SPAK-un e solli Zoti, por e duartrokasin viktimat

19 Dhjetor 2019, 20:00Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Viktimat sot janë ballë përballë, të dy palët duke duartrokitur formimin e SPAK. SPAK është Struktura Speciale që do të bëjë apelin për në ferr për ‘zotat djaj’. Një nga një për atje në Purgator!

Tani dy palët e viktimave janë, e para: Mijëra njerëz të dhunuar dhe grabitur nga ‘zotat e këqij’. E dyta, që sot kthehen në ‘viktima’ të SPAK zyrtarët e lartë dhe bosët, ata që i rrëzuan jetën njeriut në këtë vend për tre dekada.

Por sot ka ndodhur si me Moisiun e Biblës: ‘Viktima’ ka duartrokitur xhelatin e vet, madje edhe e ka bekuar.

Kanë ndodhur tre ngjarje si biblike brenda ditës, nga ato ngjarje që mund të quhen ‘të zbritura nga qielli’.

E para,

presidenti i Republikës është detyruar të ‘bekojë’ SPAK-un, që siç e di sot i madh e i vogël, vetë presidenti do të jetë mes të parëve që do të paraqitet në dhomat e ftohta të SPAK. Puna ka mbërritur në pikën që ‘nëse SPAK nuk thërret Ilir Metën, kjo zhvlerëson besimin ndaj Strukturës Speciale’. Miliona legjenda të korrupsionit dhe krimit nga familja presidenciale janë endur maleve e fushave të vendit. Vetë ish- presidenti ‘legjendar’ Sali Berisha, e ka akuzuar Ilir Metën për ‘hapje varresh prapa Dajtit’ dhe për ‘trafik droge, femrash e fëmijësh’. Kaq do të mjaftonte, paçka se janë minimum… Presidenti Ilir Meta e kishte shtyrë me muaj e vite Reformën në Drejtësi duke iu betuar viktimave të tij- popull se e kishte ‘me zemër’ reformën në Drejtësi. Por ja që erdhi dita kur ai vetë ‘viktima’ të bekojë SPAK-un. Dhjetëra zyrtarë të lartë që kanë futur duart në shpirtin e këtij populli dhe i kanë marrë frymën 30 vjet do të zbresin nga ‘fronet’ e djallit. Prapa derës ndodhen dy faktorë të mëdhenj: Drejtësia Hyjnore dhe aleatët e Perëndimit- SHBA, BE.

Ngjarja e dytë:

Para orës kur presidenti do të bekonte SPAK-un, presidenti Meta priti me mall një ‘burgaxhi’ tjetër. Kësaj here nuk e priti si xhelati në burgjet e Spaçit e të Burrelit. Jo, ishte i sinqertë. Të burgosurit e Spaçit kanë shkuar në Qiell, pak prej tyre kanë mbetur; dhe ky është fati më i madh i ‘zotave të këqij’ që shkelin mbi viktima të gjalla. Tani nuk burgoset më njeri as si Zef Mala, as si Sejfulla Malishova, as si Zef Pllumi, as si Spartak Ngjela… Tani burgosen si pisa, që kanë vjedhur, kanë dhunuar, kanë sajuar ‘babale’ dhe kanë fshehur varre prapa malit… Në zyrën e presidentit hyri një deputet i dënuar penalisht pardje: Salijanji. Më bëri përshtypje të thellë: Presidenti i kishte ngulur sytë që nga koka te këmbët si dy prozhektorë që ‘lajnë’ vendin e krimit. Ndoshta po mendonte: ‘A jam edhe unë si ky?’, ‘A do të jetë ky portret si sot pas një muaji në burg?’… Zoti e ka pajisur njeriun me një ‘pasaportë’ që e tregon frikën e vet kur shikon dekompozimin e tjetrit… Por Salijanji i bie që të dalë nga burgu para këtyre që do të thërrasë SPAK.

Ngjarja e tretë:

Hebrenjtë po ndërtojnë sot një shtëpi të shembur nga tërmeti i 26 nëntorit në një fshat të Tiranës, Qarrishtë. I zoti i shtëpisë quhet Muhamed Biçaku, si Muhamedi- profet fqinj i hebrenjve. Muhamedi për 30 sekonda mbeti pa shtëpi mbi kokë. Hebrenjtë e ndjenë menjëherë dhe kanë ardhur në ndihmë; shtëpia i bën 45 mijë euro… A e solli Zoti lajmin, siç solli SPAK-un te ne viktimate gjalla të pushtetit tonë? Më duket se po… Babai i Muhamedit pesë- vjeçar, Mefail Biçaku me të vëllanë, gjatë Luftës së Dytë kur gjermanët ndiqnin hebrenjtë për t’i djegur në furrën Naziste, këta dy fshatarë shqiptarë fshehën dhe strehuan 20 prej tyre. Hebrenjtë nuk harruan kurrë; kujtesa e shenjtë i ktheu te Muhamedi në pikën e tij më të keqe: Tërmet. A ishte Zoti apo Njeriu që e bëri?

Njeriu ka një lidhje me fatin e tij. Njësoj siç po thonë njerëzit kudo se ‘edhe ne e kemi fatin të na vijë një FARK që do të farkëtojë hekura për krimin dhe shanse drejtësie për ne’.

Të tri ngjarjet ndodhën brenda ditës! A nuk të bëjnë të besosh se ‘ka një sy’ që shikon.

Ndryshe ne nuk kishim asnjë shpresë, as Muhamdedi…, më shumë shpresa kishin pasur atëherë hebrenjtë në Qarrishtë të Tiranës se ne para krimit ‘tonë’…

31 komente në “SPAK-un e solli Zoti, por e duartrokasin viktimat”

  1. JESSS! ⚖️⚖️⚖️ says:

    ?????

  2. Kusheriri i Monikes says:

    Bravo!
    Perfekte. Behu gati Lilo, po vjen. Ku e ke fshehur floririn valle? Apo e ke konvertuar ne $.
    Sa njerezve te thjeshte u a keni nxire jeten, sa foshnjeje ou a keni marre qumshtin nga goja, vetem e vetem qe te keni 11 banjo per vete dhe banjo per macen. Zoti eshte i madh. vertet, ka nje “sy” qe i shikon te gjitha.

  3. MAJAKOVSKI says:

    Bukur shume Zoti Frrok Cupi. Nje pershkrim dhe perputhje e sakte. Parashikimi juaj ne veshe te Perendise.

  4. Kume Peza says:

    Zoti Frrok, i pari qe duhet te preke muret e ftohte te SPAK duhet te jete SB, me gjithe se jam i bindur se zotave te ketij vendi qe mund te blejne gjithcka me para nuk ka per tu hyre gjemb ne kembe, do kete salianje te tjere qe do perfundojne brenda. Edhe nga qendrimi i sotem me dukej sikur kishin marre gara ci nga dikush dhe nga diku.

  5. Ylli says:

    MË PËLQEU PA MASË SHKRIMI POR NJË KORIGJIM ! QARRISHTA NDODHET NË LIBRAZHD KUFI ME MAQEDONIN E VERIUT DHE JO NË TIRANË !

  6. emigranti says:

    do zoti behet cdo gje si e thua ti .jo se une dua te shikoj njeri ne burg as asmin se dua por keta sjan njeres keta jan mostra qe kan vrare kan vjedhur dhe na tallin duke na bere dhe moral .do zoti spak se zhgenjen me kete popull por te beje drejtesi per te shkuaren dhe te ardhmen

  7. Shpata says:

    Je i pa pare Frok çupi, bravo! Do te ngelesh perjete kollos i gazetarise shqiptare! Ta befte Zoti mbare!!

  8. qazim says:

    Shkrim fantasti qe vetem ti mund ti besh.

    1. Shinjestra says:

      Respekt zoti Frrok Cupi.Je njeri me mend dhe shume i zoti.Ju i gjykoni me shume saktesi problemet.Ju pershendes.

  9. Adrion says:

    FRROK CUPI, EMER INJOHUR E I RESPEKTUAR NE SHQIPERI PER RRETH GJYSEM SHEKULLI, VETEM NJE GABIM KA BER NE KETE SHKRIM, DUHEJ TE KISH THENE KAMELEONI E KRIMINELI LEGJENDAR SALI BERISHA DHE JO PRESIDENTI LEGJENDAR.

  10. Pyka says:

    Shumë i saktë!?

  11. RROFTÈ HASHIM THAÇI says:

    SUPER FRROK ÇUPI !! BRILANT dhe FENOMENAL FRROK ÇUPI i Madh !! Je LEGJENDÈ dhe i Paarritshèm i Dashur FRROK

  12. Genci says:

    Shkelqyeshem.
    Sa keq qe ı sakatuan qysh ne fıllim djelmosha si Frroku e te tjere qe tanıme jane thinjur. Kohe bajagi e gjate e humbur. Krım ndaj njerezve qe pret shpagim. Ka veç dy rruge. Shkaktaret te ndrshkohen ose öe Drejtesı ose me Vetgjyqesı.
    Shqiptaret i pershendesin te dy menyrat.

  13. XHH says:

    Ne se SPARK nuk therret Sali Berishen atehere cdo gje eshte fallco dhe shume e deshperueshme. Te pakten duhet te tregoje ku eshte varri i kosovarit te vrare Remzi qe femijet te marin dhe te kene nuje varre per babane e tyre Sali Berisha e di shume mire se ku ndodhet
    Pervec kesaj ka shume gjynahe te tjera por ta leme qe te verteteohen nga organet kopetente

  14. spak says:

    Frrok Cupi je gjeni. Sot Meta bekoi fundin e tij. Paste kemben e mbare!

  15. Shinjestra says:

    Respekt zoti Frrok Cupi.Je njeri me mend dhe shume i zoti.Ju i gjykoni me shume saktesi problemet.Ju pershendes.

  16. Timi says:

    Nuk e solli zoti jo, jo or mik! Ishte Edi Rama qe i vuri “kazmen” sistemit berishit te padrejtesise dhe kaq.

  17. Nuci says:

    Ky burre duhet te zere vendin e Ilir hajdutit.

  18. Nuci says:

    Ky burre duhet te zere vendin e Ilir hajdutit.

  19. Meçkojati says:

    Respect pèr ju Frok Çupi!

  20. GEZIM DHE HIDHERIM says:

    Gezim i madh kur mer vesh qe SPAK BKH me ndihmen Amerikane dhe BE do te funksioni ne Shqiperi ! dhe per kete ka mbeshtetjen e viktimave dmth shqiptareve popullit qe u lodh shume nga diktatura dhe shkerdhat-okracia demokratike 30 vjecare e politikaneve ish sherbetor te komunizmit qe kishin jetuar dhe mbeshtetur sistemin komunist dhe nje dite u ben me fanatik se Papa !
    Frok Cupi ka reflektuar dhe sot ne keto vitet e fundit eshte Frok Cupi i vertete eshte zeri i te vertetes qe popullit shqiptar nuk i ka thene gjithmone keshtu sic po i thote tash !
    Edhe Frok Cupi eshte nje viktim sic eshte i gjithe populli shqiptar Viktime e politikes aventureske te atyre qe moren persiper te benin DEMOKRACI dhe Drejtesi por qe u rrezuan ne 1997 dhe deshtuan duke i shkatuar shqiptareve mijra e mijra veteve fatkeqsi ! Termeti i fundit tregoi mizerjen e shtetit 30 vjecar produktin me negativ dhe me te paafte te njerzeve qe per 30 vjet kane qene sherbetor te vetes se tyre por jo te shqiptareve Ata kane abuzuar shume me funksione me skandale me krime me mos ndeshkime ! Ata ngriten nje Sitem Drejtesie me dy standarte :
    Nje qe mbronte ata dhe familjet e tyre dhe nje tjeter qe ndeshkonte Popullin e thjeshte dhe njerez ordiner te vobekte !
    Let te shpresojme ne Drejtesine e re fal Amerikaneve BE qe kane investuar shume per nje Rilindje Shqiptare
    Let te shpresojme me shume qe mentaliteti Ruso ortodokso Otoman te marr fund !
    Jetojme ne Europ dhe i perkasim Europes qyterimit euro atllantik !

  21. Shqiptari says:

    I ke rene pikes. E pate Liken kur ua ipte doren Spakjanève ? Fytyra tij gjitheçka tregonte.
    Kam pas mendu qe kjo “drejtesia vonon por nuk harron” ishte vetem llaf goje. Por do ti qe na qenkerka e vertete.!!!!
    Hajde me ne fund edhe ne shqipot po futemi ne nje shtet qe kush ben keq do gjej belanè.
    Dite e re shprese e re.

  22. RROFTÈ HASHIM THAÇI says:

    I PAPARÉ i Madhi FRROK ÇUPI !! SUPER Analizé nga Pena e ARTÉ e Zotit FRROK ÇUPI !! FRROKU éshté AJKA e GAZETARISÉ!!!! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE pér té madhin Frrok Çupi ! Mos u Ndal i Dashur Frrok , sepse juve me Spartak Ngjelén jeni ANALISTÉT mé té SHKÈLQYER qé ka SHQIPÉRIA

  23. Koba says:

    Pershendetje miqesore Z.Frok.Me behet qejfi qe je kthyer si ne ditet e para te luftes per Demokraci ,si atehere kur shkruaje TAO TAO.Llafi yt vafte ne vesh te Perendise.Eshte e vertete qe po presim me sy e veshe Hapur Levizjet e SPAK.Qofshin te bekuar nese nisin Luften kunder Korrupsionit dhe Tradhetise ndaj Shqiptareve.

  24. Rrespekt Frrok Cupi ,
    gjaku i te pareve te therret gjithmone ne kohe te tilla
    kur Pesti Njerezor / Kolerja ka pushtuar Atdheun .
    Dashte Zoti , pac shpirtin e Fishtes se Madhe per Shqiperine
    e bekimin e Zotit brenda teje ,
    duke ber shqiptaret te besojne se gjaku shqiptare nuk eshte shperber
    e akoma ka nji drit shprese se mundemi te ngrihemi ne kembe si na therrasin +shpirtrat e te pareve tane .
    Qofshe i bekuar Frrok Cupi Zoti qofte me ty…
    Ngriheni ne kembe Shqiperine ga ku e kan shtrir hienat e Djallit ardhur ga fundi i Botes .
    Shqiptaret duhet te kerkojne sot Demokraci Direkte ne zgjedhjen e Presidentit te tyre
    dhe shtrengojne radhet mbas patrioteve te tille so FC

  25. fantoma says:

    Për kryeshpellarin, kryehajdutin me çizme, kryekriminelin e këtij vëndi, skizofrenin kompleksik të shpellave të Viçidolit, nuk na the asnjë fjalë o Frok Çupi …(???!!!) Të shpëtoi, apo e ke akoma “për zëmër” dhe shpreson (si shumë të sërës tënde), që të shpëtojë edhe kësaj here… ???!!! N.q.se SPAK-u, nuk e fillon me këtë monstër, seriozisht dhe jo sa “për të larë mutin me shurrë”, atëherë edhe Reforma në Drejtësi, do të jetë akoma një tallje e hapur me këtë popull fukara (por fatkeqësisht idiot)…, që mund t’i djegësh shtëpinë, por “të fal”, po t’i ngulësh në gërmadha një Flamur dhe t’i thuash që je “patriot i madh”, ose se “këtë e bëjmë për të mirën e Kombit”, ose do të bëjmë “Shqipërinë e Madhe”… etj.etj. broçkulla e përralla …

  26. Dee says:

    Frrok pa z. Harron me dashje te permendesh shume “meta” te tjere ne llumin e politikes?!.

  27. I drejteperdrejti says:

    E shkelqyer!

  28. Astriti says:

    Shkrim shume i mire F. Cupi! Por, mos e dridh me… ! E sheh se sa te respektojne njerezit kur i qendron besnik te vertetes!

    1. Anna says:

      Shume e vertete Astrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje