Bujar Nishani: “Mini shengeni” platformë destabilizimi dhe provokimi antiperëndim. Projekti Vuçiç-Rama është fasadë që fsheh qëllim tjetër

21 Dhjetor 2019, 11:20Politika TEMA

Bujar Nishashi ka dalë kundën të Minishengeni Ballkanik të cilin e cilëson si një projekt i provokimit të destabilitetit rajonal dhe platforma destabilizimi dhe provokimi antiperëndim.

Ai shprehet përmes një shënimi në facebook se ky projekt jo vetëm që nuk ka asgjë të përbashkët me platformën e Shengenit Evropian, por ajo është thjesht një lëvizje politike Vuçiç-Rama, që sipas Nishanit ka qëllim diçka tjetër.

Minishengeni Ballkanik, një fake neës me pasoja rajonale”

Pas dështimit të projektit luftënxitës të ndarjes së territorit të Kosovës mbi baza etnike, projekt i hartuar dhe synuar nga qeveria e Serbisë dhe mbështetur nga qeveria e rilindsve në Shqipëri, tashmë një projekt tjetër i provokimit të destabilitetit rajonal ka dalë në skenë.

I ashtuquajturi, jo pa qëllimin e mbrapshtë “minishengeni ballkanik” !

Eshtë vënë ky emër për të fshehur të vërtetën e kësaj inciative.

Ky projekt jo vetëm që nuk ka asgjë të përbashkët me platformën e Shengenit Evropian, por ajo është thjesht një lëvizje politike Vuçiç-Rama.

Shengeni evropian si koncept politik ka në themel të tij lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Serbia dhe serbet e Bosnje & Herzegovinës nuk i njohin, nuk i pranojnë e nuk i lejojnë fare dokumentet shtetërore të njerëzve dhe mallrave të Republikës së Kosovës.

Koncepti real i Shengenit ngrihet mbi kolonat e integrimit ekonomik, integrimit kulturor dhe sigurisë së përbashkët.

Po ti shohim këto kolona në konteksin e trios së NISHI-t do të kuptojmë fare mirë se “shengeni ballkanik” është një fake neës, është një shpifje politike për të fshehur synimin real që minon situatën e stabilitetit në rajon.

Bashkepunimi ekonomik midis vendeve të rajonit tonë është i rregulluar.

7-të vendet e rajonit përfshirë Kosovën kanë një marrveshje për bashkëpunimin ekonomik. Kemi CEFTA-n !

E pranuar, mbështetur dhe kordinuar me Bashkimin Evropian.

Përse u dashkërka të sajohet një shpikje e re ?

Përveçse të synohet asgjesimi “de facto” i CEFTA-s e bashkë me të dhe përfshirjen e Kosovës në të.

“Shengeni Ballkanik” apo “Nishi Serbomadh” duket se synon detin shqiptar “free of charge”, madje duke minuar ekonominë edhe të Kosovës.

Nëse do të flasim për INTEGRIMIN KULTUROR, kjo nismë është mashtrimi më i madh.

Ka fakte pafund për ta denoncuar këtë fake story.

Po ndalem veç tek njëra.

Prej vitesh Serbia refuzon njohjen e diplomave shqiptare të banorëve shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Sot e kësaj dite, kryeministri i Shqipërisë as nuk nxihet e as nuk skuqet që na gënjeu paturpësisht përpara 5 vitesh për gjoja arritjen e marrveshjes me Vuçiç për diplomat shqiptare.

Imagjinoni tani integrimin kulturor të ofruar nga “Nishi Ballkanik” !

Po të mendojmë pastaj çështjen e SIGURISE, imagjinoni se çfar produkti na jep Vuçiç-Rama teksa njëri ka Rusinë ulur këmbëkryq në Nish dhe tjetri ka në qafë çelsin e NATO-s për Shqipërinë.

Nga analiza e tre prej kolonave kryesore të asaj çka është filozofia, fryma dhe struktura e Shengenit, duket qartë se platforma politike Vuçiç-Rama nuk është gjë tjetër veçse një fasadë që fsheh qëllimin dhe synimin e vërtetë të iniciativës së Nishit.

Ky projekt lancohet dhe behet subjekt i politikës rajonale në një kohë kur

Serbia jo vetëm refuzon njohjen ndaj Kosovës, jo vetëm që përdor lidhjet, lobimet dhe shërbimet e saja financiare dhe ekonomike për dëmtimin e shtetit të Kosovës si dhe bllokimin e saj nga aleatët e Serbisë në arenën ndërkombëtare, por tashmë po tenton të ndërtojë një fasadë fake me synimin e qartë të zhbërjes të të gjitha proçeseve rajonale ku Kosova tashmë është e përfshirë dhe me objektivin final rikthimin e gjendjes para pavarësisë, në kuptimin politik.

Minimi i shtetit të Kosovës dhe tentativa për të rikthyer raportet e para pavarsisë së saj kanë një dhe vetëm një impakt rajonal.

Destabilitet dhe izolim të rajonit.

Askush në botën shqiptare nuk është kundër stabilizimit dhe pajtimit të mardhënieve me Serbinë.

Serbia është një vend dhe aktor në rajonin tonë.

Shqiptarët jo vetëm janë të prirur drejt stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit por ato janë në interesat strategjike të shqiptarëve. Kjo nuk është as e fshehtë dhe as sekret.

Por shqiptarët nuk mund të keqpërdoren më si kaçube maskimi për platforma destabilizimi dhe provokimi antiperëndim.

Rajoni ynë ka nevojë jetësore për zhvillim dhe integrim.

Por alternativa e vetme e atij integrimi është ai në Bashkimin Evropian dhe vetëm përmes standarteve e praktikave evropiane.

Dështakët dhe minuesit e proçesit të integrimit evropian nuk munden të infiltrojnë agjenda të tjera, duke i mbuluar me fasada fake si kjo e ashtuquajtura “shengeni ballkanik”.

Shqetësimi më i madh në të gjithë këtë histori për ne shqiptarët ka të bëjë me faktin se rilindsit po e kthejnë Shqipërinë në një mballomë mbi fasadën e gënjeshtërt të Serbisë.”– shkruan Nishani. (TemA)

19 komente në “Bujar Nishani: “Mini shengeni” platformë destabilizimi dhe provokimi antiperëndim. Projekti Vuçiç-Rama është fasadë që fsheh qëllim tjetër”

  1. Mini shengeni -mini pie says:

    NJE KARRIGE PER BUJAR NISHANIN -ELEKTRIKE!!!

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Nuk më intereson se kush është bujar nishani që e shani të gjithë por më habit fakti që ju jeni 100 %militantë të edi ramës. ..edhe vetë natyra nuk i pranon dot këto statistika..edhe në kohën e qoftëlargut enver kur bëheshin votime statistikat tregonin se votohej pro tij rreth 98.99% apo 99. 95% dhe asnjëherë nuk e nxorri shifrën 100 %…bravo edo duket se ke goxha mbështetje..
      Po për ato deklaratat e mikut të ‘rilindasit’tuaj mbi Kosovën a ka dikush prej jush të shtojë diçka??

  2. labi says:

    Jep mendje ky kungull pa fara, shko mbush ndonje serbator me nafte!

  3. kur u bo edhe gabeli me bo politikat e perendimit
    hahahahahahhahahahaah
    o me lujt ne B
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAHAHAHAHAHHAA
    O TE QIFSHIN QENT E RRUGES TURINJT
    O PLEHRAT E NJEREZIMIT QE VAZHDONI TE KERCENI BEL DANC
    ALA SOT NE KTE SHEKULL PARA BOTES SE CIVILIZUAR
    HA MUT E VDIS FARE E P?ESHTIRE PERSTI NJEREZIMIT
    bashke me kte qe te qit ktu ne krye te halese me helmu trut e shqiptareve
    sepse per kte paguhet rropsia e kazanit

  4. Kapter Ramiu says:

    Vishu mire se mos na ftofesh,te tjerat lerja te tjerve,se s’je ti per keto pune,ty te bene president dhe kujtove se u zgjodhe president,hajde Jaro,hajde.

  5. asi says:

    Jari i di te gjitha qellimet por nuk do te na i tregoje, hahahahahhaahhaha

  6. Ariani says:

    A cna ha mune o njeri me nishan. Po ca te keqe ka te shkojne njerezit te punojne e jetojne si te barabarte me te tjeret.
    Vertet levizim ne Europe, po eshte si te shkosh, te shohesh me sy dhe te plasesh me zemer. Ske asnje mundesi qe per ato tre muaj te jesh i lire te punosh. Dhe po te guxosh ta kalosh afatin nje dite te hiqet e drejta e vizes per 5 vjet.
    Flet o plere se nuk te dhimbsemi ne, se i ke rregulluat punet e tua. Femijet oho ho i ke bere austriake. E tani na ben patriotin e na shet dengla.

  7. odeta says:

    Ik ore coftine. Shko bo shurren.

  8. Emigranti kavajas says:

    O ulog na shpjego se cfare inisiativash more e bere ti
    si k/k….shteti.

  9. JARI plasi se qari says:

    JARI QE PLASI SE QARI SA KA SHKUAR BENZINA TE PLEPATE DURRESIT O AUSTRIAK

  10. Berti says:

    Kur te jep mend dhe lecka e Berishes te kesh dy.

  11. USA says:

    Jari I duket vetja I rendesishem se beri rustem pecis president po kamarieri guves mafias sacra corona jaris. Glioma.

  12. Loni says:

    Ik ore mbushu…Strateg rajonal ti! Si mund te integrohemi ne BE pa u integruar ne Ballkan…..O Strategu po kur te jemi ne BE a do jemi badhke me Serbine? Atehere…Ske ndenjur nfonjehere 8 ore ne kufi zotrote se udheton me avion se nga presidentlluku i more pronat e gruas dhe ushqimi te vjen i fresket ne tavoline e nuk kupton cfare heqin tregtaret e shoferet….ftu gjoja nacionalist…….

  13. shqiponja e zezë says:

    Këta të pd duhet të na marrinpër budallenj se ska mundësi. Këta me naftën kontraband për serbët vranë kosovar kroat boshnjak. Çfar mendojn legenat e pd se populli harron.

  14. USA says:

    Ik jar rystem peci vegel e sacra corona unitas kamarieri i guves nuk ishe ti president po doktorri I mafias o gjytrym.

  15. Arben says:

    Po te jemi te stabilizuar ka te drejte Nishani,por ne te pakten qe ne 39-ten jemi te destabilizuar. Me teorinat konspirative orjentale nuk ecet Z.Nishan.Jemi nje vend i vogel dhe na duhet b/p me fuqite e medha properendimore e shba. Por edhe ne lufte dhe me grindje historike nuk kalohet,skemo fqinje te tjere keto janee nuk mund ti zhvendosim, nderkohe qe populli vuan per liri fjale,liri zgjedhje,liri per levizje te lire per pune brenda dhe jashte vendit,barazi para ligjit e dinjitet njerezor,etj. Ju qe keni qene ne pushtet keni abuzuar me parimet shteterore e humane, e jo populli.

  16. Xoni says:

    Qafore e palare ushtari !

  17. fshatari pafshat says:

    Perderisa kontradiktat midis shteteve te Ballkanit – e me gjere – nuk jane antagoniste, sikurse ato ishin ne kohen Xhaxhit, d.m.th.. se, perderisa shtetet e Ballkanit ndajne te njejtin sitemi plotik qeverises nuk ka aresye per tu izoluar, vetizoluar nga politikat bashkepunuese ballkanike e me gjere se kaq. Ky eshte parimi dhe zbatimi qe pritet nga Minishengeni – sic i thone.
    Nese Shqiperia, sot, do te synonte, zhvillonte, praktikonte nje sistem politik qeverises njepartiak, sikurse Kina, atehere do te kishte vend per te diskutuar per vendin, menyren, kohen, interesin, te pritmen, leshimet, shterngimet, mbylljet, vetmbylljet etj., ne politiken e jashtme te vendit tone na Ballkan, etj.
    Persa i takon argumenatve dhe frikeperhapjes qe, mesiper, shpalos Nishan Bujari ato hane diskutim sa te duash sikurse, ha diskutim pafund edhe teza: eshte me mire te hash buke me doren e majte apo me doren e djathte? Ceshtja themelore eshte qe te mos ngelesh pangrene, sepse cof; dhe jo kahja qe perdor. Ne SHBA, ca i numurojne dollaret me te majten e ca te tjere me te djathten kur blene ne dyqan per te ngrene etj., dhe shitesi, sipas Nishanit, Haradinajt, Thacit, Kurtit, nuk duhet t’ua pranoje dollaret sepse pagesa duhet te behet me doren e djathte. I bie qe xhirua e dyqanit te pergjysmohet dhe pronari te falimentoje pak e nga pak. Morali: bar do te hame pa le te falimentojme. Populli edhe bar ka ngere e mund te haje perseri, por jooo zotrinjte ne fjale. Ngase, Ata kane te hane futat e korupsionit tyre.
    Qellimi i nje qeverie pragmatiste, utilitare, largpamese eshte mireqenia e popullit, dhe vetem popullit. Enveri e nenvleftesoi kete dhe … . A duhet rene ne te njetin gabim fatal. Joooooo. Nishani deshtoi si president vetem sepse u izolua mbrenda qyrkut te Sali Berishes ku vetem pordhet e tij degjonte. Por populli thote se; “Nuk behet gajret me pordhe”, sado paarome apo bucitese ato qofshin. Pra, koha e Nishan Bujarit ka mbaruar, dhe po te kete pak mend, ne vendin ku ato rrine, me mire te heshte, sepse, Ai kur duhej te fliste zgjodhi heshtjen. Shuuj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje