SPAK, pikëpyetjet e prokurorisë speciale: 4 modelet e “inkuzitorëve” të zyrtarëve të lartë

19 Dhjetor 2019, 13:27Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Nga e hëna Prokurorët Specialë kundër krimit dhe Korrupsionit apo SPAK nisin punën me një superpritshmëri publike e ndërkombëtare, pas betimit tek Presidentit të Republikës.

SPAK-u shqiptar nuk është një strukturë e re në precedentët rajonalë e europianë të fuksionimit të hetimit ndaj atyre që quhen “Peshqit e Mëdhenj”.

Por në Shqipëri, inagurimi i një grupi që duhet të hetojë posaçërisht zyrtarët e lartë erdhi pas më shumë se 3 vitesh kalvar procedurash të ndërlikuara dhe pengesave të pafund.

Megjithatë prokurorët special mund të nisin punën me vrull që të trondisin kupolën e së keqes në Shqipëri, ose të vijojnë me ritëm vrastar e të avashtë e të mjaftohen me peshq të vegjël për të vrarë pritshmërinë e madhe të publikut ndaj tyre. Reflektorët tashmë janë të gjithë të drejtuar tek ata.

Për të dhënë një panoramë modelesh të funksionimit të hetimit ndaj zyrtarëve të lartë mjafton të përmendim katër modelet e njohura prej 30 vitesh në vendet fqinje.

I pari ishte ai Italian me “Mani Pulite”-n, ku Di Pietro e 5 prokurorët e tjerë të stafit të Prokurorisë së Milanos tronditën Republikën e Dytë Italiane duke burgosur zyrtarë e biznesmenë nga më të fuqishmit në Itali.

Kur Antonio di Pietro në vitin 1992 shkoi të arrestojë sekretarin e Bettino Craxi-t, ish-kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste italiane, ky i fundit nuk ishte në shtëpi, të nesërmen i shkoi në zyrë prokurorit.

“Kështu si e ke nisur ti do të nxjerrësh në breg vetëm peshq të vegjël”, i tha Di Pietros inxhinieri Mario Chiesa. Dhe në fakt ashtu ndodhi pak a shumë.

Edhe pse në Itali u trondit sistemi, u shemb “Republika e Dytë” dhe lindi “Republika e Tretë”, realisht nuk u dënua asnjë ministër apo kryeministër për korrupsion.

Craxi vdiq në ekzil dhe më vonë u shpall i pafajshëm pas vdekjes.

Andreoti vdiq i pafajshëm, disa ministra demokristianë dhe socialistë po ashtu, fituan gjyqet edhe pse iu gjendën miliarda lireta ndën dyshekë, ndërsa produkti i atij sistemi, Silvio Berlusconi dominoi të gjithë “Republikën e Tretë” duke qenë kryeministër për pjesën më të madhe të kohës, deri në fundin pa lavdi kur u largua prej të pabërave të tij dhe jo nga sistemi.

Kurse në Kroaci, kur nisi operacioni i madh për të luftuar korrupsionin në sistem, prokurori Dinko Cvitan, mblodhi në fshehtësi provat dhe nuk bëri asnjë veprim tjetër pa arrestuar një “peshk të madh” siç ishte ish-kryeministri Ivo Sanader.

Bëri letrat dhe kishte gjithçka gati mbrëmjen e 9 dhjetorit 2010, kur ish-kryeministri kaloi kufirin në makinë dhe së bashku me të bijën u vendosën në një banesë në Salzburg të Austrisë.

Mëngjesin e 10 dhjetorit 2010, kur Bruna, e bija e Sanaderit doli të blejë bukën e freskët në furrën përballë banesës, gjeti policët e njësisë speciale të krimit ekonomik austriak që i dorëzuan një letër të Interpolit, ku babai i saj rezultonte në arrest ndërkombëtar i akuzuar për korrupsion.

Vetëm për një muaj: në janarin e vitit 2011 në Kroaci, u arrestuan 250 zyrtarë të fuqishëm, pjesa më e madhe krerë entesh publike si Albpetroli, Armo dhe OSHE-ja jonë.

Prokurori special, nga drejtorët e këtyre enteve që ishin motori i parave të shefave, nxori në dritë gjithçka: emra dhe fakte. Sistemi i rryshfetit u godit në zemër të tij. Kroacia më pas u bë anëtare e Bashkimit Europian.

Korrupsioni vazhdon akoma, por u prish sistemi që bënte të mundur statuskuonë e oligarkisë politiko-financiare.

Për Sanaderin, i cili qëndroi dy mandate si kryeministër thuhej se është një “politikan fitues” edhe pse nuk fitonte zgjedhjet. HDZ-ja e Sanaderit merrte 12 përqind të zgjedhjeve, por gjithmonë ai ishte numri 1, pasi kishte mbledhur rreth tij gjithë pushtetin e parasë që i kishte marrë frymën vendit.

Me rënien e Sanaderit, “kështjella e së keqes” dëshmoi se ishte prej rëre dhe u rrëzua e tëra. Sistemi nisi të marrë frymë, pasi poret e tij u liruan nga cipa që i zinte frymën.

Po tek ne si do të veprojnë “dinkot dhe dipietrot” shqiptarë?!

Përveç modelit Italian dhe kroat, kemi edhe atë rumun dhe maqedonas shumë afër nesh.

Në Rumani, ashtu si ne Kroaci u ngrit Prokuroria e Posaçme antikorrupsion, e cila arriti të çonte prapa hekurash kryetar bashkish, tre kryeministra, njërin në detyrë si Victor Ponta, Petre Roman Ilion Iliescu, Liviu Dragnea, Traian Basescu etj.

Siç edhe në Itali me Di Pietron, edhe në Rumani, Prokuroria Speciale apo  Parchetul Naţional Anticorupţie, u sulmua egërsisht nga politika e lartë deri sa larguan simbolin e këtij institucioni, Laura Codruța Kövesi.

Edhe në Maqedoni, pas protestave të opozitës së Zoran Zaevit, i cili shpërtheu me përgjimet apo “bombat” e tij, SHBA dhe BE arritën të ngrenë Prokurorinë Speciale Antikorrupsion duke bindur Nikolla Gruevskin, atëherë Kryeministër që të largohet dhe të pranojë një qeveri kalimtare me opozitën, si dhe të pranojë ngritjen e një prokurorie speciale antikorrupsion, e cila do të hetonte zyrtarët e lartë.

Kjo prokurori që u drejtua nga një femër Katica Janeva, ndërmori akuzat e para ndaj zyrtarëve të lartë që nga kreu i shërbimit sekret,  Sasho Mijallkov e deri te kryeministri Gruevski, i cili sot e kësaj dite është në ekzil politik në Hungari.

Por si Di Pietro, ashtu edhe Kövesi apo Katica, të cilën një nga politikanët e fuqishëm të vendit e përmendën me emër, patën problem, sulme të forta, deri edhe në shkatërrime personale.

Ashtu ndoshta mund të ndodhë edhe me prokurorët tanë të SPAK, por në fund çdo hetim i tyre edhe pse mund të shqetësojë fatet e tyre personale, madje edhe dramatikisht, është pasojë për të ardhmen e hetimeve ndaj zyrtarëve e politikanëve të lartë në çdo kohë. Thjesht hap një precedent që nuk mund të kthehet prapa.(TemA)

11 komente në “SPAK, pikëpyetjet e prokurorisë speciale: 4 modelet e “inkuzitorëve” të zyrtarëve të lartë”

  1. Spartak VERDHA says:

    SPAK-ista .
    Ato, që ju kanë kërcënuar deri më sot , kur sistemi i Pa Drejtësisë gëlonte në çdo hallkë , në çdo cep e në çdo skutë , kanë qenë axhaminj dhe kanë patur detyrë vetëm me ju frikësu dhe me ju shmang ju nga rruga e tyre , sepse ka pasë të tjerë, që i kanë mbaru punë si kanë dashtë .
    Por, mos kujtoni se jeni njëlloj, në të njëjtat kushte si atëherë . Sot, ju kërkohet ju dhe vetëm ju të veproni , sepse s’do ketë shumë pisa të tjerë në qarkullim , si Policë Gjygjësor, që zhdukin apo deformojnë provat , Prokurorë, që zbusin apo rrëzojnë me pare një nga një po akuzat e veta , dhe Gjygjtarë , që bashkë me avokatët sekserë i japin dorën e fundit zbythjes së drejtësisë përballë kriminalitetit , abuzivizmit e korrupsionit .
    Pra , tani do jeni ju , të vetëm, përballë me mafiet e të gjitha formave dhe niveleve .

    Kur them mafiet e sotme, nënkuptohen ato më të rrezikshmet , që kanë aq forcë , guxim dhe pushtet paraje , sa, jo të kërcënojnë , por të heqin qafe e të zhdukin ty me gjithë familje , po aq sa dhe Prokurorin e Përgjithshëm , e madje dhe ma lart . Nuk ka eskortë, që ju mbron përballë kësaj fuqie mafioze të veshur me pushtet e para pa hesap . Nuk do jetë aspak e lehtë me i bë ballë presioneve e sulmeve të tyre mafioze nga më të pa imagjinueshmet . Janë dhe do jenë të pa përballueshëm , sepse janë bërë “Untouchable “
    E vetmja mënyrë, që të arrini të punoni , të veproni dhe të jeni të suksesshëm në këtë luftë ( sepse me të vërtetë është luftë ) ndaj korrupsionit e abuzivizmit në sferat e larta të politikës , pushtetit dhe oligarkëve, që janë të lidhur me to , është, TA FILLONI ME REALIZIMIN E NJE PROÇESI VETTINGU REAL dhe jo me këtë egzistues, i cili, edhe abuzuesve e kriminelave të korruptuar të sistemit të Pa Drejtësisë , ju tha : Bëtë Ç’bëtë deri tani , hikni me ato që keni vjedh se nuk ju ngasim . Të tjerë , ma guximtarë , për turp të vet , nuk ishin në gjendje me justifiku e mbrojt as ato pasuri që patën vetë deklaru , dhe prap nuk ju hyri gjemb në këmbë , madje, një pjesë edhe guxojnë prap të ankimojnë , ma tepër për gozhdë .
    Paradokset do jenë të jenë të pa imagjinueshme me politikanët e pushtetarët .
    SPAK-ista.
    Mos luani me zjarrin , se këta ju përvlojnë si miu . Po nuk doli ligj i ri VETTINGU , i cili ju heq fuqinë ekonomike oligarkëve e mafiozëve të korruptuar , e keni kot , i keni duart e lidhura nga të gjitha anët .
    Ngulni këmbë që të Miratohet një NEN shtesë i VETTINGUT , dhe kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve DEKLARATAT e para .

    NENI EKSTRA SHTESE :
    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se , mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave , që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .
    Edhe njëherë .

    Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund , si pikë të veçantë , dhe , me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për t’i plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë disa fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Veç kur të shifni në DEKLARATEN e RE , deklarim pronash e pasurie , minimumin 4-5 fishin e të parës . Pse ? Frika se do i sekuestrohet gjithçka , do e bëjë të deklarojë gjithçka , e të mos e zejë gjumi prej frikës se mos ka harru ndonjë PASURI pa DEKLARU

    Nxirreni në dritë të diellit gjithë deklarimet ti shikojë e marri vesht populli I thjeshtë , sepse ai ka vuajt e po vazhdon të vuajë nga padrejtësitë e tyre , sepse ai po vritet , poshtërohet e vazhdon të grabitet përditë nga gjithë këta mafiozë të Pushtet-Politikës dhe Sistemit të Pa Drejtësisë . Populli ja din dhe do ja nxjerri një më një nga të gjitha skutat e marifetet pasuritë e grabitura dhe abuzuara , mbasi aty janë edhe gjaku i fëmijëve të tyre të vrarë , pronat e grabitura të tyre me pushtet, forcë , kërcënime dhe lloj lloj marifetesh e poshtërsish . Populli nuk po duron më të shikojë gjithë këtë aradhë kriminelësh e hajdutësh, që vazhdojnë të rrijnë në politikë , në pushtet , nëpër policira , prokurorira e gjykata e vazhdojnë ti bëjnë karshillik gjakosjes e grabitjes së tij .
    Si mund të durohet ish Guvernatori i Bankës së Shqipërisë , kur mbas gjithë atyre përfitimeve nga pozicioni , zhdukjes pa gjë të keq të mbi 7 miljon dollarëve nga THESARI I SHTETIT , grabitjes së disa dhjetra e dhjetra miljonave rroga duke bo kavalishenca anë e mbanë botës , e tani , o zot ku o mshef turpi , çfarë halli na ka ra , ai hedh në gjygj nëpër kancelaritë e BE-së shtetin e vet , për me e grabit edhe më . S’ka faj . Paska bo ndere e favore të pa pame me atë post që e vunë.

    Nuk është se s’e dini , por nuk bëjmë keq me e rikujtu edhe njëherë veçanërisht për këtë rast dhe kushtet e veçanta të sistemit politik të vendit tonë , prandaj pa bo VETTING, që jo ti dredhi, por ti tredhi , mos gaboni as me hap gojën .

    Spartak VERDHA

    1. Kalec Dega says:

      Ja dhe nje shkrim tjeter humoristik ne Tema per shpetimin e shqiptareve nga kanceri komunist, lol!..estrada SPAK
      …PERSONAZHET:RUCI, RAMA, META, SALIU
      REGJIZOR: TAKU AVUKATI

      1. Shenjestra says:

        Ka mundesi te ndodh keshtu siç shkruan zoti Ylli Pata.Ne shqiperi nuk do behet ndonje gje e madhe ashtu siç pret populli qe, te kapen e te denohen peshqit e medhenj,te cilet i njeh kushdo ne shqiperi.Sali Berisha,Meta,Basha, Fallxhorja,kane bere kaq para te madhe sa mund te blejne ç’do prokuror,gjykates,te SPAKK-ut,BKH etj..Te shohim se ç’do behet,veç nje gje eshte e qart,se Krimi eshte me i fuqishem se shteti me organizmat e tija.

  2. USA says:

    Ju ecte mbare me ndihmen e Amerikes do realizohet Filloni me politikanet Keqja qe ka mberthy kete vend.

  3. J says:

    Ciles kushtetute i referoheni z.Bushati ,kushtetutes se sistemit te kaluar te arnuar me ca element demokratike,qe nuk njeh dhe mbron te drejtat themelore te njeriut ,sic eshte e drejta e Prones ?Shqiptaret i drejtohen gjykatave europiane per te fituar te drejtat e shtypura nga sistemi pseudodemokratik,ku cdo njeri i dhunshem mund te rrembeje cfare te doje,dhe qeveria e sotme apo paraardhese perpilojne plane me kompani misteioze per te grabitur individin dhe vet shtetin e tyre?As tashme qe u pasuruan ne maximum nuk mund te kaperxejne dot kompleksin e verferise te origjines se tyre dhe te kthejne pronat te pronaret e ligjshem? Eshte e vertete qe pasardhsit e “e njeriut te ri” nuk kane kulturen e duhur demokratike per te ndertuar nje sistem shoqeror te duhur,por tashme qe kuptuan anet positive te demokracise,e kthyen timonin e fitimit vetem per vete ,jo per te gjithe shoqerine ,duke penguar pa nderprje proceset demokratike.Si perf.vendi ka nje sistem hibrid shoeror ,po nuk u ndertua mbi themele te forte,perplasjet do te jene te pa shmangeshme,asnje here sdo kete zgjidhje.dmth nje vend ndryshe nga e gjithe bota ,ashtu sic krenoheshin me autosugestion komunistet….

    1. XheJ eN Bi says:

      J …….
      O gërma ” J ” po nuk e ka shkruar Bushati shkrimin ,po Ylli Pata.

  4. tirana says:

    MENDOJ QE KY SPK .DO TE ZHGENJEJ TE GJITHE ,SHUME SHPEJT . SPK DO TI DERGOJ NE GJYKATE , POR GJYQTARET DO TI NXJERRIN TE PAFAJSHEM .

  5. luani says:

    O Ylli , ti nuk ke kuptuar asgje po a e degjon Spartak Ngjelen qe thot jane Amerikanet ketu e nuk te lene te bejne sipas qejfit . Do thuash ti po Amerikanet a i patem ketu tash 30 vjete dhe perseri ndodhen piramidat , 97 ta , 98 ta , Gerdeci , 21 Janari . Aaaa jo jo tashti jan ne nje menyre tjeter do te thuash ti . Hajt veç ta provojme edhe kete menyre .

  6. Shenjestra says:

    Ka mundesi te ndodh keshtu siç shkruan zoti Ylli Pata.Ne shqiperi nuk do behet ndonje gje e madhe ashtu siç pret populli qe, te kapen e te denohen peshqit e medhenj,te cilet i njeh kushdo ne shqiperi.Sali Berisha,Meta,Basha, Fallxhorja,kane bere kaq para te madhe sa mund te blejne ç’do prokuror,gjykates,te SPAKK-ut,BKH etj..Te shohim se ç’do behet,veç nje gje eshte e qart,se Krimi eshte me i fuqishem se shteti me organizmat e tija.

  7. Bureto says:

    Nuk është se fluturoj me presh në b…, por edhe nihilist nuk jam. Kam përshtypjen se gjërat klndej e tutje nuk mund të jenë më si kanë qenë. Që do të dënohen ca nga të paprekshmit kjo s’ka dyshim, por padyshim që kjo do të jetë një luftë e fortë dhe e pandërprerë. Sido që të jetë, një gjë është e sigurtë, në tërë këtë reformë në drejtësi, e parë në tërësinë e saj, do të futet frika më çdo qelizë të sistetemit, por edhe në rradhët e politikës, administratës shtetërore dhe kudo gjetkë se gjërat këndej e tutje nuk mund të jenë më si më parë. Besoj se shembujt e treguar në shkrim për precedentlt e vendeve të tjera do të bëhen mësim, por duke besuar edhe tek mbështetja dhe ekspertiza amerikane, do t’i dilet mbanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje