Zgjedhja e Arben Krajës në krye të SPAK, Soreca: Ditë e rëndësishme për reformën në drejtësi

19 Dhjetor 2019, 16:40Politika TEMA

Zgjedhja e kreut të SPAK është përshëndetur edhe nga ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Në një postim në rrjetet sociale, diplomati evropian thotë se sot është një ditë e rëndësishme për reformën në drejtësi

“Sot është me të vërtetë një ditë e rëndësishme për reformën e drejtësisë në  Shqipëri. KLP sapo ka emëruar kreun e SPAK, zotin Arben Kraja.

Dhe Gjykatat SPAK (Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit) fillojnë punën sot, me 18 gjyqtarët e parë të caktuar nga KLGJ”, shkruan Soreca.

Kujtojmë se Arben Kraja është zgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në krye të institucionit që do të hetojë dosjet më me peshë në vend, duke i dhënë jetë kështu SPAK.

Ai mori gjashtë vota pro, pasi u përball në garë me Altin Dumanin dhe Edvin Kondilit, të cilët nuk arritën që të sigurojnë votat e mjaftueshme.

Sakaq më herët në institucionin e Presidencës u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit para Presidentit të Republikës, Ilir Meta, e tetë anëtarëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani.

2 komente në “Zgjedhja e Arben Krajës në krye të SPAK, Soreca: Ditë e rëndësishme për reformën në drejtësi”

  1. para ligjit te gjithe te barabarte, po duam demokraci dhe liri says:

    THua se Arben Kraja do te je juriste (kryeprokuror) per popullin apo si “avokatja” e popullit?! Gjaku eshte bere limfe: presidenti pret ne zyre nje te burgosur per thashetheme qe trazoi vendin ; e shoqja pershendet SPAK, ect ect ect. Besimi ka vdekur dhe nga eksperienca miljona vjeçare, i vdekuri nuk ngjallet. Do ta shikon se si do tallet ILiri me Saliun dhe bishtat e tyre.

  2. para ligjit te gjithe te barabarte, po duam demokraci dhe liri says:

    THua se Arben Kraja do te je juriste (kryeprokuror) per popullin apo si “avokatja” e popullit?! Gjaku eshte bere limfe: presidenti pret ne zyre nje te burgosur per thashetheme qe trazoi vendin ; e shoqja pershendet SPAK, ect ect ect. Besimi ka vdekur dhe nga eksperienca miljona vjeçare, i vdekuri nuk ngjallet. Do ta shikon se si do tallet ILiri me Saliun dhe bishtat e tyre. Merua do te me japi te drejte kur une te mos keme mundesine ta lexoj me drejtesine vyrtuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje