Me gjashtë vota pro të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Arben Kraja do të jetë drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, i njohur ndryshe edhe me emrin SPAK.
Institucion i ri i drejtësisë do të hetojë dosjet e bujshme për korrupsion, duke përfshirë zyrtarët e lartë. Dy vite pas reformës në drejtësi, SPAK është gati dhe ka kompetenca tejet të fuqishme, duke lënë në “hije” Prokurorinë e Përgjithshme, që tashmë drejtohet nga Olsjan Çela.
Pro Krajës votuan anëtarët e KLP-së, Sandër Beci, Bujar Sheshi, Kostaq Beluri, Alfred Balla, Vate Staka dhe Nurihan Seiti.
Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi preferoi që të votonte Edvin Kondilin dhe se ishte vota e vetme pro këtij kandidati. Për tre vite më radhë Kraja do të jetë kreu i SPAK dhe ku e presin sfida tejet të vështira, pasi një pjesë e dosjeve të bujshme të lëna pezull nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tashmë janë në duart e SPAK.
Po kush është Arben Kraja?
Arben Kraja, i moshës 47 vjeç nga Shkodra, njihet për qetësinë dhe temperamentin e qetë. Ai ishte prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe çështja e tij më e fundit është ajo e akuzimit të ish-gjyqtares së lartë, Majlinda Andrea, e shpallur fajtore për afera korrupsioni.
Prozhektorët e medias u kthyen ndaj tij vite më parë atëherë kur hetoi Lulzim Bashën në atë kohë Ministër i Jashtëm, por që iu nënshtrua hetimeve në pozicionin e ish-ministrit të Transporteve për Rrugën e Kombit. Basha së bashku me ish-zyrtarë të rrugëve, u vendos nën përgjegjësi për rrugën Durrës-Kukës, dosjen e Armando Prengës për incidentin e Lagunës së Patokut.
Ai u mor edhe me deputetë e ish-deputetë të tjerë të gjykuar në Gjykatën e Lartë gjatë maratonës së dhjetëra çështjeve të gjykuara për akuzën e shpifjes. Arben Kraja është konfirmuar në detyrë dhe flet 3 gjuhë të huaja.
Pasuria e kreut të SPAK dhe kalimi në Vetting
Më 17 dhjetor të vitit të kaluar u dha vendimi pozitiv për prokurorin Arben Kraja nga trupa e parë e vlerësimit të procesit të vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi se prokurori Arben Kraja kishte burime të ligjshme financiare për pronat e mësipërme.
I njëjti konstatim u arrit edhe për një makinë të blerë për 2 mijë euro nga bashkëshortja dhe një autoveturë tip “Benz” me vlerë 500 mijë lekë. Prokurori Kraja ka deklaruar se ka paguar këstin e parë prej 15 mijë eurosh të një apartamenti në Gjirin e Lalzit, vlera totale e së cilës është 130 mijë euro.
Sipas KPK, Kraja ka burime të ligjshme për pagesën e këstit të parë. Relatorja Shuli tha se pas verifikimit të pasurive, për subjektin nuk janë konstatuar deklarime të pamjaftueshme, ka pasur burime të ligjshme si dhe nuk ka fshehje të pasurisë. Prokurori Arben Kraja rezultoi i pastër edhe në kriterin e figurës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hetoi nëse ai ka lidhje apo kontakte me krimin e organizuar, por nuk ka rezultuar diçka e tillë. Po ashtu, edhe Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar kishte sjellë raport pozitiv për të. Ndërsa për kriterin e aftësive profesionale, ai është vlerësuar “shumë mirë” nga Prokuroria e Përgjithshme.
I pyetur nga Komisioni për qëndrimin e tij, prokurori Arben Kraja u shpreh se falënderon trupën gjykuese për objektivitetin dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Trupi gjykues që shpalli këtë vendim përbëhej nga Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Firdes Shuli. Vendimi i KPK-sw nuk u apelua nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.(SI)
…tana i ban, me kan shkordhjan…
=
dhalla4
=
respekt
NUK NA INTERESON NGA ESHTE DHE KUSH ESHTE NE DUAM NE BURGE SALI BERISHEN, ILIR METEN ,MONIKEN , LULZIM BASHEN .GERDECIN E FIERIT MEHDIU DHE TE TJERE QE KANE KRYER KRIME
NESE KETA NUK DENOHEN SPAKU ESHTE KOTTTTTTTT FAREEEEEEEE
Duket se do te zhgenjehemi te gjithe . Nuk ka mundesi qe
ky arben , i cili e ka mbylluar me procedure hetimin e pare
per Lul Bashen , te cele serisht hetime per te dhe te
kerkoje te denohet . Vetem nje naiv e beson kete .
Dhe …, ne se nuk hetohet Lul Basha , te mos i shkoje kujt
ne mend se mund te hetohet Saliu , Iliri apo Monika .
Paskemi qene ne ender dhe tani po zgjohemi , kur
shohim se kujt iu varen melcite ne qafe !
Ngadalë @Po,Po! Dosjen e Bashës nuk e mbylli prokurori Kraja, përkundrazi ai e çoi për gjykim në Gjykatën e Lartë dhe ishte kjo që e pushoj çështjen për procedurë. Kujtoj se Basha shpesh i largohej procedurës me raporte mjekësore!!!!
Pra Basha nuk u gjykua fare dhe kështu problemi mund të rihapet. Tani është rasti. Për drejtorin e SPAK, duke qenë më herët prokuror i çështjes së korrupsionit në rrugën e Kombit, kjo do jetë një provë për të hapur dosjen për rigjykim, që sipas tij Basha kishte shjelur ligjin dhe duhej të dënohej. Atëhere prokuroria dhe gjykata, ishin tërësisht nën thundrën e Berishës dhe hapësirat për drejtësi kanë qenë minimale, bile për të koorruptuarit e mëdhenj pothuajse e pamundur. Sot situata është krejt tjetër, përndryshe kemi të drejtë të themi “u mbars mali dhe polli një mi!”. Por jo, kjo gjithsesi nuk mund të ndodhë. Është bërë investim i madh, jo vetëm monetar, por më shumë në legjislacion, burime njerëzore etj, me ndihmën dhe mbështetjen e ShBA dhe BE në tërë kompleksitetin e drejtësisë. Sipas këtij projekti unë e besoj se nga sot drejtësia ka dalë nga kthetrat e politikës dhe kjo nuk është pak. Por duhet thënë se ky është vetëm fillimi dhe fillimi i mbarë është gjysma e punës. Tani mbetet të shohim rezultatet konkrete. Por kjo nuk do shihet duke u gdhirë dita e nesërme. Do të jetë betejë e gjatë dhe e fortë, sepse kjo drejtësi e re do përballet me vështirësi të panumurta, kur të akuzuarit e mëdhenj xhirojnë nëpër duar miliona e miliona Euro, por edhe kulisat e politikës, edhe pse jashtë futjes së duarve në proces, nuk do rrinë indiferent, gjithsesi do të futin hundët. Prova e kësaj u duk dje, kur presidenti ynë legen Meta, bëri një xhest të shëmtuar duke pritur në takim një të dënuar nga drejtësia të një ishdeputeti të opozitës, mashtruesin Salianji. Jam besimplotë që kjo shfaqje e shëmtuar alla Meta, si presion direkt mbi drejtësinë, nuk mund të përsëritet më. Sepse mos harrojmë që sot jemi në një situatë paradoksale, kur kemi ende në detyrë një president në proces shkarkimi nga Kuvendi dhe i akuzuar si i një korruptuar i madh, pra vetë subjekt i drejtësisë. Mu për këto, nuk ka për të qenë kurrë më ky precedent, pra ajo që në forma nga më të sofistikuarat mund të ndodhë edhe më tej. Sidoqoftë, nëse gjërat nuk do të rezultojnë konform pritshmërive të larta të publikut, atëhere padyshim edhe skepticizmi i disave do të ishte i përligjur.
po piktorin ku e le mo koqe qe mos filloj me listen ahmetaj gjiknur …… etc se eshte aq e gjate sa nuk kam durim me shkrujt
Po hapu dhe majtas more rilindas
DO JA SHOFIM AFTESITE EDHE KTIJ
POR ASNJI SDUHET TE MASHTROHET SE KA ME JA FUT SHQIPTAREVE
DHE BO LOJEN E SHKERDHATAVE BANDAVE SALEHBASHMUTA PD-LSI
DO DUKET QYSH JAVEN E PARE SE CFAR BRUMI ESHTE EDHE KY
lindur ne:…………!
atesia: …………….!
amesia:……………!
bes.fetar:…………!
arsimi:……………..!
diplomuar:……….!
experienca[pervoja]:………..!
gjuhe e huaj:……….!
pasuria:……..!
burimet e pasurise dhe krediti bankar:……!
ne te kundert………. nje pordhe me rigon.
Aq sa kane bere “Shtet” turko-pontet e Athines me 500 miliard borxh e me lemosha nga Bota…..
Tre vjet jane hic. Nuk ka mundesi te beje asgje. Kryetari i SPAK-ut duhet te jete ne detyre deri 80 vjec!
Neqoftese ka hetuar rrugen e kombit dhe nuk u denua askush , cfare presim nga ky . Asgje e re nga fronti i lindjes . Korrupsioni vazhdon ,pa denime dhe duke u tallur me popullin shqiptar .Me duket se edhe nderkombetaret “”ja kan fut kot plako “
Po ka Apartment ne Lalez, frike kam se e ka ngrene corben e prishur qe vetem Mona dhe Argita dine ta gatuajne, shpresoj qe jo per te miren e Shqipetareve dhe Shqiperise
Para së gjithash i uroj ditën e lindjes dhe gjithë sukseset!
Shpresojmë se më në fund erdhi dita kur nuk do ketë më pandëshkueshmëri.
Jemi shumë të lodhur me këtë realitet ne shqiptarët!
Hetoi bashen per rrugen e kombit, kur dihet mire cu be aty dhe basha tollovitet si ngjale jashte. Ca mund te presim tani qe kta ndyrsira te certifikohen si te paster dhe tia ngopim faturen popullit.
Ky prokuror qe e mbylli me procedure hetimin e vjedhjes apo
shperdorimit te 230 milion euro , nga ana e Lulush Bashes , nuk
jep asnje siguri , se nuk do te shmange nga pergjegjesia Lulushin
me shoke . Eshte kjo arsyeja qe Sali Vuk Karaxhici , Lulushja ,
Ilir Florir dhe Munika u treguan entusiaste dhe e mirepriten
emerimin ne kete detyre te Arben Krajes . Qofsha i gabuar ,
por mua nuk me duket se Arben Kraja ndryshon shume
nga Arjan Broci .
Ore nuk i mbyll prokurori me procedure gjyqet por gjykatesit prokurori eshte thjesht avokat i ligjit i shtetit asgje me shume eshte gjykatesi ai qe vendos … ne qoftese ky zoteria e meriton postin do ta tregoje shume shpejt se cfare eshte i afte te beje ndryshe eshte si te tjeret …
Nga te Gjirit te Lalesit eshte…?
Mire i ka kojshijte?
ky shkadrani
prej elbasani ,
ka me bo nji verr e uje keni me pa .
nuk ka shqiptare sidomos kta Juristat e 30-vjeteve
mos te ket ngren ne Supen e Korurpsionit te bandave poltike
salibashmuta pd lsi.
Mashtroheni vete sa te doni ,
sdu me ju prish qejfi askujt qe ka 30-vjet
e pret ate Dite kur do behet Drejtesi ne Shqipni
por ska shqiptare qe mudet te bej ate Post si duhet .
Ky do vij verdalle zyres se tija ,
do japi deklarata bombastike per median ,
do bej trimin dhe do fusi ne burge vetem qerimin
bariun e dhenve ke bunkieri ku ndanin Florinjte salehu dhe muta te dy.
Asssssssigjo sdo ndodhe .
Dhe e dii perse ?
Jo se u zhgjodh ky shkadrani Voltanes ,
por nuk duan Ata ,qe kultivuan kta lloj shkerdhatash poltikane
si berish bash muta ne shqipni .
Vetem Kanuni do shpetoj Shqipnine .
Perndryshe degjoni prrallat e serise 13-et Telenovetes burri i shtetit krimineli pismiletit
Le ti japim nje shans ketij …. por mos kujtoje se mund te tallet me ne.
Ky duhet futur në burg per vjedhje e kortupsion ju e gradoni.
Duket se do te zhgenjehemi te gjithe . Nuk ka mundesi qe
ky arben , i cili e ka mbylluar me procedure hetimin e pare
per Lul Bashen , te cele serisht hetime per te dhe te
kerkoje te denohet . Vetem nje naiv e beson kete .
Dhe …, ne se nuk hetohet Lul Basha , te mos i shkoje kujt
ne mend se mund te hetohet Saliu , Iliri apo Monika .
Paskemi qene ne ender dhe tani po zgjohemi , kur
shohim se kujt iu varen melcite ne qafe !
Shkodra ska nxjerr burra shteti akoma
Shkodren e drejtonin kokpalaret me venie gjobe per 30 vjet
Dhe ju thoni kan vene shkodran pffff
Filloi dhe Kjo pune perseprapthi
Se pari le ti urojme shendet, pune te mbare. Duhet qe te gjithe ne komentuesit te jemi me kembe ne toke, ku presioni i pushtetareve, presioni i grupeve kriminale do jene aktiv derisa ata nuk ndeshkohen. Goxha kurajo per zotnine, ku vemendja e shtetit dhe ato nderkombetaret, duhet ti krijojne mundesine e ushtrimit te profesionit ne menyren me te mire, ku rezultatet do bejne qe, popullit do ti kthehet shpresa se, shqiperia do behet, sepse ka qene, eshte dhe do jete.
Të shohim……… deri tani…….me sa duket,vilën në Lalez….hahahaha !E ka pak qejf detin….
Ore harrojeni se do hyjë ne burg ndonje politikan. Keta janë njerezit e tyre dhe ata janë të gjithë bashk. Ky zoteria kur nuk e ka bere diferencen nga te tjeret gjate gjithe ketyre viteve qe ushtron profesionin, zor se pritet hajr prej tij. Zhgenjim.
Kjo shtepia tek gjiri i Lalzit tregon shenja inferioriteti
Ka dashur dhe ky te afrohet me stil tek Kopeja e ujqerve
Me gjithe ato hapsira me mijra kilometra katror qe ka Shqiperia ky zgjodhi te jete komshi tek Babushat
Atje ky ose ja ja blere pronarve(Sala Ilir) si legen
ose ja kane bere dhurate si investim per te ardhmen
Ko puna e Spakut do perfundoje ne tavolina komshinjsh ku do kendohet me çifteli
Babushat e Kombit kane vjedhur dhe kane miliarda dollare
nuk kane frike komisione apo punonjes drejtesie kane frike vetem snaiperin bombat ose Ameriken
mbas ketyre vetem semundja dhe aksidenti
Ky tipi e di se me ke ka te beje dhe do rri urte me te medhenjte .Do kapet me ndonji drejtor ose me ndonje ish minister e shumta dhe kaq
Shqiptaret do presin te bjeri meteori ne gjirin e Lalzit dhe ne Lunder ose tek kodra e diellit
SPÀKU do dali SPURDHJÀKU
gelltit nje luge corbe te prishur dhe vjelle tere jeten!!!! Ndersa ka nje apartament ne gjirin e lalezit ?? edhe ky si puna e atyre te tjereve qe jane aty eshte.I pasuri nuk munde te behet I varfer,dhe nuk ka pse ose arsyje te mbeshteti te varferit, sepse nga ata nuk mere ndonje gje.
Vetem te pasurit dote mbeshtesi dhe ato ne forma me te kamufluara
Prandaj kush eshte I varfer le te qendroj ashtu sic eshte , dhe vetem gam gam I ka ngelur te beje ,Ajo mund te jete Free per ate
Prandaj kote e keni ! mund te enderoni sa te doni, deri sa te vdisni
Nuk e kuptoj si i ka 47 vjet ky? Ne 87 paska fillu pune si hetues ne moshen 15 vjecare?
Apo mos eshte 57?
E kam lexuar ne disa media qe mosha e tij eshte 47 vjec.
Po sbeni pak llogari:ka mbaruar fakultetin ne 1987 e po kete vit ka fillu pune .
Del qe esht e pakta 54 vjec.
Gazetare V.K.
Nese SPAK nuk fut ne burg keta qe permendin komentuesit,i bej thirrje popullit te çohet ne kryengritje. Nuk na mbetet gje tjeter.