PAN-in me një rol tepër inferior. Sidoqoftë, oligarkët e LDK-së do të mbesin të kënaqur sepse pasuria e tyre e fituar në mënyrë kriminale do të rritet dhe mbetet e pa rrezikuar nga ligji. Ky skenar nuk është larg mendjes dhe sigurisht se nuk do ishte në interes të qytetarëve të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje