Paraditen e sotme, tetë anëtarët e parë të SPAK janë betuar para presidentit.
Tetë anëtarët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që u betuan janë: znj. Elida Kaçkini, znj. Enkeleda Millonaj, z. Edvin Kondili, z. Behar Dibra, z. Arben Kraja, z. Klodian Braho, z. Ened Nakuçi dhe z. Altin Dumani.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para presidentit Meta: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”
Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Avokati i Popullit Erinda Ballanca, anëtarja e Gjykatës Kushtetues Vitore Tusha, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të OPDAT-it, misionit EURALIUS V dhe anëtarët e KLP-së.
Pas betimit ka reaguar edhe SHBA.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë tetë prokurorët të cilët u betuan këtë mëngjes si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK).
Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm.
Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre që kërkojnë ti japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.
Ndërkohë ambasadori Soreca ka shkruar në Twitter:
“Ne mirëpresim betimin sot për 8 prokurorët e SPAK para Presidentit. Tani ata janë gati për të filluar punën. Një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Lufta kundër # korrupsionit dhe # krimit të organizuar është përparësia kryesore për Shqipërinë në rrugën e # anëtarësimit në BE.”
(TemA)
Beju burre Ilir Meta kane filluar oret e numerimit mbrapsht per ju dhe seren tuaj me sa duket do te vije ora e ndeshkimit per bemat qe i keni bere shipetareve per 30 vjet, sa me afer qofte ajo dite per ne
Jo bre, vertet thua…. SPAKU TAKU i Rucit RamesMetesSaliut!
Ja të shohim se çdo katranosën.Populli shkretë pret të shikojë ato që janë shkruar dhe folur për të paprekshmit a do ulen në fronkë?Depueteti Salilaj nga 5 dënohet vetëm një vit dhe nuk dihet do i vuajë apo do punojë të pastrojë yzrat e SHQUPI-T…
Edhe ne urimin e PD ka hile , mbasi ne rrjeshtat e miratimit te SPAK, hedh dyshime per disa prej prokurorve. Ajo e di shume mire se ka shume persona te saj qe jane ne rrjeten e SPAK, prandaj i paraprin qe neser ti konsideroje gjyqe politike. Por harrojne se me ke kane te bejne, veshtire sa te mesohen por do te mesohen me ne fund .
Ilir Meta dekretoi fundin e vet.
i shkreti une, jam aq naiv sa dhe 1 milion arnaute te tjere
Ka kush me shpjegon cne qe se bllokoi betimin metua?Apo i dhane ndonje garanci.
Drejtesi e munguar, por ne kemi qene dhe jemi te duruar. Se nuk kemi çfare te bejme. Sistemi na ndalon qe te bejme vetegjyqesi, keshtu qe u nenshtruam, megjithate une e kam humb besimin ne sistem. Ky i mbron politikanet, hajdutet dhe kriminelet. Mos dalte fjala ime sa te jeme gjalle se ka mundesi qe s’do ja arrije dot dites qe te shikoj nen pranga kriminelet e njerzeve te mi. Me duket si propagande. Si ka mundesi nje president hajdut dhe kriminel te dekretoje perfaqesuesit e akuzes e pastaj keta te kthehen ti hane koken?! Nje çudi me duket. Sa thelle eshte futur hekuri nxehte!
Hajduti president rri si i dhjere…nuk kishte si ta shtynte kete betim hahaha SPAK SPAK SPAK BUUUUUUURRRRGGGGG.
Keta prokuror te SPAK-ut qe u betuan sot,nqs jane vertete te drejte dhe do punojne per drejtesi,duhet te kapin peshqit e medhenj duke filluar nga Sali Berisha per krimet e renda qe ka bere,gjithe te zezat qe i ka punuar ketij populli dhe ketij vendi.
Si beri betimin e prokuroreve Meta si te mos ta bente, ne te dy variantet rezultati per vete ate(Meten) deshperues. Po Monika cfare thote?
Nuk mund ta bënte edhe pse do ta dëshironte shumë, kjo për dy arsye:
-nuk ka gjetur ndonjë të ‘çarë’ në procedurë, që të mund ta shfrytëzonte, si në shumë raste është përpjekur t’i shfrytëzonte, dhe
-për arsye që merren me mend, ka dhënë me bizantiniznat e tij, aq shumë prova se është një nga kundërshtarët dhe penguesit më të mëdhenj të reformës në drejtësi, sa nëse do vepronte kështu në këtë rast, do t’i kishte rënë përfundimisht maska e presidentit që ‘mbron kushtetutën’ dhe kështu do ta firmoste vetë ‘dekretin’ në këtë rast të dënimit të tij.
Jo se nuk do ndodhë, ai e di mirë klëë, por më mirë ta ndëshkojnë të tjerët, që pastaj ta quajë atë hakmarrje politike, sesa të vrasë veten si Alende. Jo për ndonjë gjë, por nuk është aq trim sa hiqet, përkundrazi. Po të ishte i pastër nuk kishte pse të kishte kaq shumë frikë, frikë e tillë që i ka errësuar arsyen dhe e ka çuar, këto 12 muajt e fundit, në veprime të tilla që zor se mund t’ia rrokë mendja ndonjë njeriu normal, se një president në detyrë mund të bëjë.
E kam thene me qindra here qe,gjeja e pare qe do bente Evropa apo Amerika ne qofte se “donte” drejtesi per krimet e Diktatures komuniste,te detyronte “Burrin e Statet” te hapte Dosjet perpara se ta fuste ne Nato.
Drejtesia e vonuar nuk eshte Drejtesi.
Megjithese une nuk besoja dhe nuk besoj ne politikat e shteteve te fuqishme,thjesht percares dhe mosmirenjohes.
Cfar paradoksi!!!! Prokurorët e spaku-ut betoen para atij që akuzoet për 1001 tê zeza dhe është në proces shkarkimi . sot ata betohen dhe mbas pak kohe do ta arrestojnë!!!!!!! Lum si ne që naiviteti i popullit tonë ka arritur kulmin.
Eshte qesharake dhe komike anetaret e SPAK-ut betohen para nje president hajdut Ilir Meta qe vodhi pasurine e shtetit shqiptar!
Uroj qe SPAK-u te mos dale si ‘ yryshi ‘ i ambasadorit Lu .
Ne nje shtet te korruptuar ashte pergjegjese e gjithe politika, aktiv apo pasiv qofshin.
Pordhë me rigon……