VIDEO/ ENI firmos kontratën për kërkim nafte në Dumre, Rama: Ndikim i jashtëzakonshëm në ekonomi. Do të sjellë shumë të ardhura, vlera dhe eksperiencë

20 Dhjetor 2019, 11:10Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një lajm të shkëlqyer nënshkrimin e marrëveshjes me Kompaninë italiane ENI për të bërë shpime dhe eksplorime për naftë në bllokun e Dumresë.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se kjo është kontrata më e mirë dhe më e favorshme e firmosur për Shqipërinë, që do të sjellë shumë të ardhura, vlera dhe eksperiencë.

“Një lajm i shkëlqyer për zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve dhe një sinjall kuptimplotë për rritjen e mëtejshme të investimeve të huaja direkte në Shqipëri”, tha Rama.

“U deshën 30 vjet që ne sot të kemi një kontratë me ENI që nga pikëpamja e vlerës së vet ekonomike për shtetin shqiptar e qytetarët është më e mira dhe më e favorshme që është nënshkruar, janë treguar miqtë italianë shumë të hapur e konstruktive ndaj kërkesës sonë për të pasur një kontratë që të ketë një përfitim të drejtpërdrejt më të madh se sa të mëparshmet për shtetin e një përfitim të mirëstrukturuar në aspektet kohore.

Përtej kësaj për të pasur edhe një partner që jo thjesht do eksplorojë e zbulojë naftë në Shqipëri por do ndihmojë në rritjen e cilësisë së burimeve tona njerëzore, do përfshihet në kuadrin e paktit të universitetit me Gjeologji Minierat për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve për të hapur mundësi për trajnime e mastera.

Objektivi ishte ta mbyllnim këtë kontratë brenda vitit e të vijohej me eksplorimet. Në Dumre ka një rezervë të pritshme të konsiderueshme sikurse zbulimi në Shpirag është një nxitje më shumë për të vijuar me eksplorimet.

Bëhet fjalë për një tjetër investim të huaj në Shqipëri, e cila vendos një flamur me shumë peshë në hartën e investimeve të huaja në Shqipëri e përtej vlerës monetare do sjellë edhe vlerën e madhe të dijes e të bashkëpunimit që do rrisë cilësisht gjithë hapësirën që mbulon ky sektor.

Bëhet fjalë për një tjetër investim të rëndësishëm të huaj në Shqipëri të një kompanie gjigante me të ardhura më të mëdha se gjithë PBB e Shqipërisë. Përtej vlerës monetare do të sjellë do të sjellë dijen dhe një bashkëpunim që do të rrisë cilësisht të gjithë hapësirën që mbulon ky sektor. 

Zbulimi i pritshëm do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit. Jam i sigurt se do të gjejnë shumë naftë dhe përfitimi do të jetë i merituar edhe për ata tha Rama.

Marrëveshja është firmosur nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku me përfaqësuesin e kompanisë italiane, ndërsa të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama me ambasadorin Cutillo. (TemA)

 

4 komente në “VIDEO/ ENI firmos kontratën për kërkim nafte në Dumre, Rama: Ndikim i jashtëzakonshëm në ekonomi. Do të sjellë shumë të ardhura, vlera dhe eksperiencë”

  1. Jozi says:

    Nje mut do te kete ndikim ne ekonomi. Sic pati Bankers.
    Para nje viti keshtu tha Rama edhe per shpimet nga SHELL ne Shpirag.
    Aty vazhdon shfrytezimi me naften fontane ne xhepat e boseve.
    Per popullin zero.

  2. Shinjestra says:

    Me sa di une,Italia nuk eshte ndonje vend i degjuar per prodhimin e naftes.Si ka mundesi qe te vijn specalist Italian per eksplorimin dhe zbulimin e vendburimeve te naftes ne vendi tone kur ka firma me te fuqishme dhe prodhojn nafte me sasi te madhe.Pra e njohin industrine e hidrokabureve.

  3. dikur says:

    Te themi te drejten italjanet kane qene ata qe e kane nxjaerre persepari naften ne Shqiperi. Ju kujrohet besoj filmi “Gjeneral gramafoni”.

  4. D. says:

    Eksperiencen e bithes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje