Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, i frikësuar?! Manjani: SPAK të bën gjëmën, është një strukturë monstër

19 Dhjetor 2019, 22:06Politika TEMA

Dita e sotme shënoi ngritjen e Prokurorisë Speciale e njohur shkurt si SPAK. Të tetë anëtarët e parë të saj u betuan përpara presidentit Ilir Meta.

Pasdite anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmbysën me votë të enjten një vlerësim të mëparshëm të tyre dhe ngjitën prokurorin Arben Kraja në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një lidhje direkte për “Opinion” tha se “SPAK të bën gjëmën”, për kompetencat që i janë dhënë.

“SPAK ishte thelbi i reformës në drejtësi, kjo ka qenë çështja më shumë konsensuale. Ca politikanë e kanë votuar nga belaja, ca nga sikleti…

Ca nga dëshira për të qenë më shumë amerikanë se amerikanët. Nëse lexoni ligjet si është ndërtuar kjo strukturë, ajo është strukturë monstër. I lejohet të bëjë çdo gjë, të përgjojë, të gjëmon…”, tha Ylli Manjani.

“Ideja e krijimit të SPAK ishte që të krijohet një bërthamë e fortë shtetërore, e pavarur në ekstrem.

Me qëllim që të kishte dy funksione, lufta kundër korrupsionit dhe BKH me krimin e organizuar dhe trafiqet”, tha më tej ish ministri i Drejtësisë, duke theksuar se kjo strukturë ka të drejtë të hetojë nga Presidenti, Kryeministri, ministrat etj.

7 komente në “Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, i frikësuar?! Manjani: SPAK të bën gjëmën, është një strukturë monstër”

  1. Oh, sa u kënaqa! ???????? says:

    Oh të keqen !
    Oh më ta lumça , or SPAK!
    Bëji të dhjesin në teneqe hajdutët politik.

  2. Peza says:

    Do besojme tek SPAK kur te deklaroje se ka nen hetim Berishen,Bashen,Meten,Mediun,Ramen etj!

  3. Hajdar Xhunga says:

    …po edhe ata peshq cironke…do perfundojne ne tavoline per vit te ri, hiq mos e rr un i…

  4. Arber iliri says:

    Me se e nevojshme ne shqiperi nje strukture me keto kompetenca. nese jane profesioniste te ndershem te devotshem te zgjuar e trima do te mbeten ne historine e ketij vendi.Kane shume pune per te bere.u uroj susksese per te miren e nje shteti modern shqiptar qe e do dhe meriton shumica e qytetareve.

  5. Asd says:

    Per ke trembet Manjani?

  6. Si shpjegohet qe me vone beri kthese 180 grade ? dikush i dergoi nje mesazh…….mos ha……….shume ?, oee me mire do i kete thene mos e fshij bythen me gjethe fiku

  7. Shqiptari says:

    Hajde per hajer na qofte..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje