Paskal Milo: Rama-Basha s’duan ndryshim sistemi, kanë marrëveshje të heshtur

19 Dhjetor 2019, 18:53Politika TEMA

Kreun e PDS, Paskal Milo, nuk e shqetëson aspak mundësia e heqjes së koalicioneve nga ndryshimi i kodit zgjedhor. Në një intervistë për A2, ai thotë se më shumë kanë qenë të humbur e të shfrytëzuar nga bashkëpunimi me PS, se sa të fituar.

Orvatjet e opozitarëve në Parlament për të ndryshuar sistemin, Milo nuk e sheh si diçka të re, ndërkohë që Rama e Basha vijojnë historinë e vjetër sipas tij.

“Duan të ruajnë privilegjet që kanë krijuar nga ndryshimet e vitit 2008. Sepse me të ata janë të sigurt që mund të alternohen në pushtet dhe nuk duan të demokratizojnë sistemin. Nuk është hera e parë që bëjnë një marrëveshje në distancë, kur u është dashur e kanë bërë”, thotë Milo.

Listat e hapura dhe sistemi proporcional kombëtar janë zgjidhja e duhur për kreun e PDS. Për të treguar mbështetjen e panegociueshme për ndryshim sistemi, Milo merr rastin e Kosovës, aty ku “rezultati del  shpejt, nuk ka akuza për manipulim të votave”.

Ndarjen e reformës në dy pjesë, ku rekomandimet e OSBE do të kalojnë të parat, dhe sistemi në një fazë të dytë, për Milon është formë e rafinuar e Ramës për të mos miratuar ndryshimin e sistemit.

2 komente në “Paskal Milo: Rama-Basha s’duan ndryshim sistemi, kanë marrëveshje të heshtur”

  1. Zorro says:

    Asnje mballome tjeter nuk ka vlere,pervec se vendosjes se listave te hapura te partive pa asnje kufizim ne numer,sipas propozimeve nga zgjedhesit dhe sistemit proporcional kombetar,e jo me qarqe,qe u interesonte vetem sundimit te dy partive kryesore!

  2. mik says:

    Si mund te jete marrveshje e heshtur kur pellet ne kupe te qiellit si lopa MUUUUU …. ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje