Monika Kryemadhi rrëzon pretendimet e opozitës: Rama s’paska blerë ambasadorët, por shefat e tyre

19 Dhjetor 2019, 17:06Politika TEMA

Për disa vite me radhë, që prej nisjes së betejës për reformën në drejtësi, opozita është përpjekur të bëjë një distancim mes qendrimeve të ambasadorëve të Perëndimit në Shqipëri, dhe vendeve që ata përfaqësojnë.

Për një kohë të gjatë, Berisha, Meta, Basha, por dhe Kryemadhi, kanë akuzuar ambasadorët se janë blerë nga Rama, dhe se flasin me kokë të tyre e nuk përfaqësojnë vendet e tyre.

Por sot, Monika Kryemadhi ka rrëzuar këtë teori.

Sipas saj, në fakt ambasadorët janë të detyruar të mbështesin Ramën, pasi aim err në telefon ministrant e tyre dhe i heqin nga puna.

Pra, me logjikën e Kryemadhit, Rama ka kapur jo ambasadorët, por qeveritë e shteteve që ata përfaqësojnë.

“Ambasadorët këtu janë ambasadorë të shteteve të tyre. Qeveritë bashkëpunojnë me qeveri. Qeveritë nuk bashkëpunojnë me opozitën. 

Unë jam shumë e bindur që ambasadorët këtu do të bëjnë punën e qeverisë së tyre. Mos harroni që kanë një kryeministër që thotë do bëni kështu siç them unë, ose përndryshe ju përzura nga Shqipëria dhe i bën letër ministrit të Jashtëm.

E ç’ fuqi ka një ambasador apo një diplomat, kur një kryeministër i çon letër ministrit të Jashtëm të një vendi të caktuar? Për t’u kapur dhe për t’u shantazhuar janë shumë të thjeshtë ambasadorët këtu. Shqipëria një vend i vogël është dhe të gjithë e dimë se çfarë bëhet.

Kështu që nuk pres që ambasadorët këtu të jenë në krah të opozitës. Por ama nuk do të lejoj që ambasadorët këtu për çdo protestë të opozitës, të dalin dhe të bëjnë sikur këtu do bëhet lufta e tretë botërore. Ndërkohë nuk thonë një fjalë për atë që ndodh me ligjin, për lirinë e shprehjes. 

Por nuk i gjykoj, nuk i paragjykoj dhe as nuk i intimidoj për këtë gjë. Por di të them që kompani lobiste që paguhen me para antishqiptare, sigurisht që lobojnë në institucione ndërkombëtare, sepse nuk është se është e paligjshme jashtë. Është e ligjshme si në Bruksel, në Ëashington, kudo për kompanitë lobiste”, u shpreh Kryemadhi, në një intervistë për Ora News.(TemA)

8 komente në “Monika Kryemadhi rrëzon pretendimet e opozitës: Rama s’paska blerë ambasadorët, por shefat e tyre”

  1. ? says:

    Kjo ështê pjerdhur fare nga trutë.

  2. Po vjen SPAK says:

    Kjo telendare dhe burri i saj president nuk i kane fshehur parate as ne Qipro dhe as ne ishujt offshore. Keta kane krijuar Joint venture me compani kineze ku keta te mallkuar zoterojne shumicen e kapitalit. Po ashtu asetet e tyre financiare i kane me shumice ne bankat kineze. Ata e dine qe sherbimet dhe agjensite perendimore nuk kane akses informacioni ne institucionet financiare kineze. Po e mbani mend viziten e Monika Kryemadhit ne Kine ishte vetem te siburohej se kapitalet e tyre ishin te sigurta dhe konfidenciale. Prandaj dhe Monika kakaris sikur eshte e paster. Pa u arrestuar keta monstra shqiperia do ta kete te veshtire te behet. Kjo eshte prova per SPAK.

  3. TIK-TAK-TIK-TAK , SPAK !!? says:

    ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️

  4. KUJTIM PUSHKA says:

    Kush e degjon kete mendje te MONES
    Ajo ka nje mendje pe femije te disa shekujsh te kaluar
    Se femija so jan SHUM te zgjuar
    MONA VETEM LLAPAQENE e ben mire

  5. SPAK -u ME PAKU says:

    Mona ku eshte FSHEHUR ILIRI?

  6. Tironci says:

    Kjo duhet te cohet para drejtesise si gjthe te tjeret, por per kete qe thote eshte e vertete.
    Ne kete rast, eshte i vetmi rast qe degjoj qe thote te verteten.
    Nuk dua te flas me teper.

  7. qazim says:

    Krejtesisht e coroditur,nje konglomerat fjalesh pa lidhje qe vec ajo qe vetem flet e s’thote asgje,mund ta beje.Eshte simboli i ndyresise,boshllekut,injorances e llapaqenerise politike te ketyre viteve te tranzicionit.

  8. Ferdi says:

    Ç’mereni me ket felliqesire, sinonimi i te keqes, shantazhuse dhe bajate, plere qe shqiptaret e duan sa me shpejt familjarisht para drejtesise per pasurine qe i la babai. Le te filloje pune SPAK, ku te binde shqiptaret qe erdhi dita e madhe dhe shum pritur, ku me ne fund, ligji do jete i barabarte per te gjithe, ndryshe nuk do kete me qestesi ky popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje