Komisioni Hetimor zgjeroi hetimet për shkarkimin e presidentit, reagon Meta: I drejtohem Venecias për shkeljen e Kuvendit për anëtarët e Kushtetueses

20 Dhjetor 2019, 13:48Politika TEMA

Pasi u miratua me shumicë votash zgjerimi i hetimit të Komisionit për shkarkimin e Presidenti, Ilir Meta shprehet se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese.

Lajmin e bën me dije zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, përmes një shënimi në faqen e tij në Facebook.

Sipas tij, Presidenti do t’i drejtohet Venecias per zgjedhjen e dy anetareve te Kushtetueses, “si zgjedhje të bëra pa garë, pa mundësi zgjedhjeje, vetëm me një kandidat, dhe në kundërshtim me radhën që dikton Kushtetuta dhe kriteret e ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Reagimi i Tedi Blushit:

Nuk mund të frenojmë askënd, e aq më pak Kuvendin e Shqipërisë, të kërkojë këshilla miqësore apo të kundërshtojë në Komisionin e Venecias, Dekretin e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, për emërimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese në plotësim të vakancës së tij.

Shteti Shqiptar ka një marrëdhënie të konsoliduar me Komisionin e Venecias dhe institucionet që vendosin t’i drejtohen këtij organi këshillimor, duhet ta ushtrojnë këtë të drejtë objektivisht dhe jo për përdorim politik.

Megjithatë nëse Kuvendi, do të vijojë me rrugën e zgjedhur dhe vërtet dëshiron të shterojë objektivisht këtë çështje, Presidenti i Republikës bën me dije se, do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, si zgjedhje të bëra pa garë, pa mundësi zgjedhjeje, vetëm me një kandidat, dhe në kundërshtim me radhën që dikton Kushtetuta dhe kriteret e ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.  (TemA)

 

5 komente në “Komisioni Hetimor zgjeroi hetimet për shkarkimin e presidentit, reagon Meta: I drejtohem Venecias për shkeljen e Kuvendit për anëtarët e Kushtetueses”

  1. Monika says:

    Hajde karagjoz hajde…

  2. likefloriri says:

    Mos more aman se na le edhe pa kuvend. Hajdut.

  3. Mihali says:

    Ka hallin e vet gomari president që të mund të çoj ndonjë që mund ta shpëtuar nga vetingu i politkanëve.

  4. fteri says:

    Pengmarrje e vendit me rotacion palësh,Ilir Meta në Presidencë ,një xhungël krimi.

    Klasa politike më e pështirë e nxirë të horrave ,se këto të sotmit ,nuk paska pa shqipëria ndonjëher në histori të saj ,por edhe njerzimi në mbar botën nuk besoi se ka ..

    Po si more qenefër që u vje era mut,mendoni se do ja hidhni , nuk ju kupton populli dallaveret dhe Enfiteoza dallkauke tuajat ? Presidencën ju ja keni dhënë me qira Ilir Metës të përdorë si të dojë si mallë pa zot ,dhe të përmisoi pasurit e tij të palujtëshme të mbushë thasët me euro e ti fshehë jasht vendit dhe të stivosë blloqet e floririt vjedhur ,bashkë me sharlatanët politik të Nanos,Saliut ,Lulit , ,kundrejt një shpërblimi perjodik në të holla dhe në natyrë për ju që jeni në pushtet ?…!.

    Turp të keni presidenti ka kryer një grusht shteti institucional,dhe nuk ka nevoi të merret lejë te komisioni Venecias ,ai e ndëshkoi njëher .
    Jemi shtet apo xhungël krimi, ku presidencën e keni dhënë me Qira ,hua përdorimi me kontratë huadhënsit me një fjalë ,shkon nga njëri te tjetri mafiozë !….

    Popull i mjerë !, këta qënkan huligan të pa shpirtë, po luajnë “skeçin” e konfliktit fals,estradë pa lek .

    Parlamenti ,dhe Edi Rama nuk turpërohen me këtë skeq aspak serjoz ,me këto cilësi elastike të karakterit duke shty përjashtimin e Ilir Metës nga Presidenca për katër muaj ,përse : se ky zotron mjeshtritë e akrobatit ,di të hidhet në shum drejtime si djathtas e majtas ,përbukuri nga një prehër padroni , te tjetri ,” braktisë” floririn e Saliut ,dhe të përqafoi me eurot e Edvinit.

    Ky nuk është një president real ,por një akrobat dordolec -dalenxhi.

    Ç’ është kjo zvarritje t’a çojmë në komision të Venecias përsëri !…? Kjo është -Vetëm-TALLJE-përbuzje- xhonglerësh- të rrezikshëm politk!

    .. Ky është një skenar i njohur mbi 29 vjeçar, me bazë hipokrizinë dhe demagogjinë ,vjedhjen ndaj jetës shqiptarëve, duke i mbajtur të skllavëruar me korrupsion, dhunë psikologjike, politikë trullosëse, vjedhje, denigrim, konfliktualitet partiak deri në urrejtje.
    -I shfaroftë zoti !.

  5. Gardiani says:

    Po ky me Tedin , sikur do benin lufte per mbrojtjen e florikracise , demokracise desha te thesha, apo ju eshte lagur baruti ?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje