Të tetë anëtarët e parë të SPAK u betuan dje para presidentit Ilir Meta dhe kanë marrë zyrtarisht detyrën, ndërsa është zgjedhur dhe kryetari.
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjodhën Arben Kraja në krye të SPAK.
Por ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani paralajmëron se nëse qeveria çon deri në fund nismën anti KÇK, atëherë SPAK del jashtë funksionit.
I ftuar në Opinion, Manjani nuk kurseu as krahasimet për SPAK dhe KÇK.
“Më provokoi Preçi në fakt me këtë çështjen politike apo jo, ata siç janë zgjedhur i bie se nuk janë të asnjë krahu politik.
Ka një gjë që duhet ta saktësojmë. E para një pjesë e mirë e informacionit shkon nga qeveria. E dyta nëse nisma e kryeministrit për KÇK shkon deri në fund, natën e mirë SPAK-ut. Sepse ku ka SPAK që heton kryeministrin pas kësaj mo?
A ke lexu ligjin e KÇK, e ke lexu ligjin se do ta bënin dhe akt normativ ata po ndodhi tërmeti… Ai ligji i KÇK është që nëse mua nuk më pëlqen prokurori për çështjen që ke nis ministri i drejtësisë ose ministri i brendshëm…
Ligji i KÇK nuk po flas për ligjin e SPAK-ut po për ligjin e KÇK është si puna e hallit, halli im p*llon hallin tat, ky është i gjithë muhabeti.
Ai me akt normativ qeveria po të hedh poshtë kushtetutën dhe kjo është një gjë e papranueshme…unë po them ca është artikuluar deri më sot nuk është në fuqi…”, tha ish- ministri Manjani.