Nga Artur Ajazi
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit “Liria pa urrejtje, liria e shprehjes përballë të drejtave të njeriut”, nga ku ka mbajtur edhe një fjalim të shkurtër. E veçanta ishte fakti se zoti Meta dukej më shumë i tronditur se kurrë, më i nevrikosur se kurrë, dhe dukej sikur kishte ruajtur rastin të shprehte me tone provokuese “mendimin e tij të lirë” ndaj paketës së miratuar në Parlament për “Antishpifjen”. Pasi ka folur dhe ka thumbuar gjatë gjithë fjalimit të tij qeverisjen dhe kryeministrin Rama, dukej se zoti Meta ishte vetëm fizikisht në atë sallë.
E ndërsa ai fliste mbi “keqardhjen ndaj largimit të shqiptarëve” a thua se ky fenomen lindi dje, Monika fliste nga një tjetër dritare mediatike, duke dhënë “ide dhe mendime” mbi minishengenin. Duet më të gjetur se çifti Meta-Kryemadhi, nuk mund të gjesh, ku njëri flet mbi “fjalën e lirë, mbi “paketën antishpifje” dhe paranjofton se “do ta shohë me shumë vëmëndje atë pastaj do të vendosë”, dhe tjetra vlerëson minishengenin, dhe kërkon që “takimi në Tiranë të mos mbahet pa Kosovën”.
O Zot, a thua se janë koka të mëdha të një politike botërore, ata që e bënë lëmsh politikën në vendin e tyre, a thua se janë shpëtimtarët e fateve të kombit, ata që në momentet më delikate kur tentohej të digjej Tirana, nxisnin turmat e dala nga SHQUP-i me molotovë drejt institucioneve. Por një tjetër e veçantë që u konstatua tek zoti Meta në takimin e djeshëm, ishte tronditja e tij e brëndshme. Nuk dihet përse, por pas takimit me Salianjin në Presidencë (dhe betimit të prokurorëve të SPAK) zoti Meta ndoshta nuk është ndjerë mirë.
Ndoshta kjo ka ardhur pasi ish-deputeti i PD, ka shfaqur dukshëm rrezikun që i kanoset, pas vendimit të gjykatës për ta dënuar me 1 vit burg. Ndoshta sapo është përmendur kjo, zoti Meta ka ndjerë se diçka nuk shkon, se diçka duhet bërë për të shpëtuar ushtarin Ervin dhe ata që mund të vijnë pas tij. Madje thonë se edhe deklaratën e dhënë me tone zemëruese mbi paketën “Antishpifje” me paralajmërimin se “do ta shikoj me vëmëndje” e ka bërë i yshtur nga dënimi Ervinit. Por zoti Meta nuk mund të fshehë tronditjet e tij, edhe pse duket sikur mezi pret fundjavën për të ngjitur ndonjë majë mali, apo për të shijuar ndonjë ndeshje me top në bregdet.
Tronditjet e Metës tanimë i dinë gjithë shqiptarët, i kanë provuar dhe shijuar, mjafton të përmendim “tronditjen” e tij të madhe tek shihte turmat e Lulzimit dhe Monikës ti drejtoheshin Parlamentit me kapsolla dhe molotovë, gjë e cila e shtyu të ç’dekretonte datën e zgjedhjeve, apo “tronditja” tjetër e tij që lidhej me “zgjedhjet me një kandidat”, apo dhe “tronditja e madhe” që lidhej me shtyrjen e datës për hapjen e negociatave. Tronditja duket se është bërë tanimë kronike tek zoti Meta, dhe e vetmja mënyrë “effcace” për ta lehtësuar janë udhëtimet, në mal, fushë, liqen, det, lumenj, etj.
Por tronditjet kanë patur edhe efektin tjetër tek ai, pasi e kanë detyruar të marrë vendime “të mëdha”, si dekretimi i datës 13 Tetor si datë e zgjedhjeve lokale, (zgjedhje që nuk u bënë kurrë) apo dhe dekretimi pa asnjë vonesë e Arben Ahmetajt si ministër i Rindërtimit. Thonë se edhe tërmeti 26 Nëntorit, e “tronditi” shumë zotin Meta, aq sa Monika deklaroi nga ekranet e paçensuruara se “vila jonë në Gjirin e Lalëzit është e hapur për të pastrehët”. Dhe në fakt kaq shumë “tronditje” nuk bëjnë mirë as për shëndetin e kreut të shtetit, dhe as për vijueshmërinë e detyrës, ndaj lind nevoja që komisioni hetimor të ngutet ca, dhe të mos zvarrisë me muaj vendimin mbi shkarkimin ose jo, të zotit Meta.
si mudet te derdellisi ky gjasme si president
kur mbetet nji nder nejrzit me te inkrimiuar dhe akuzuar
ne Politike per tjetersin trojesh ne Lalz
ngrit atje Vila Miljona $
plus pasuri te tundeshme e patundeshme si me pas bab sali brekushedhjerin ,
pa punu asnji dite pune hej !
ksaj cendurie ne Shqiperi i duhet dhene fund menjiher .
Thesarin e Floririt duhet t’ja kthej Sjtetit Shqiptare dhe gjithe pasurine
qe i ka vjedhur Shqiperise .
Thirreni mer ne nji Studjo te japi llogari para shqiptareve per te gjithe Psasurine -Sheiku nga Cepani
boll shetit i lire ky kriminel .
Te fala nga Santa Quaranta i thoni ,
ka dal nji Kleck andej thone nga SPAK-u
Ore keta prokuroret e spak,fillojne pune si prokurore per here te pare apo kane qene dhe perpara se te zgjidhen ne spak?! Ne rast se fillojne si prokuror per here te pare duhet te shpresojme se do bejne dicka,po qe se kane punuar edhe me pare si prokurore,harrojeni se kane per ta nxjerre qimen nga qulli sepse jane te tredhur e keshtu spak do na dali SHTERPE.
S’do mend që ata prokurorë janë se nuk do merren në Kinë. Por në vend të mosndryshimit të tyre ka ndryshuar koha. Se ja psh, prokurori B.Sheshi sot anëtar i KLP, kërkoi 2 vjet burg për Metën, por ai nga gjykata e lartë me ‘urdhër’ nga Berisha nga darka e Monikës, të nesërmen me rezultatin 5-0 doli i pafajshëm! Se për ndryshe i binte qeveria de. Apo jo! Po kështu mbas hetimit, prokurori Arben Kraja e deklaroi fajtor Bashën për megavjedhjen në Rrugën e Kombit (kishte 28 shkelje sipas KLSh, ku Kraja më herët atje ka qenë zv. kryetar, dhe e çoi në Gj.Lartë, por edhe në këtë rast ajo u mbyll pa u gjykuar fare. Sot Kraja është drejtor i SPAK. Pse? Se s’ka blrë detyrën apo se ka qenë shërbltor i politukës? Po kështu me Mediun e Gërdecit e me rradhë. Ku janë sot gjyqtarët dhe gjyqtaret e këtyre dosjeve? Pa punë. Pse i fshiu vetingu si ata ashtu dhe servilët e Llallës? Dhe nuk kanë shpetuar për fare se dardha e ka bishtin mbrapa. Apo jo! Ndaj mos u nxitoni po prisni, se thonë që Shteti e kap lepurin me qerre, por çdo gjë me rradhë dhe pa u ngutur. Ditë më të mira do jetë për drejtësinë jo për ndonjë fakt të thjeshtë, përkundrazi të madh. Ajo monitorohet nga ata që
E ideuan dhe e realizuan, amerikanët.
SPAK-uDo te arrij te denoi Salin,Meten,Bashen Fallxhoren me sherbim te shkurtuar sa per te thene qe i denuam.Mos prisni ndonje gje te madhe qe vertete kriminelet te denohen.Pasurin ata ta gezojne.
nuk e kuptoj se si nje presidend gjen kohen te prese nje sapo te denuar per shpifje.nuk ka probleme te tjera per te u marre.a nuk do te thote kejo qe drejtesia ka gabuar dhe ne do ta ndreqim.a nuk do te thote kejo qe ai i kundwrvihet drejtesise per te mbrojtur nje thyes ligji
NUK QUHET AVOKATI I POPULLIT POR I ILIR FLORIRIT….. QENKAN PUQUR HAJNAT…
Mire se e njohim ‘iken,po ky Blushi kaq gomar ne paska qene? Zot na ruaj, tani per Christmas dhe New Year!
???
undefined
Ne foton siper Shreku dhe Gomari i tij besnik frymedhenes….
Po kokemedhenjt ne Londer mbajten ndonje fjalim per shqiptaret trushplar…
Është i tronditur sepse ata që u betuan dje para tij , pra SPAKU nesër do ta arrestojnë cfarë cudie SPAKU betohet para një presidenti që është në proces shkarkimi dhe popullit ia kini shitur SPAKU-n sikur do arrestojë peshqit e mëdhenj , ore ju po na bëni për në kopësht fare.
O Mero,boll me këtë hajdut!Na injorove kombin,me këtë legen!Te lutem boll!Shqiptarët kanë proleme shumë më të mëdha….
I shfaqur në takim me Ramiz Alinë në dhjetorin e vitit 90-të z.Meta vinte në këtë takim si përfaqësues i rinisë komuniste si shumë të rinjë të tjerë komunistë që nuk kishin asnjë lidhje me të rinjtë dhjetoristë që ishin në grevë.Këtu fillon dhe karriera politike për të duke iu dhënë nga grupimi i tij politik P S funksione të larta shtetërore deri në rangun e Presidentit të republikës,funksione që nuk i ka kryer asnjë politikan tjetër në këto tre dekada.Duke qenë i përkëdhelur nga fati,Meta nuk arriti të justifikojë besimin që iu besua nga populli.Mesa duket ai tashmë është i vetëdijshëm se ka gabuar diku dhe është para një procesi tê vështirë i cili i rrezikon çdo gjë,karrierên,pasurinë,privilegjet që e kanë llastuar dhe bie në ketë pozitë të rëndë.Nga tërë veprimet e kryera deri tani tregon se diçka e rëndë e mundon shpirtin e tij krenar prej malësori.Në vend që të ruaj qetësinë dhe të shenja intelekti,çdo ditë qe kalon z.President e thellon krizën e tij shpirtërore.Besoj kur të zgjohet nga ëndërra se është në të drejtën e zotit,mendoj se do jetë vonë pasi ky lloj qëndrimi të le te kuotosh se është në hall të madh.Zoti i dhënte mend dhe kurajo tê shohë me sy hapur.
Mero përse nuk mi boton kementet apo e vërteta është e dhimbëshme?
Monika hajdute pa çizme por Iliri me breke.
Mero pse s,ma boton komentin?
Mamaja e Monikes shiste qepe e patate tek pazari,babai i saj brigadier ne kooperative,…..vajza e tyre Mona thote qe pronat i kam trashegu nga babai brigadier??!
SPAK-uDo te arrij te denoi Salin,Meten,Bashen Fallxhoren me sherbim te shkurtuar sa per te thene qe i denuam.Mos prisni ndonje gje te madhe qe vertete kriminelet te denohen.Pasurin ata ta gezojne.
Turp për.gjithë shqiptarët ku janë,që e lënë akoma këtë fshatar hajdut të kullosë si president.Hajde pastaj,çfarë tu thuash shkërdhatave kudo në botë që na akuzojnë se.ne jemi komb që nuk dimë të qeverisemi vetë.
Pse i bini gjate,thuaje troç,Komisioni parlamentar ben gabim qe e shtyn shqyrtimin e shkarkimit.Jane te mjaftueshme shkeljet e meparshme