Përfaqësuesi i OSBE-se për mediet, Harlem Desir, është vënë në qendër të sulmeve nga kamikazët e Berishës, pas deklaratës së tij, se paketa “antishpifje” e ndryshuar nga Rama, ishte në përputhje me konventat ndërkombëtare.
Drejtuesi i TV-së së familjes Berisha, që nuk dihet se kush e financon, Bledian Koka, thotë se “Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias është dënuar në Francë me gjobë dhe burg”.
“Si nuk e dëgjuat ankesën e Dunja Mijatoviç, por shefi yt politik citon njëfarë Harlem Désir. Ky zotëria më 17 dhjetor 1998 është dënuar në Francë me 18 muaj burgim dhe gjobë për abuzim me me pronën shtetërore.
Ja kjo është OBSE që citoni ju, ndërsa Këshillin e Europës që foli qartësisht kundër ligjit, ju nuk e citoni”, tha Koka.
Se çfarë lidhje ka dënimi i Desir në vitin 1998 me paketën “antishpifje” në Shqipëri, vetëm këta mund ta thonë.
Koka vazhdon më tej dhe thotë se zyrtari i OSBE-së i bindet Ramës, sepse i ka fatin në dorë.
“Arsyeja është që në vitin 2020, Shqipëria merr Presidencen e radhës së OSBE”, tha ai.
Kjo gjë pritej në fakt, pasi të gjithë ndërkombëtarët që nuk kanë mbështetur opozitën, kanë dalë o kriminelë, o të korruptuar, o kurvarë.(TemA)