Nuk e kanë provuar shpifjen në kurrizin e tyre…

19 Dhjetor 2019, 19:03Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Nuk kam pasur ndonjëherë arsimim apo përvojë juridike. Për këtë arsye, nuk mund të jap argumente juridike pro apo kundër paketës  më të fundit ligjore anti-shpifje (siç kanë dhënë kolegë të mij në studio televizive apo faqe gazetash). Sidoqoftë, jam dikush që e kam provuar në kurriz shpifjen…

Edhe pse s’kam arsimim juridik, nga jetesa për pothuaj dy dekada në një vend ku liritë e individit janë shenjtëruar në kushtetutë qysh para 250 vjetësh (SHBA), kam mësuar se liria e çdo individi përfundon aty ku mund të dëmtojë pa të drejtë individë të tjerë.

Fjala vjen, liria e lëvizjes së lirë mund të të kufizohet, në qoftë se lëviz me një automjet me shpejtësi 200 km/orë (i cili mund t’u marrë jetën individëve të tjerë). Këtë kufizim lirie e ka provuar George W, Bush, kur i ati ishte drejtor i CIA-s…

Ose fjala vjen, liria e fjalës mund të të kufizohet, kur atë e shpërdoron. Këtë kufizim e ka provuar ish-portali i mirënjohur Gawker.com, i cili falimentoi kur u dënua me 140 milionë dollarë gjobë, për shkeljen e të drejtave individuale të Hulk Hogins, kampionit legjendar të mundjes profesioniste amerikane.

Le të kthehemi në Shqipëri.

Në këtë vend njihem kryesisht për sondazhet politike që zhvilloj e publikoj herë pas here (pak njerëz ndoshta më mbajnë mend për aktivizimin tim intensive tek PD-ja e muajve të parë të themelimit të saj, para se të shkoja për studime pasuniversitare në SHBA). Kur zhvilloj sondazhe, ndjek me fanatizëm parimin e radiologut – bëj radiografinë dhe i tregoj pacientit atë çfarë lexoj në filmin e radiografisë, pavarsisht se kush është pacienti.

Kam zhvilluar sondazhe private për shumë politikanë kryesorë shqiptarë (të djathtë, të majtë apo të qendrës). Kam zhvilluar edhe shumë sondazhe për media të ndryshme (së fundi për revistën Follow Business Albania). Si sondazhet private, edhe ato publike janë verifikuar herë pas here në zgjedhjet periodike (brenda marzhit të gabimit statistikor, janë përputhur me rezultatet faktike).

Me përkufizim, pothuaj në çdo sondazh politik, njëra palë rrudh buzët e tjetra buzëqesh. Si rrjedhim, kam marrë komente përgëzuese apo kritikuese (sipas rastit) nga të gjithë aktorët kryesorë politikë shqiptarë. Vetëm me Lulzim Bashën më ka ndodhur që, pasi kam marrë koment përgëzues për një sondazh, kam marrë shpifje për një sondazh tjetër (që s’i ka pëlqyer).

Kinkretisht, pas një sondazhi rreth Teatrit Kombëtar, ku rezultonte se opinioni kryeqytetas ishte i ndarë 50%-50%, u sulmova nga gazeta e Lulzim Bashës (RD) me një shpifje, sipas së cilës unë kisha qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. (Për ironi, për të njëjtin sondazh, u sulmova edhe nga socialistët, por jo me shpifje). Dhe ironia e madhe ishte se RD-ja ka qenë gazeta ku kam botuar artikujt e mij të parë…

Por ironia fare më e madhe ishte se këtë shpifje RD-ja e bëri ndaj një njeriu që ka akumuluar në rrethin e ngushtë familjar plot 100 vite burgu e internimi politik.

Im atë, pasi ishte infektuar me Hepatitis B në burgun e Burrelit, vdiq vite më vonë në spital, duke i drejtuar gishtin si pistoletë fotografisë së Enver Hoxhës. Ime më, pasi vuajti në internimin e kampit të Krujës dhe në pritje të burrit të burgosur, bëri vite më vonë bakllava kur vdiq Enveri. Tezja ime, pasi nuk pranoi të spiunonte të afërmit, u torturua barbarisht (duke i thyer edhe hundën), dhe bëri 10 vjet burg politik.

Një dajë i im, pasi kishte mbaruar studimet në Universitetin e Peruxhias, pranoi të punonte në qendrën e llaçit në Berat, por jo të bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit. Daja tjetër u dënua me pushkatim në mungesë, pasi ishte arratisur në Amerikë. Kushërinjtë e kushërirat e para të babait e të nënës bënë dhjetra vjet burg e internim politik, dhe u liruan vetëm në vitin 1990…

Për shumë shqiptarë, akuza e të qenit ish-bashkëpunëtor i sigurimit mund të duket e lehtë (sepse shumë kanë qenë të tillë – madje disa kanë pretenduar edhe për poste shumë të larta shtetërore). Por për mua e familjen time kjo akuzë është shumë e rëndë. Prandaj dhe menjëherë bëra një kërkesë për marrje informacioni zyrtar nga komisioni që merret me hapjen e dosjeve.

U deshën disa muaj që ta merrja përgjigjen zyrtare nga komisioni (SHIHNI BASHKENGJITUR), ndërkohë që opinioni publik ishte helmuar me shpifjen e rëndë ndaj meje. E botova atëherë dokumentin që tregonte se as kisha bashkëpunuar me sigurimin, dhe as isha survejuar prej tij. Madje edhe Berisha më dëgoi sms, ku më shkruante se kishin bërë gabim të madh ata të RD-së. Por ç’e do, dëmi ishte bërë ndërkohë…

Nuk e di se çfarë zgjdihjesh mund të na japin ekpertët juridikë, të të drejtave të njeriut, apo të komunikimit. Por si dikush që e ka provuar në kurriz shpifjen, u bëj thirrje të sugjerojnë zgjidhje që do t’ua zënë sa më shpejt grykën shpifëse, para se të helmojnë opinionin publik me të vjellat e tyre…

Shënim: Jo pak njerëz më kanë pyetur se si ka qenë e mundur që unë (me një biografi aq “të keqe” politike) të kem vazhduar studimet e larta para vitit 1990.

Përgjijgia është e thjeshtë: Pa mbushur ende 18 vjeç, im atë i shpëtoi jetën moshatarit të tij Ramiz Alia, kur luftonin bashkë kundër fashizmit (pa u ndarë ende rrugët politike). Dekada më vonë, pasi Alia ishte bërë numri dy i vendit, ia shpërbleu nderin ish-shokut të tij të adoleshencës, duke i dhënë të birit (mua), me 3 vjet vonesë, të drejtën për studim…

15 komente në “Nuk e kanë provuar shpifjen në kurrizin e tyre…”

  1. shqip says:

    I thonin nje here ne ato vite, dilnin si pune barsaletash, kryesisht nga Shkodra. Pak a shume qarkullonte keshtu . ” Or ti mik, t’nap tre komunista, m’nep nji t’arratisun, te denum politik “. Kjo sepse kjo kategoria e te “deklasuarve”, jo vetem qe kishin te ardhura nga jashte, po fillun me u trajtu ma mire ata se komunistet e shkrete. Ky Zaloshnja nuk eshte i vetmi qe eshte diplomu n’ate kohe. E kuptoj problemin e shpifjes, dhe per fatin e mire qe i vune fre rrugaçeve mediatik. Po nuk arrij te kuptoj qe pas 30 vjetesh , ish te persektuarit te trajtohen sikur jane te persekutuar per jete. Duket si gare mes njerezish kush ka pase me shume te denuar. Sa me i madh numri, aq me e madhe qoka. Ne terma metaforike do thoja; “nje termet qe te na marre te gjithe bashke”, se ne nuk mesojme nga historia e nga gabimet.

    1. Liri says:

      O debil a e kupton qe ai nuk e thote per tu mburrur po verteton we ska qene njeri i regjimit komunist sic e akuzon RD po perkundrazi eshte sulmuar e demtuar nga ai regjim . Ai nukpo kerkon asnje privilegj me historine familjare po po verteton se sae ndyre eshte te shpifesh vetem se kjo i duhet liderit tend politik . Pastaj sa per RD ishte per shum vite cerdhe e ish sigurimsave .( tani se di se as per ne wc se merr me njeri ) .

    2. Feniks says:

      Doni me per Belulin,thote Zaloshnja !
      Prita tjeter arsyetim ne shkrimin e tij,por lexova pordhet me rigon!
      E morem vesh qe paske kaq te denuar,por nuk na the,pervec urrejtjes ndaj komunizmit,cfare i dhate popullit?
      Ne se paskeni qene antikomuniste atehere,po sot e 29 vjet kapitalizem cfare i keni dhene popullit?
      Keni 29 vjet qe na derdellitni per fantazmen e komunizmit,qe nuk ekziston me,edhe sa vjet do vazhdoni keshtu qe te ndiheni te ngopur?
      A mund te na rrefesh ti Zaloshnja se pse keni akoma frike nga komunizmi,kur per ate nuk kujtohen as vete komunistet?
      A e kupton ti Zaloshnja se sot nuk te jep dituri,moral,pasuri etj antikomunizmi por vetem dituria dhe puna?
      Pikerisht se keto 29 vjet jane degraduar dituria dhe puna,prandaj tek ne ka mjerim,padrejtesi,korrupsion,arrogance dhe rrugaceri shtetetore aq sa njetezit kane ne dore vetem nje zgjidhje:
      Te largohen perfundimisht nga ky vend ,qe eshte prone vetem e nje grushti banditesh politike e kriminale!
      A i ke bere ndonjehere pyetje vetes,se cfare ka fituar populli shqiptar dhe ju vete nga ky antikomunizmi i juaj,pervec percarjes,urrejtjes midis shtresave te ndryshme te popullit dhe pa barazise pasurore midis njerezve?
      A nuk e keni kuptuar ju se te gjitha klikat sunduese prej 29 vjetesh e kane perdorur antikomunizmin tuaj fallco vetem si gogolin e kalamajve per te terhequr vemendjen e popullit nga deshtimet pa fund ne te gjitha fushat e jetes?
      A nuk e kuptoni se sot sundon nje parti si dikur komunistet,kur eshte vendosur kapitalizmi prej 29 vjetesh?
      Ky ishte antikomunizmi juaj thellesisht antishqiptar!

  2. specialisti says:

    Edo…ke qene exelent..ne fakultet…diten beje shkolle ..naten beje puneev qe atehere…me sakrific te medha…
    nga nje shok i fakultetit..
    Edhe tani te njejtin karakter dhe kembengulje ke…bravo …

  3. spesialisti says:

    botoje pra comentin…u be nje ore….

  4. Edi says:

    O kungull , o kermill!
    Nuk ngrihen pro shpifjes gazetaret, ngrihen kunder kontrollit te shtetit mbi median?!
    Ne US , ku ti pretendon se ke studiuar , ligji per mediat eshte shume i shkurter e konciz. C’do gje luhatet reth fjales : e lire.
    Bota e qyteteruar i ka pranuar inkoveniencat e lirise per te mos saktifikuar kryesoren:LIRINE E MEDIAS.
    Trump aludohet nga gazetaret(sigurisht e padrejte) si nje njeri qe do donte te shkonte me te bijen. Disa here , dhe asnje nuk u hodh ne gjyq per kete.
    Njehere qe hodhi ne gjyq Bill Maher sepse e quante djali legjitim o nje orangotangu , gjykata e shtyu me perbizje dhe tallje akuzen.( Zheji duhet te paguaj 10000 euro).
    Nejse, te duhet ndihmsa e Rames per subvencione per pseudo sondazhet…

    1. PO , PO says:

      Mjaft me fyerje e megalomanira , ju qe na hiqeni si eksperte per gjithecka !
      Shpifja eshte veper penale qe kualifikohet si e tille ne gjithe boten dhe
      ndeshkohet , sipas demtimit qe ben . Kujt i duhen keto sofizmat tuaja ,
      per te mbuluar palacolleqet qe beni ?!

  5. Deshmitari says:

    O shqip,
    shqip e ke emrin por shqip s’po te mar vesh ne lemshin e mendimeve qe n’a servir.
    Une di qe E. Zaloshnja ka mbaruar shkollen e mesme me te gjitha 10-ta apo medalje ari, mere si te duash.
    Gjithashtu di qe Institurin e Larte Bujqesor,dega Ekonomi Agrare, ashtu sic ka deklaruar edhe ai vete, e ka filluar 3 vite mbas mbarimit te shkolles mesme dhe e ka perfunduar si studenti me i mire i vitit.
    Ndersa ti meresh me barcaleta per te n’a mbushur mendjen per shkallen e intelektit qe mbart.

    1. Drini says:

      E cfare kontributi i dha vendit ky ekselent,pervec basteve me sondazhet nga shtepia pa asnje problem?
      Punen e Zaloshnjes e ben edhe Ver Llapa!

  6. emigranti says:

    te pakten zaloshnja as shan njeri as ofendon flet ashtu si mendon .te ishin te gjithe si ai .po ne i duam si marku te forte trima qe te han dhe m….e

  7. Shefkiu says:

    Berisha të dërgoi sms ku të shprehte keqardhje për gabimin e madh që kishin bërë ata të RD? Dhe ti e besove sinqerisht Berishën?
    Eduard, më vjen vërtet keq për naivitetin tënd. Vërtetë mendon se ata të RD bëjnë gjë pa pyetur Berishën? Eështë ai, or njeriu i prëndisë, që e ka urdhëruar shpifjen ndaj teje. Pa se kush jeni ju si shtëpi dhe si fis unë e di mirë. Normalisht ju as për shërbëtor nuk do ta pranonit një njeri si Berisha. Po a mund të harrohet tërbimi me të cilën ju drejtua motrës tënde Merita Zaloshnja Berisha në një mbledhje të këshillit kombëtarvtë PD, ku vetëm pse ajo sugjeroj me zëmërgjërësi për ta trajtuar ngrohësisht “gabimin e Eduard Selamit”, ky ngrihet dhe me brrutalitet i thotë: ” Ulu aty dhe mbylle gojën! Rrugaçe!” Atëhere ajo vajzë trime ngrihet dhe i drejtohet Berishës, Presidentit të vëndit me këto fjalë: ” Si, si? Çfarë the? Muam më quan rrugaçe ti? Po nuk ke turp ti që i drejtohesh me këto fjalë një zonje? E di ti se kush jam unë dhe çfarë familje kam? Po nuk të vjen turp ty, je dhe i parini vëndit, që më thua mua rrugaçe? Po unë nuk kam lënë vënd pa shkuar duke punuar që ti të bëheshe ky që je dhe t më thua mua rrugace! Po ty të të vijë turp….” Ndërkohë ngrihet Zhulali dhe e ndërpret duke e urdhëruar pothuaj me kërcënim: “ulu aty, mjaft dëgjuam fyerjet e tua”. Ndërhyn Berisha dhe i drejtohet Zhulalit, por për të dëgjuar gjithë salla me këtë fjalë : “Ska gajle, jam mësue unë me provokime, nuk prish punë.”
    Dhe ti Eduard na paske besuar keqardhjen e shprehur nga Berisha! Keqardhje nga Berisha! O nëne, o nëne!

  8. shqip says:

    Te komentosh diçka ashtu siç e mendon, nuk eshte tregti. Por me qe u thirra ne kauz nga dy komentues duhet te pergjigjem. Komentuesi Iliri, qe fyen pa me njohur, ne fakt nuk meriton as ti kthesh reston. E ka marre qe ne fjalet e para qe adreson ndaj meje. Me keqardhje, po s’paske kuptuar gje fare nga kjo bote. Rd dhe liderit gerrmuq te Shqupit, beji fresk ti Ilir, se nga une je larg, po shume larg . Ndersa komentuesit Deshmitari po i them : nuk e di moshen tuaj, por ky ka qene dhe fatkeqsisht eshte realiteti. Me Zaloshnjen nuk mund te kem asgje personale. Nuk ka shanse nje gje e tille, se ja kam degjuar emrin vetem ne media. Keshtu qe bie kjo puna e “mendimeve lemsh “. Komentin e kam ne pergjithesi per tendencen qe çfaqet rendom edhe nga “Jo Zaloshnjat”. Nuk i permenda pa shkak ato barcaletat. Deri dje njerezit mburreshin kush kishte me shume partizane e deshmore ne fis. Kurse sot, e perseris “Jo Zaloshnjat, kane marre dhene me deklarime e pervetsime si te vuajturit e regjimit. Nje gje me vjen keq, mua nuk me intereson fare mendimi i x apo y, zero. Po nuk eshte vendi per krahasime e debate.

  9. ana says:

    Zaloshnja ju bashkua PD-se qysh nwe fillimet e saj si te gjithe te tjeret qe kerkonin liri dhe demokraci. Por, ai diti shume shpejt te kuptoje qe keta horra nuk kishin lidhje me demokracine e vertete perendimore, por me pasurimin e fisnise se tyre ne kurriz te interesa ve t kombit.

  10. Eduart says:

    Respekte Eduart jeni nje shembull i njeriut me integritet te larte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje